KANUNORJA

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES VATRA -KANUNORJA

Kjo Federatë u themelua dhe u vendos për këto qëllime dhe me këte program:

Nyje 1. Të rritë në mes Shqiptarëve të Amerikës dhe me anë të tyre në
mes Shqiptarëve të Shqipërisë shpirtin e ndihmës në mes tyre dhe të
dashurisë për kombësinë e tyre me konferenca popullore dhe botimesh.

Nyje2. Të rritë mes tyre nderimin dhe dashurinë për kanunet dhe
institutat e SHBA edhe të forcojë marrëveshjet e miqësisë mes qytëtareve
amerikanë dhe Shqiptarëve.

Nyje 3. Te përkrahë mësimin e gjuhëve inglishte dhe shqipe dhe të
përhape në mes Shqiptarëve të Amerikës stërvitjen dhe doktrinat morale.

Nyje 4. Të ndihë moralisht për përmisimin e anëtarëve të Federatës edhe
të mprojë sa të mundë immigrantët dhe punëtorët shqiptarë.

FRYMA E FEDERATES

Nyje 5. VATRA nuk duhet të merret me politikë.

ANETARET

Nyje 6. Cdo Shqiptar prej soji  që rron në  SHBA, që është 18 vjec e
lart, që ka sjellje të mirë dhe që është normal nga mendja munt të
kërkojë të bëhet anëtar i VATRES.

Nyje7. Një njeri që beson në përmbysien e Qëverisë Amerikane me mjetë
revolucionare ose  kriminale, ose të pakanunëshme në cdo mënyrë që të
jetë nuk pranohet si anetar i VATRES dhe ne qoftëse ka qëne pranuar nga
lajthtia or mosdija e zyrtarit emeri i tij do të shuhet nga lista e
anëtarve.

Nyje 8. Nje njeri që ka marredhenie me revolucionare, që i përkrah keta
me para ose me artikuj ose me me konferenca ose me cdo menyre tjetër nuk
pranohet si anetar i VATRES edhe sikur të jetë nje njeri i ndershem e i
urtë dhe faji i tij të jetë vetëm nje faj moskuptimi. Neqoftëse nje
njeri i tille u pranua me pare si anetar i VATRES do shuhet nga lista e
anetareve.

Nyje 9. Nje njeri sado i ndershëm të jetë, ne qoftë se ka zakon të
kundershtojë kurdoherë,  të grindet e të shaje zyrtaret e Federatës dhe
me sjelljen dhe fjalen e tij të ftohtë e të largoje njerzit nga VATRA
dhe t’a  kllase shoqërine ne harxhe duke shumëzuar e duke zgjatur
mbledhjet , nje njeri i këtille nuk pranohet si anetar; ose në qoftëse u
pranua do të shuhet nga lista antareve.

TE ARDHURAT

Nyje 10. Te ardhurat e VATRES  jane : a) Nga këstet e përmotcme , numeri
dhe shuma e kësteve duke u caktuar cdo mot nga Kuvendi i VATRA , atëhere kur Kuvendi nuk i ka caktuar vazhdohet sistëmi i motit që dolli.

b) Nga botime (libra dhe gazeta)të VATRES.

c) Nga dhurata vullnetare prej anetaresh ose miqsh të jashtëm të VATRES.

ZYRTARET

Nyje11. Zyrtare e VATRES jane; Nje Kryetar, nje Sekretar, nje Arketar,
edhe katër Kontrollore. Keta zyrtare  të bashkuar dhe formojnë një
Komission të Qëndres dhe zgjidhen për nje mot nga Kuvndi i VATRES ,
kuvënt i cili eshtë nje mbledhje e përmotëhsme e mbajtur nga Delegatët e
Degeve të VATRES.

DETYRAT DHE TE DREJTAT E KOMiSiONiT.

Nyje12. Komissioni organizon Deget, i pranon ne Federatë, ose i heq nga
lista e Federatës ne qoftë se nuk i binden Kanunores dhe regulores se
VATRA ose porosive të Kuvendit ose vendime të Komisionit.

Nyje 13 . Komissioni emëron dhe pushon nga puna axhentë , konferencierë,
dhe të tjere përfaqësojnes ose delegatë të Vatrës, si pas nevojes, me
rroge ose pa rroge.

Nyje14. Komisioni kqyr hesapet e Federatës, cdo katër muaj dhe me ane të
Kryetarit e të Arketarit boton ne Bulletin zyrtar të Federatës e të
hyrat ne Arkën qëndrore të shoqërise.

Nyje 15 Komisioni me ane të Kryetarit ve ne veprim vendimet të votuara
ne Kuvent dhe përkrah Kryetarin për të mbaruar detyrat e tij ne kufi të
Kanunores dhe Rregullores.

Nyje 16. Komisioni mblidhet të paktën 6 here ne mot; Ne qoftëse se
Kryetari e gjykon të nevojshme , Komisioni mund të mblidhet dhe me
dendur.

Nyje 17. Thirrje për mbledhjen të Komisionit i ben Kryetarit i cili
cakton ditën dhe oren e mbledhjes.

Nyje18. Katër Anetare të Komisionit po ta shohin të nevojshme , mund ti
kerkojen Kryetarit të therrese ne nje mbledhje ekstraordinare të
Komisionit. Kerkimi duhet të behet me të shkruar dhe duhet të cfaqë
ckoqur arsyet për cilat desherohet mbledhja ekstraordinare.

KRYETARi i Vatrës

Nyje19. Komisionin dhe kryesisht tëre Vatrën e kryeson Kryetari i
Vatrës.

Nyje 20. Kryetarin e Vatrës e zgjedh  Kuvendi i Vatrës dhe vetëm nje
Kuvend  i Vatrës mund ta nxjerre.

Nyje21. Kryetari gati dhe shtron përpara Komisionit cdo pune me
rendesi, vecan ben harxhe dhe për ndodhjen e Degeve.

Nyje22. Kryetari ne fund të motit me ndihmen e Komissionit i jep
Kuvendit hesap për harxhet dhe për veprimet e Komisionit.

