KOMISIONI VATRA 5 TETOR 2019

KOMISIONI VATRA 5 TETOR 2019

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKËS VATRA KOMISIONI I 5 TETORIT 2019 THE PAN-ALBANIAN FEDERATION OF AMERICA – THE HEARTH 5 OCTOBER 2019 COMMISSION

Pas kërkimit të një takimi zyrtar me Kryesinë e VATRËS për datën 20 tetor 2019 ne ora 11 paradite në Selinë e VATRËS, në lidhje me shkeljet e rënda të Kanunores së VATRËS nga Kryesia e saj në keto 29 muaj e fundit (veprimi i fundit antikushtetues injorimi i Kuvendit për të dytin vit me radhë, gjë që solli shqetësim tek vatranët përtej çdo kufiri) dhe injorimi i kërkesës qe Kryesisa e VATRËS i ka berë ketij komisioni për takimin zyrtarë, ky komision i përbëre nga kryetarë degësh, anetarë te Keshillit Drejtues dhe anetarë te Keshillit të Urtëve konstanon se:

1. SHKELJA E NYJES 28 TE KANUNORES: Kryesia e VATRËS nën drejtimin e z. Dritan Mishto ka shkelur në menyrë flagrante dhe te pajustifikuar Nyje 28 te Kanunores së VATRËS ku theksohet se: ”Kuvendi i Vatrës mblidhet një here ne mot dhe përbehet nga delegatët e cdo Dege të njohur të rregullushme nga Komissioni dhe e cila të ketë numrin e duhur anëtarësh. Kjo do të thotë se per më shumë se 2 vjet e 7 muaj kjo kryesi ka dështuar të organizojë Kuvendin e VATRËS

2. SHKELJA E AMANDAMENTIT 10 KANUNORES: Gjithashtu po ti referohemi amandamenteve te Kanunores te aprovuara ne Kuvendin e VATRËS 2014 dhe të shfuqizuara me 3 Mars 2018 nga z. Dritan Mishto nepermjet z. Musabelliu, kryetarit te komisionit te garancive të Kanunores të caktuar prej tij, Kryesia e VATRËS nën drejtimin e z. Dritan Mishtos ka shkelur në menyrë flagrante Amadamentin 10 (a) te Kanunores ku theksohet se : “Kuvëndi është organi më i lartë i Federatës Vatra, i përbërë nga delegatët e saj dhe mblidhet një herë në vit. Mbas Kuvëndit zgjedhor bëhet një Kuvend pune, kurse në vitin e dytë bëhet Kuvendi Zgjedhor. Kjo do te thotë se per 2 vjet e 7 muaj kjo Kryesi nuk ka organizuar asnjë Kuvend, as atë të punës dhe as Kuvendin Zgjedhor që duhej të zhvillohej në Qershor 2019.

3. SHKELJA E NYJES 11 E KANUNORES: Kryesia e VATRËS nën drejtimi e z. Dritan Mishto vazhdon të drejtojë VATREN me mandat të përfunduar dhe shkelje flagrante të Kanunores së VATRËS. Ata vazhdojnë të marrin vendime për VATREN pa patur asnjë mandat Sipas Nyjes 11 te Kanunores theksohet se : “Zyrtarë e VATRËS jane; Një Kryetar, një Sekretar, një Arketar, edhe katër Kontrollore. Keta zyrtare të bashkuar dhe formojnë një Komission të Qëndres dhe zgjidhen për nje mot nga Kuvndi i VATRËS , kuvënt i cili eshtë një mbledhje e përmotëhsme e mbajtur nga Delegatët e Degeve të VATRËS”. Sipas kesaj nyje te Kanunores kjo Kryesi vepron pa asnjë mandat qe nga Qershori 2018.

4. SHKELJA E AMANDAMENTIT 6A: Nderkohë, në qoftë se i referohemi Amandamenteve të Kanunores të approvuara nga Kuvendi i 2014, ku Amandamenti 6a theksohet se: “Kryesia e Federatës Vatra (përpara Komisioni) është organi i ngushtë ekzekutiv i përbërë nga 11 zyrtarë të zgjedhur çdo dy vjet nga Kuvendi i Federatës”, kjo kryesi është në shkelje flagrante me këte amandament që nga 11 Qershori i 2019 dhe vazhdon të veprojë pa asnjë mandat nga insittuti i VATRËS.