SEKRETARi

Nyje 23. Sekretari i Qëndres eshtë i dyti zyrtar i Vatrës , ze vendin e
Kryetarit kur ky eshtë i larguar, mban deftëre e qënderes dhe
korrespondencen me Deget dhe me anetaret dhe përsonat e jashtme, mban
rekordet e mbledhjeve të Komisionit, mban Arshivat, kycet e zyrave dhe
të Arkes.

ARKETARi

Nyje 24. Arketari iVatrës  mban fondet e Federatës, për të cilat eshtë
përgjegjes. Te gjitha sa suma merr duhet  ti depozitoje që atë të ditë
ne Banken e zakonshme të shoqërise. S’ka të drejtë të mbaje me tëpër se
qint dollare.

Nyje 25. Arketari ben pagesat e vendosura nga Kuvendi ose Komisisoni.
Cdo pagese behet me ceke  të cilat vertëtohen me nenshkrimin e Kryetarit
dhe të Arketarit bashke.

Nyje26. Arketari gati hesapet e katërmuajshme për Komissionin dhe
hesapet e përmotshme për Kuvendin.

KONTROLLORET

Nyje27. Kontrolloret  duhet të ndodhen ne cdo mbledhje të Komissionit,
vec në qoftë se ndalohen nga semundja ose nonje shkak të papritur.

KUVENDi

Nyje 28 Kuvendi i Vatrës  mblidhet nje here ne mot dhe përbehet nga
delegatët e cdo Dege të njohur të rregullushme nga Komissioni dhe e cila
të ketë numrin e duhur anetaresh.

Nyje 29 Vendin dhe Kohen e Kuvendit e cakton Kuvendi i meparshem, ose
neqoftë nje nevoje e shtërnguar e cakton nje votë e kerkuar dhe e
derguar me postë nga Pleqësia e Degeve. Në qoftë se se as Kuvendi i
shkuar ka caktuar  gjesendi as Deget kane dhene leje për nje caktim,
kuptohet se Kuvendi do të mbahet ne Boston ne javen e pare të korrikut.

Nyje 30 Delegatët ne Kuvend s’mund të pranohet vec se nje njeri që ka
qëne anetare i rregullt të paktën dy vjet dhe ka paguar të paktën
gjashtë kestët e fundit.

Nyje 31. Prova, ne eshtë Delegati nje anetar i rregullshëm ne dy vjetët
e fundit, do ti kerkohet ne Arshivat e Vatrës.

Nyje 32 Nje anetar i rregullshëm për me tëpër se dy vjet , në qoftë se u
largua nga Amerika fiton të drejtat e nje anetari të vjetër posa paguan
dhe shkruhet përseri anetar që muajin e pare që kthehet ne Amerike.

Nyje 33. Nje anetar i rregullut i semur ne nje spital vazhdon se qëni
anetar i Vatrës pa paguar sa ndodhet ne spital, po e humbet anetarsine
posa del nga spitali në qoftë se s’ paguan kestin se afërm.

Nyje 34  Kredencialet e Delegatëve të Kuvendit i kqyr Kryetari me
Komisionin  ne Zyrat e Vatrës para se të hapet Kuvendi dhe i vertëton
sit e rregullshme ose të pafuqishme.
Delegati , ne mos u pranoftë duhet t’i bindit ketij vendimi të paktën si
mase provizore dhe ka të drejtë ti kerkoje Kuvendit  i cili munt të
përmbus vendimin e Komisionit.
Ankimi mund t’i behet Kuvendit  me të shkruar dhe Delegati i papranuar
mund të thirret  nga Kuvendi që të shtroje shpjengimet e tij; po nuk
mund të hyje ne Kuvend i pautorizuar, dhe cdo hyrje me pahir nga ana e
tij do të denohet  heqjen e anetarsise  si nje turbullonjes dhe shkeles
i rregullave dhe si nje njeri i paqytëtëruar

.Nyje 35 Chairman i përkohshem i Kuvendit eshtë Kryetari i Vatrës, i cili
e hap Kuvendin me nje fjalim ku përmbledh veprimet e Federatës. Pastaj
me vota te hapura zgjidhet Chairman-i  i regullt i Kuvendit dhe pas
ketij Sekretari dhe Reportëri i Kuvendit.

Nyje 36 Ne Kuvend merr pjese dhe Komisioni i Vatrës i cili s’ ka votë
dhe mund  të marre pjese ne bisedime vetëm për të dhene shpjegime.

Nyje 37 Kuvendi shikon hesapet dhe veprimet e vitit të shkuar , ben
hetime, pyet Kryetarin  dhe anetaret e tjere të Komisionit dhe pastaj
voton pelqimin dhe mospelqimin e hesapeve dhe të veprimeve.

Nyje 38 Kuvendi pasi ben vendime ose ndryshime për vitn e ardhshem ,
zgjedh Komisisonin e ri , i cili shtron nje buxhet për bisedim dhe
miratim përpara Kuvendit.

DEGET

Nyje 39 Vatra përbehet nga Dege të ndryshme të cilat nuk quhen pjese të
Federatës ne qoftë se nuk i ka njohur ose nuk i njeh Komissioni.

Nyje 40 Deget duhet të jene plotësisht të bindura të Komissioni; kane të
drejtë të kundershtojne Komisionin përpara Kuvendit me ane të Delegatit
të tyre dhe asnje me menyre tjetër.

Nyje 41 Nje dege përbehet prej nje Kryetari, nje Sekretari , nje
nen-sekretari, nje arketari dhe tre kontrollorësh.

Nyje 42 Cdo Dege , posa njihet nga Komisioni i Vatrës , merr nje vule ,
dy deftëre ( njerin për rekordet , tjetrin për për listën e anetarve),
dhe forma deftësash. Duhet kuptuar mire që të gjitha keto gjera të cilat
Dega i merr pa paguar, jane malli i Federatës, dhe duhet t’i kthehen pa
bisedim Komisionit të Vatrës kur Komisioni i kerkon prape qoftë sepse e
përjashtoi Degen nga Federata, qoftse sepse deshiron t’i inspektoje.
Dega pastaj mund të ankohet Kuvendit dhe t’i marre të drejtat e saj në
qoftë se jane shkelur nga Komisioni. Po për të kthyerit e mallit të
Federatës s’mund të ketë bisedim.