5. SHKELJA E NYJES 15 & 16: Nën drejtimin e z. Dritan Mishtos Keshilli Drejtues është mbledhur vetem 2 herë në 29 muaj, më 24 Qershor 2017 dhe 3 Mars 2018. Te gjitha vendimet janë marrë sipas dëshires se tij pa asnjë vendim të Keshillit Drejtues. Sipas Nyjes 15 dhe 16 te Kanunores theksohet se: -Nyje 15 Komisioni me anë të Kryetarit vë në veprim vendimet të votuara në Kuvent dhe përkrah Kryetarin për të mbaruar detyrat e tij në kufi të Kanunores dhe Rregullores. -Nyje 16. Komisioni mblidhet të paktën 6 herë ne mot; në qoftëse se Kryetari e gjykon të nevojshme , Komisioni mund të mblidhet dhe më dendur.

6. SHKELJA E AMANDAMENTIT 8A: Nderkohë, sipas amandamenteve të aprovuara nga Kuvendi i 2014-es dhe pikërisht Amandamenti 8a ku theksohet se: Këshilli Drejtues i VATRËS zgjidhet nga Kuvëndi dhe është organi më i lartë vëndim-marrës pas Kuvëndit. Anëtarët e tij zgjidhen nga radhët e vatranëvet që kanë qenë të rregulltë së paku për dy vitet e fundit dhe që kanë vullnet të jenë pjestarë aktivë të Këshillit Drejtues. Numri i antarëve të Keshillit Drejtues vendoset nga Kuvendi, në proporcion me numrin e përgjithëm të antarëvet, nji antar i Këshillit Drejtues për çdo 25 antarë të Vatrës. Për proporcion merret parasyshë numri i përgjithshëm i antarëvet, të regjistruar në degët ose të shpërndarë. Përveç anëtarëve të zgjedhur me proporcion nga Kuvendi, në Këshillin Drejtues bëjnë pjesë automatikisht edhe 11 antarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve. 3 Këshilli Drejtues mblidhet rregullisht 4 herë në vit. Në rast nevoje mund të mblidhet edhe më shpesh. Numri i anëtarëve u vendos nga vetë z. Mishto sipas dëshirës se tij, megjithatë ky këshill u mblodh vetëm 2 herë në 2 vjet e 7 muaj dhe një nga këto mbledhje (3 Mars 2018) u kërkua shkarkimi i tij dhe pas kësaj mbledhjeje nuk u mblodh më asnjëherë. Për sa më sipër, Komisioni i 5 Tetorit 2019 konstaton:

1- Shkelje te rënda te Kanunores së VATRËS dhe Amandamenteve te saj nga kjo Kryesi e VATRËS nën drejtimin e z. Mishto, pasi nuk ka asnjë mandat ligjor për të vazhduar drejtimin e VATRËS.

2- Cdo vendim qe është marrë pas dates 11 Qershor 2019 dhe që vazhdon të merret, është totalisht i paligjshëm dhe në kundërshtim me Kanunoren dhe Amandamentet e saj.

3- Kryesia dhe Kryetari kanë dështuar në organizimin e ri te Kuvendit Zgjedhor, pasi kjo duhej përgatitur përpara datës së skadimit të mandatit të tyre. 4- Demokracia, Tranparenca dhe Toleranca brënda VATRËS që e ka karakterizuar VATRËN për më shumë se NJË shekull, është eliminuar. Komisioni I 5 Tetorit 2019 Kërkon:

1- Largimin e menjëhershëm e Kryetarit dhe Kryesisë së VATRËS

2- Kalimin e plotë të drejtimit të VATRËS Komisionit te 5 Tetorit 2019

3- Dorëzimin me process verbal të selisë së VATRËS 4- Dorëzimin me process verbal të arkës së VATRËS 5- Marjen në dorëzim së Gazetës Dielli online dhe atë të fletosur.

Detyrat e Komisionit të 5 Tetorit 2019:

1- Te fillojë menjëhere pergatitjen për organizimin e Kuvendit Zgjedhor

2- Te menaxhojë VATRËN deri në zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesisë së re

3- Te jetë transparente dhe të organizojë zgjedhje të drejta dhe të lira bazuar në Kanunoren dhe Amandametet e saj.

Komisioni i VATRËS 5.Tetorit.2019: [1] Z. Sergio Bitici [2] Z. Ahmet Giaffo [3] Z. Ahmet Hoti [4] Dr. Nexhat Kalici [5] Z. Kris Kirka [6] Dr. Elton Mara [7] Z. Armin Zotaj