Nyje 43. Deget mbajne dy mbledhje  ne vit, njeren për të bere hesapet e
për të zgjedhur pleqësine, tjetren për të zgjedhur nje Delegat ne
Kuvend.Mbledhje të tjera mund të behen ne qoftë se pleqësia ose nje shumice anetaresh deshirojne. Mbledhja duhet të parelajmerohet të “Dielli” tëpaktën nje jave me pare  , dhe ka fuqi që heren e pare sado pake anetare
që ne qofshin.

BOTiMET E Vatrës.

Nyje 44 Vatra boton “Diellin” nje gazetë qëllimi i se ciles eshtë t’ju
jape anetarve lajme dhe ti informoje përgjithesisht.

Nyje 45 Fryma e gazetës do jetë përparimtare por antirevolucionare.

Nyje 46 Editori dhe ndihmesit e tij zgjidhen nga Komisioni. Neqoftëse do
të jetë e nevojshme  nje zyrtar i Vatrës mund të jetë edhe Editori i
“Diellit”.

Nyje 47 Reklamat për gazetën , pranohen sipas kufirit të vendit me
pagese të caktuar nga Komisioni. Pelqimi a refuzimi i reklamave  lihet
ne doren e manaxherit.

RROGAT, PAGESAT DHE TE ARDHURAT

Nyje 48 Cilët zyrtarë, delegatë, konferencierë, ose punetore të Vatrës
do të marrin rroge ose shpërblim, dhe sa do të jetë rroga ose
shpërblimi , e voton me imtësi Kuvendi ne buxhetin e zakonshem.

Nyje 49 Komisioni ka fuqi për të harxhuar shuma të vogla të pavotuara
ne buxhet , Neqoftëse Komisioni vendos  me  zera të përgjithshem.

Nyje 50 Cdo pagese e bere nga Vatra behet me cek të firmosur nga
Kryetari dhe Arketari..

Nyje 51 Cdo deftëse e dhene nga Vatra për  para të marra shenohet nga
Sekretari dhe nga Arketari.

MARREDHENiET E QËNDRES ME DEGET

Nyje 52 Cdo Dege duhet ti bindet Qëndrës gjer ne Kuvendin e ardhshem. Nje Dege s’ka të drejtë  të kritikoje ose të friksoje ne mes të motit.
Kryetarin ose Komisionin me artikuj, mbledhje, rezoluta ose qarkore


.Nyje 53 Cdo dege mund të keshilloj dhe ti ankohet Komisionit, pos ka të
drejtë të kerkoje botimin e cdo gjeje që dergon ne Qëndër.

Nyje 54 Raportët e mbledhjeve të Degeve botohen ne organet Vatrës , po
raportët s’duhen të kene fryme polemike, as duhet të kene qëllim të
goditin tëthori vendimet e Kuvendit.

Nyje 55 Qëndra e mban kontaktin me Deget me ane të Bulletinit zyrtar të
botuar të “Dielli”dhe me ane qarkoresh.

REGULLiME TE NDRYSHME

Nyje 56 Cdo delegat i regullshëm i derguar ne Kuvend ka 1 votë  për 15
gjer ne 30 anetare që përfaqëson; ka 2 vota për 41 gjer 70 anetare
qëpërfaqëson; ka 3 vota për 71 gjer 100 ; ka 4 vota për 101 gjer 130
anetar dhe 1 votë me tëpër për cdo 30 anetare me shume se 131 e lart.

Nyje 57 Numëri i anëtarve për të caktuar  delegatët zgjidhet duke marre
numrin mesatar të tri kestëve të fundit sipas pageses që eshtë bere ne
Arken e Qëndres . Per shembull, Neqoftëse nje Dege pati 15 anetarë ne
këstin e Qërshorit, 25 anetarë ne këstin e  Tetorin, dhe 110 anetarë në
këstin e shkurtit, që bejne tëresisht 150 vota në vit, duke ndare numrin
150 me 3 gjejme 50, dhe pas ketin numeri të mesme Dega ka aq vota sa i
jep numeri 50.

Nyje 58 Anetaret e Vatrës mbajne kopsen të caktuar që ne fillim të
pranimit si anetarë. Kur s’janë anëtarë nuk kanë të drejtë ta mbajnë
kopsën.

Nyje 59 Nje anetar që shkel rregullat e shoqërise ose punon kunder
frymes se saj ose me sjelljen e tij pakeson rendesine e shoqërise, dega
e tij e heq anetarsinë pasi i kërkon shpjegime ne një mbledhje të Deges.
Anetari munt të qahet te Komissioni, dhe vendimi i Komisionit do jetë
përfundimtar.

Nyje 60 Nje anetar i padesherushem për arsyet e numeruara ne artikullin
59 mund të shtyhet nga Komisioni i Federatës Neqoftëse Dega ka vonuar të
beje detyren e saj ose nuk ka patur mjaft informata për ta shkarkuar
anetarin si pjesetar të shoqërise. Ky vendim i komunikohet Deges nga
Qëndra me ane të të Organit të VATRA. Anetari ka të drejtë të qahet me
ane të nje delegatë të ankohet  ne Kuvend për masen e Komisionit.

Nyje 61 Komisioni ka të drejtë të pakufizuar të pezulloje cdo Dege që
shkel nje ose me tëpër nyja të Kanunores.

Nyje 62 Cdo anetar i Vatrës eshtë i detyruar të rregjistrohet ne Degen e
qytëtit ku eshtë vendosur me përjashtim të caktuar ne Nyjet 63 dhe 64.

Nyje 63 nje anetar që rron ne nje qytët ku s’ka Dege mund të shkruhet
anetar ne Degen e të përndareve

Nyje 64 Zyrtarët dhe punetorët e Qëndres mund të shkruhen nese kane
deshirë anetarë ne Degen e të Perndareve , që të shpetojne nga
influencat locale. Kur dalin mga puna mund të vazhdojne të jene anetare
të Deges se të Perndareve.

Nyje 65 Dega e të Përndarve ka për pleqësi Komissionin e Vatrës dhe ka
Arshiva dhe vule si deget e tjera.

Nyje 66 Dega e të Përndarve dergon si Degët e tjera Delegatë ne Kuvend.
Delegati zgjidhet nga Komisioni i Vatrës.

Nyje 67 Ne mbledhjen e Kuvendit, Komisionit e të Degëve, vazhdohen
rregullat e zankoshme të mbledhjeve ne Amerike si për zgjedhje e nje
Chairmain, për të drejtat e Chairmanit të jape dhe prese fjalen dhe të
përzere për ca kohe ose përgjithnje nje trubollonjes të mbledhjes, për
rendimin e votës nga shumica e të tjera. Po në qoftë se nje nyje e
Kanunores dhe Rregullores të caktojne ndonje pike ndryshe, Kanunorja dheRregullorja ka fjalen e fundit.

Nyje 68 Nje anëtar që eshtë denuar për sjellje të liga prej Qëndres ose
prej Degeve mund të pranohet si anëtar me dy të tretat e votave., por
nuk ka të drejtë si zyrtar i Deges, zyrtare i Qëndres ose Delegatë
Kuvendesh për dy vjet të paktën

.Nyje 69 Vatra duhet të ketë nje liber nderi net e cilin shenohen emrat e
zyrtareve të Degeve dhe emrat e gjithe atyre që sherbejne moralisht.
Kohe pas kohe ose ne cdo kest të botoje veprimet e zyrtareve të cdo
Dege, shtimin ose pakesimin e anëtarve dhe shkakun e shtimit ose
pakesimit të anëtarve.

Nyje 70 Te gjitha raportët e Degëve dhe zedheniet duhet ti drejtohen
Sekretariatit të Qëndres dhe botimi i tyre të jetë ne përgjegjesine e
Sekretarit dhe jot e Editorit.

Nyje 71 Cdo botim që i përket Degeve duhet të botohet me marreveshjen e
Sekretarit dhe Editorit.

Nyje 72 Neqoftëse se Sekretari me editorin nuk zgjedhin dot botimin e
ndonje raporti ose ndonje artikulli kjo do ti shtrohet Komisionit, me
kusht që kur bisedohet duhet të marre pjese editori.

Nyje 73 Cdo njeri që pranon të jetë anetar i Vatrës  zotohet ti bindet
Kanunores dhe Rregullores pa asnje diskutim

Nyje 74 Nje Delegatë  mund të përfaqësoje gjer tri Dege, duke bashkuar
votat. Po votat e mbledhura s’duhet të kapërcejne 3 vota.

Nyje 75 Gratë shqiptare mund të pranohen anetare të Vatrës me të gjitha
të drejtat që kane anetarët e tjere.

Nyje 76 Studentët e vërtetë(“ bona fide students”) paguajne gjysmen e
cdo kesti

Nyje 77 Cdo ndryshim i bere ne Kanunore dhe Rregullore prej nje Kuvendi
mund të behet vetëm me pelqimin e dy të tretave të votave të
përfaqësuara ne Kuvend.

Nyje 78 Kjo Kanunore dhe Rregullore u votua nga Deget e Vatrës ne
Vjeshtën e Dytë 1926

Nyje 79 kjo Kanunore dhe Rregullore do të përkthehet e do shtypet edhe
ne gjuhen inglisht dhe nje kopje do ti depozitohet ne autoritetet e
Shtetit të Massachusetts.

Amendment (Shtesa)

1 EMRI DHE ADRESA Emri i organizatës është “Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra (The Hearth)”. Zyra qëndrore e kësaj Federate është shtëpia e Vatrës e cila, aktualisht, ndodhet në New York në adresën: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458. Në zyrën qëndrore zhvillojnë aktivitetin e tyre fuksionarët dhe organet e larta, si Kryesia, Këshilli Drejtues i Federatës (Board of Directors), organet e fondacioneve dhe Këshilli i të Urtëve (Advisory Board).

Amendment (Shtesa) 2 QËLLIMET (Nenet 1-4)

a. Të rrisë në mes Shqiptarëve të Amerikës dhe me anë të tyre në mes Shqiptarëve kudo ata banojnë (Shqipëri, Kosovë, në trojet tjera etnike dhe në të gjitha vendet e Botës) shpirtin e ndihmës për njëri-tjetrin dhe të dashurisë për vendin dhe kombin me aktivitete patriotike, konferenca, simpoziume dhe botime;

b. Të rrisë mes tyre respektin dhe dashurinë për kushtetutën, ligjet dhe institucionet e SHBA, të Shqipërisë dhe të shteteve tjera demokratike ku ata jetojnë, si dhe të forcojë marrëdhëniet e miqësisë në mes qytetarëve amerikanë, qytetarëve të vendeve të tjera dhe shqiptarëve;

c. Të përkrahë mësimin e gjuhëve anglisht dhe shqip, mësimin e historive të dy vendeve dhe të përhapë në mes shqiptarëve në Amerikë dhe në vënde të tjera kudo jetojnë, ndjenjën e respektit reciprok midis kombësive përkatëse;

d. Të ndihmojë moralisht për përmisimin e anëtarëve të Federatës dhe të shqiptarëve të tjerë, me synimin për të pasur një komunitet të fortë dhe të bashkuar, në harmoni dhe me jetë kulturore të pasur.

2 Amendment (Shtesa) 3 FRYMA E FEDERATËS (Neni 5)

a. Vatra nuk merret me politikë partiake, por ajo zhvillon veprimtari kulturore e shoqërore dhe përkrah intergrimin e shqiptarëvet në jetën amerikane, që të bëhen faktorë në botën e business-it, të shkencës, të sportit dhe të politikës.

b. Vatra mbështetet në parimin e bashkimit kombëtar me mjete ligjore e demokratike, duke ndjekur integrimet ndërshqiptare, si në fushën e doganave, të arsimit, të tregtisë, të sportit e tjera.

c. Vatra përkrah programet e çfarëdo force a rryme politike në trojet shqiptare me frymë demokratike, që kërkojnë përmirësimin e kushtetevet jetësore dhe sigurinë e lirivet themelore të qytetarëve, që angazhohen për mbrojtjen e kultivimin e vlerave shpirtnore të trashigimisë etnike, për mbrojtjen e integritetit e sovranitetit të atdheut dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëvet edhe në trojet jashtë kufijvet shtetërorë.

Amendment (Shtesa) 4 ANËTARËT (Nenet 6-9)

a. Anëtar i Vatrës mund të kërkojë të bëhet çdo shqiptar dhe çdo dashamirës i shqiptarëve, që banon në SHBA ose në Kanada, që është 18 vjeç e lartë, që ka sjellje të mirë dhe që është i përgjegjshëm para ligjit. Anëtarët duhet të jenë tolerantë, të respektojnë mendimet dhe idetë e të tjerëve, dhe të besojnë në parimet e rregullat e demokracisë dhe t’a ndiejnë nevojën për të ndimuar çështjen kombëtare me anë të Vatrës.

b. Për t’u bërë anëtar i Vatrës përsoni mund të aplikojë direkt në zyrën qëndrore ose në një zyrë dege që ai ka më afër. Aplikimi bëhet duke dërguar fletë-regjistrimin të plotësuar me shkrim dhe të shoqëruar me pagesën vjetore të anëtarësisë. Kur përsoni pranohet anëtar, ai njoftohet dhe porositet të zhvillojë aktivitetin si vatran/e në degën më të afërt.

c. Një person me tendenca revolucionare që beson në përmbysjen me rrugë të paligjëshme të qeverisë amerikane, shqiptare ose të qeverisë së vendit ku jeton, nuk pranohet si anëtar i Federatës Vatra dhe, në qoftëse ka qenë 3 pranuar nga mungesa e informacionit ose pakujdesia e zyrtarit, përjashtohet nga antarësia.

d. Një përson që ka qenë komunist dhe që vullnetarisht ka bashkëpunuar me sigurimin e shtetit (gjykatës, prokurorë, hetues), apo me shërbimet e armiqvet (si UDB-a), dhe ka ndimuar në përndjekjet dhe torturat kundër njerëzve të pafajshëm, nuk pranohet në Vatër dhe, në qoftë se është pranuar gabimisht, do të hiqet nga lista e anëtarëve.

e. Një përson që ka marrëdhënie me organizata terrorriste dhe zhvillon veprimtari në dobi të tyre, duke i përkrahur këta me para, me artikuj, konferenca apo me çdo mënyrë tjetër, nuk pranohet anëtar i Federatës Vatra, edhe sikur të jetë një njeri i ndershëm e i urtë dhe faji i tij të jetë vetëm një faj moskuptimi. Nëqoftëse një person i tillë është pranuar më parë si anëtar i Vatrës, do të hiqet nga lista e anëtarësisë.

f. Një përson sado i ndershëm të jetë, në qoftë se ka zakon të kundërshtojë kurdoherë, të grindet e të ofendojë zyrtarët e Federatës dhe, me sjelljet dhe fjalët e tij, të largojë njerëzit nga VATRA duke krijuar përçarje dhe humbje kohe, duke zgjatur dhe shtyrë mbledhjet, apo polemizon publikisht dhe bën sulme përsonale me fjalë apo me shkrime në gazeta ose në rrjetet sociale, nuk pranohet si anëtar dhe, në qoftë se është pranuar, do të hiqet nga lista e anëtarëve të Vatrës. Amendment (Shtesa)

5 TË ARDHURAT (Neni 10 – i modifikuar dhe i shtuar) Të ardhurat e Federatës VATRA vijnë:

a. nga pagesat vjetore të anëtarësisë dhe abonimi në gazetën “Dielli”. Shuma e anëtarësisë dhe abonimi në gazetë caktohet nga Kuvendi i Federatës Vatra. Kur Kuvendi nuk i ka ndryshuar, vazhdohet me shumën e vitit të mëparshëm;

b. nga botime eventuale (libra, revista), nga reklamat dhe urimet me pagesë në gazetën “Dielli”;

c. nga të ardhurat që sigurohen prej pronave të Federatës Vatra si dhe shumat që sigurohen nga aktivitetet e ndryshme me komunitetin (darka, përkujtime);

4 d. nga dhurata vullnetare prej anëtarësh ose miqësh të jashtëm të Federatës. Dhuratat derdhen në arkën e Federatës edhe në rastet kur janë për një veprim të caktuar që do të kryhet në emër të Vatrës si: promovime a botime librash, udhëtime delegacionesh të Vatrës apo të ftuarësh. Donatorit, qoftë vatran ose jo, i lëshohet një mirënjohje me shkrim që shërben edhe si dëftesë;

e. Nga fushata të organizuara nga Federata Vatra për nevoja të veçanta. Në se shuma është e një sasije të konsiderueshme, dhuratat në të holla mund të derdhen në “Vatra Foundation, Inc”, që donatori mund t’i rrëzojë nga taksat. Kur bëhet fjalë për ndonjë botim, shënohet se u realizua me ndimën bujare të personit a përsonave dhurues, duke shënuar emërat.

ORGANET E VATRËS Amendment (Shtesa) 6 KRYESIA (Nga Neni 11)

a. Kryesia e Federatës Vatra (përpara Komisioni) është organi i ngushtë ekzekutiv i përbërë nga 11 zyrtarë të zgjedhur çdo dy vjet nga Kuvendi i Federatës;

b. zyrtarët e Kryesisë janë: Kryetari, dy N/Kryetarë, Sekretari, Arkëtari dhe gjashtë antare; c. zyrtarët e Kryesisë, të cilët dorëhiqen në mbarim të mandatit dyvjeçar, kanë të drejtë vote në Kuvënd, në fund të mandatit, bashkë me delegatët e zgjedhur në proporcion me numrin e antarëve.

Amendment (Shtesa) 7 DETYRAT DHE TE DREJTAT E KRYESISË (Nga Nenet 12-18)

a. Anëtarët e Kryesisë caktojnë detyrat në mbledhjen e parë mbas zgjedhjes nga Kuvendi dhe mund të modifikohen ma vonë simabas nevojës.

5 b. Kryesia, sipas rasteve dhe nevojave, cakton përfaqesues apo delegatë të Vatrës për të shkuar në trojet shqiptare ose ku jetojnë bashkekombasit tanë në botë, me mision të caktuar.

c. Asnjë vatran/e nuk ka të drejtë të flasë ose të përfaqësojë Vatrën pa autorizim specifik të Kryetarit. Çdo antar mund të identifikohet me krenari si vatran/e, mund të flasë në emër përsonal, por jo në kundërshtim me Vatrën, me organet dhe me Kanunoren e saj (këtë mund t’a bëjë pasi të ketë dhënë dorëheqje nga Vatra dhe dorëheqja të jetë bërë publike më parë).

d. Kryesia e Vatrës organizon degët, i pranon në Federatë, ose i heq nga lista e Federatës sipas dispozitave për pranimin dhe përjashtimin, në qoftë se nuk i plotësojnë kushtet ose nuk u binden Kanunorest dhe Rregullores së VATRËS, porosive të Kuvendit dhe vendimeve të Këshillit Drejtues të Vatrës.

e. Kryesia e Vatrës emëron dhe pushon nga puna të punësuarit dhe të deleguarit prej saj, si dhe bashkëpunëtorët, veprimtarët dhe misionarët me ose pa pagesë. ë. Kryesia e Vatrës, me anë të Arkëtarit, vëzhgon llogaritë e Federatës dhe mban evidencë të pandërprerë.

f. Kryesia e Vatrës, me anë të Kryetarit, vë në veprim vendimet e votuara në Kuvend dhe përkrah Kryetarin për të kryer detyrat e tij sipas Statutit dhe Rregullores së Federatës. Kryesia e Vatrës mblidhet një herë në muaj, ose më shpesh në rast nevoje. Komunikimet elektronike (telefon, e-mail, skype e tjera) mbahen të shpeshta midis drjetuesëve apo dhe më gjërë, sipas nevojës.

Amendment (Shtesa) 8 KËSHILLI I DREJTUES

a. Këshilli Drejtues i Vatres zgjidhet nga Kuvëndi dhe është organi më i lartë vëndim-marrës pas Kuvëndit. Anëtarët e tij zgjidhen nga radhët e vatranëvet që kanë qenë të rregulltë së paku për dy vitet e fundit dhe që kanë vullnet të jenë pjestarë aktivë të Këshillit Drejtues. Numri i antarëve të Keshillit Drejtues vendoset nga Kuvendi, në proporcion me numrin e përgjithëm të antarëvet, nji antar i Këshillit Drejtues për çdo 25 antarë të Vatrës. Për proporcion merret parasyshë numri i përgjithshëm i antarëvet, të gjistruar në degët ose të shpërndarë. Përveç anëtarëve të zgjedhur me proporcion nga Kuvendi, në Këshillin Drejtues bëjnë pjesë automatikisht edhe 11 antarët e 6 Kryesisë dhe kryetarët e degëve. Këshilli Drejtues mblidhet rregullisht 4 herë në vit. Në rast nevoje mund të mblidhet edhe më shpesh. b. Thirrjen për mbledhjet e Këshillit Drejtues të Vatrës e bën Kryetari, i cili cakton ditën, orën, vendin e mbledhjes dhe rëndin e ditës. Mbledhja duhet të paralajmërohet në gazetën “Dielli” online dhe me e-mail, të paktën një javë më parë, bashkë me rendin e ditës. Rendi i ditës mund të modifikohet në fillim të mbledhjes. Mbledhja ka fuqi vendim-marrëse kur në të marrin pjesë fizikisht ose me delegime më shumë se gjysma e anëtarëve (Quorum 50+1). c. Këshilli Drejtues zgjedh Këshillin e të Urtëve të Vatrës (Advisory Board).

Amendment (Shtesa) 9 KËSHILLI I TË URTËVE

a. Këshilli i Vatrës krijon dhe zgjedh anëtarët e Këshillit të të Urtëve. Anëtarë të këtij Këshilli caktohen vatranë të vjetër dhe me kontribut të gjatë në Vatër.

b. Këshilli i të Urtëve është organ këshillimor për strukturat administrative të Federatës dhe objekt i punës së tij është të promovojë vlerat më të mira të anëtarësisë dhe të historisë së Vatrës. Numri i antarëve të këtij Këshilli nuk është i caktuar

c. Anëtarët e Këshillit të Urtëve (Advisory Board) kanë të drejtë, por nuk janë të detyruar, të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Drejtues (Board of Directors) dhe të diskutojnë mbi pikat e rendit të ditës, por nuk marrin pjesë në votime, me përjashtim kur e kërkojnë anëtarët prezent në mbledhje.

Amendment (Shtesa) 10 KUVENDI (Nga Nenet 28-38)

a. Kuvëndi është organi më i lartë i Federatës Vatra, i përbërë nga delegatët e saj dhe mblidhet një herë në vit. Mbas Kuvëndit zgjedhor bëhet një Kuvend pune, kurse në vitin e dytë bëhet Kuvendi Zgjedhor.

7 b. Kuvëndin e hapë anëtari më i vjetër në moshë prezent dhe propozon Kryetarin e Kuvëndit. Ky i fundit i kërkon Kuvëndit dy ndimësa, një sekretar dhe një reporter, pastaj fillon zhvillimin e Kuvëndit simbas rëndit të Ditës të përgatitur nga Kryesia. .

c. Delegatët, të cilët marrin pjesë në Kuvend me të drejtë vote, përbëhen nga ata të zgjedhur në proporcion me numrin e përgjithshëm të antarëve një delegat për 10 antarë të rregulltë, nga 11 antarët e Kryesisë dhe nga Kryetarët e degëve.

ç. pas mbylljes se seancës së parë, Kuvendi kalon në fazen zgjedhore, ku marrin pjesë vetëm delegatët, të cilët janë akredituar më parë nga Kryesia në bazë të kushteve të përcatuara nga Kanunorja dhe Shtesat (Amendments) e saj. Në se ka kontestime për ndonjë emër në listë ose jashtë listës, një komision i caktuar në Kuvend bën verifikimin e kredencialeve të përsonit dhe përsonave në fjalë.

d. Drejtuesi i Kuvendit lexon kushtet që, simbas Kanunores, një përson duhet të plotësojë për të qenë kryetar, Shtesa (Amendment) 10, pikat b dhe c, dhe porositë delegatët që, kur bëjnë propozime, këto kushte ti kenë parasyshë. Delegati që propozon, ose vetë kandidati, duhet të argumentojë mbi kualifikimet e të propozuarit.

dh. Në rast se ka më shumë se një kandidat për kryetar, votimi bëhet i fshehtë. Në të kundërtën, votimi bëhet i hapur. e. Përsoni i zgjedhur për Kryetar, pas një pushimi të shkurtë, i propozon Kuvëndit bashkëpuntorët e ngushtë me emëra, dy n/kryetarë, një sekretar, një arkëtar dhe gjashtë antarët e Kryesisë. Në qoftë se ka kontestime për përsona të veçantë, ata rihidhen në votim. Kur rrëzohen kandidaturat e propozuara, propozohen kadidatura të reja. Kryetari i ri paraqet edhe listën e Këshillit Drejtues, duke ndjekur procedurën si për Kryesinë.

Amendment (Shtesa) 11 KRYETARI I FEDERATËS VATRA (Nga Nenet 19-22)

8 a. Kryetari i Federatës Vatra zgjidhet nga Kuvendi për një mandat dy vjeçar, me të drejtë të rizgjidhet edhe për një mandat të dytë, por një përson nuk mund të zgjidhet për një mandat të tretë pa ndëprerje. Pas një ose dy mandateve, i njëjti përson mund të zgjidhet kryetar përsëri.

b. Përsoni që do të zgjidhet kryetar, duhet të ketë qënë vatran i rregulltë së paku për pesë vjet dhe të ketë përvojë në funksione të Federatës, të ketë dhënë prova përkushtimi serioz për të shërbyer duke respektuar Kanunoren dhe duke treguar tolerancë dhe respekt për mendimet ndryshe, të jetë i respektuar dhe i pranueshëm nga antarët dhe nga shoqëria më gjëtë.

c. Kryetari duhet të ketë arsim të lartë dhe të zotërojë mirë, së paku, shqipen dhe anglishten me të folur dhe me shkruar, të jetë i përshtatshëm për të përfaqësuar Vatrën në forume kombëtare dhe të huaja.

d. Nën autoritetin e Kryetari janë të gjitha organet e Federatës: Kryesia (organi ekzekutiv), Këshilli Drejtues (organi më i lartë vendimmarës pas Kuvendit), Këshilli i të Urtëve (organi këshillimor, “Advisory Board”), fondacionet (Vatra Educatonal Fund), (Vatra Foundation, Inc.), pronat (ndërtesa e Vatrës) dhe gazeta “Dielli”. Fondacionet dhe gazeta “Dielli” drejtohen nga përsona të ngarkuar nga Kryesia dhe të aprovuar nga Këshilli Drejtues, të cilët raportojnë dhe përgjigjen para Kryetarit dhe Kryesisë. e. Kryetarin dhe zyrtarët tjerë të Federatës i zgjedh Kuvendi i Vatrës dhe vetëm Kuvendi mund t’i shkarkojë. Në rast se Kryetari i Vatrës bëhet i pa aftë për të vepruar për shkak të sëmundjes apo kryerjes së ndonjë vepre penale a për tjetër arësye, drejtimin e Vatrës e merr përkohësisht një nga n/kryetarët me aprovim të Këshillit Drejtuess. Njeri nga anëtarët e Këshillit Drejtues merr vëndin e n//kryetarit deri në mbajtjen e Kuvëndit të jashtëzakonshëm që duhet të thirret brënda tridhjetë ditësh. Të gjitha zëvendesimet bëhen me konsesus të plotë në Këshillin Drejtues.

Amendment (Shtesa) 12 N/KRYETARËT E FEDERATËS VATRA

a. Nënkryetarët ndimojnë Kryetarin për zbatimin e vendimeve të Kuvëndit, të Keshillit Drejtues dhe të Kryesisë. Ndarja e punës në mes tyre bëhet në mbledhjet e Kryesisë. Njëri nga n/kryetarët ose një antar i Kryesisë i propozuar nga Kryetari, duhet të zgjidhet anëtar i “Vatra Foundation, Inc.”

9 b. Një nga n/kryetarët ngarkohet me organizimin dhe fuksionimin e degëve, me drejtimin e aktiviteteve me komunitetin, si darka, vizita, përkujtime, promovime e tjera.

Amendment (Shtesa) 13 SEKRETARI I FEDERATËS VATRA (Neni 23)

a. Sekretari i Federatës Vatrës mban korespondencen me degët, me antarët dhe me përsonat e jashtëm, mban proces-verbalet e mbledhjevet, përgatit arkivin, bën njoftimet për mbledhjet (data, vëndi) dhe ndihmon Kryetarin në kryerjen dhe zbatimin e vendimeve të organeve të Vatrës.

b. Sekretari i Vatrës merr rolin e Kryetarit në rrethana kur ai dhe n/kryetarët mungojnë. Amendment (Shtesa) 14 ARKËTARI I VATRËS (Neni 24) a. Arkëtari i Vatrës zgjidhet një përson i cili është i besueshëm dhe ka njohuri dhe eksperiencë të mjaftueshme për të marrë përsipër kujdesjen për të ardhurat e Federatës, për të cilat është përgjegjës.

b. Arkëtari i mbledh të ardhurat e Vatrës (shih Amendamentin 5) me çek ose në monedhë, i depoziton menjëherë në llogarinë e Federatës, ku bashkohen edhe shumat e arritura me internet.

c. Llogaria bankare duhet të jetë në emër të Arkëtarit dhe të Kryetarit ose të një antarët e Kryesisë që cakton Kryetari. d. Arkëtari duhet të pajiset me një “Corporate Credit Card” të lidhur me llogarinë bankare të Vatrës si organizatë jo per fitim (“Non-Profit Organization 501 c 7).

10 e. Arkëtari bën shpenzimet dhe pagesat e aprovuara nga Kryetari, sipas vendimeve të Kryesisë, në përputhje me dispozitat kanunore.

f. Arkëtari paraqet raportin financiar në çdo mbledhje të Këshillit Drejteus dhe mban në dijeni të vazhdueshme Kryetarin mbi gjendjen e arkës

Amendment (Shtesa) 15 FONDACIONET E VATRËS

1. Fondi Vatra për Arsim (Vatra Educational Fund) a. Fondacioni Vatra për Arsim (Vatra Educational Fund), që njifet edhe si Fondi i Studentëvet, është krijuar për të ndihmuar studentët vatranë ose të familjevet vatrane. Ky Fondacion drejtohet nga një person i kualifikuar dhe i ndihmuar nga një ose dy përsona të besueshëm të emnuar prej tij dhe të aprovuar nga Kryesia.

b. Drejtuesi i këtij Fondi duhet të njohë dispozitat ligjore/bankare dhe kriteret mbi përdorimin e fondeve të tilla, si dhe të jetë kompetent për komunikim me bankën përkatëse, me studentat aplikantë, me mësuesa dhe me profesorë shkollash dhe universitetesh.

c. Drejtuesi i këtij fondi ka për detyrë të krijojë hapësira të ligjshme për shtimin e tij dhe organet e Vatrës duhet ta përkrahin në këtë përpjekje.

2. Fondi i Vatrës (Vatra Foundation, Inc.)

a. Vatra Foundation, Inc. është një strukturë financiare e krijuar nga Këshilli Drejtues, me qëllim për të mbledhur tëholla për nevojat e Vatrës dhe drejtohet nga një antar i Këshillit Drejtues.

b. Fondacioni është krijuar dhe regjistruar simbas ligjit për organizatat bamirëse, me kodin taksor 501 (c) (3), kështu që, shumat e dhuruara, donatorët kanë të drejtë t’i rrëzojnë nga taksat. Për shumat e dhuruarart, donatorit i lëshohet një diftesë nga Fondacioni, për t’a përdorur për atë qëllim.

11 c. Megjithëse Vatra Foundation, Inc. është një entitet ligjisht i pavarur dhe ka Kanunoren (Baylaws) dhe Këshillin (Board) e vet, ai përdoret ekskluzivisht për nevojat e Federatës Vatra, mbrënda parametravet ligjorë. Antarët e Këshillit (Board Members) të Fondacionit duhet jenë vatranë, të cilët paguajnë antarësinë simbas Kanunores (Bylaws) të Fondacionit. Duke qënë se pagesa vjetore e antarësisë së Fondacionit është zakonisht e lartë, antarët mund të ndërrohen çdo vit, duke u zavëndësuar gjithënjë me antaë ose zyrtaë të Vatrës, për të ruajtur lidhjen me organizatën amë, që është Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra (The Hearth).

d. Kryetari ose Arkëtari i Fondacionit paraqet raportin financiar katërmujor në mbledhjet e Këshillit Drejtues, kurse në Kuvënd paraqet raportin vjetor.

Amendment (Shtesa) 16 DEGËT (Nga Nenet 39-43)

a. Degët e Vatrës krijohen në qytete ose krahina ku banojnë grupe shqiptarësh të cilët kanë vullnet të ndihmojnë Federatën Vatra për të kryer veprimtarinë e vet në dobi të çështjs sonë kombëtare dhe, në mbledhjen e themelimit, duhet të jetë prezent Kryetari i Vatrës ose së paku një zyrtar tjetër nga Kryesia, i dërguar nga Kryetari. Anëtarët e rij duhet të pajisen me Kanunoren dhe duhet të marrin njoftime mbi frymën, qëllimet dhe programet e Vatrës, si dhe me detyrat e të drejtat e anëtarëvet.

b. Një degë duhet të ketë së paku 15 antarë të reulltë, të cilët zgjedhin kryesinë e degës të përbërë nga. Kryetari, zv/kryetari, Sekretari, arkëtari dhe tre antarë.

c. Detyrat kryesore të degëvet janë dy: të mbledhin pagesat vjetore të antarësisë dhe t’i dërgojnë në qëndër dhe, e dyta, të rrisë numrin e anëtarëve.

d. Përveç dy detyravet kryesore, dega e Vatrës mundet dhe është ekëshillueshme të zhvillojë aktivitete shoqërore në komunitetin përkatës, në marrëveshje dhe bashkëpunim me Kryesinë.

e. Degët duhet të mblidhen katër herë në vit (pas çdo mbledhje të Këshillit Drejtues), për t’u njohur me punimet dhe porosië e Këshillit Drejtues, ku Kryetari i degës merr pjesë si anëtar ex officio.

12 f. Këshilli i degës duhet të përgatisë listat e antarëve me emra, adresa, email, numra telefoni dhe pasqyrën e pagesave. Kjo listë duhet të jetë e përditësuar dhe duhet t’i dërgohet Kryesisë me postë elektronike ose me postë të rregulltë. Kur një antar nuk i përgjigjet degës, duhet të lajmrohet Kryesia.

g. Para çdo kuvendi duhet të mblidhen të gjithë anëtarët e degës dhe të zgjedhin delegatët që do t’i përfaqësojnë në Kuvënd. Numri i delegatëve caktohet në proporcion me numrin e antarëve të rregulltë: një delega për dhjetë antarë të rregulltë. Janë të rregulltë ata anëtarë që kanë paguar anëtarësinë së paku për dy vjetët e fundit. Ata që nuk janë anëtarë të rregulltë nuk mund të jenë delegatë as nuk mund të votojnë për delegatë. Pra, në se dega ka tridhjetë delegatë të rregulltë dhe të tjerë jo të rregulltë, ka të drejtë të dërgojë vetëm tre delegatë, përveç Kryetarit që është automatikisht delegat.

h. Degët duhet të kenë korespondentin e vet që pasqyron me shkrime aktivitetet e degës dhe të komunitetit përkatës.

Amendment (Shtesa) 17 MARRËDHËNIET E QENDRËS ME DEGËT (Nga Nenet 52-55)

a. Kryesia mban kontakte me Degët me anë të Sekretarit dhe me anë të Buletinit zyrtar të botuar te “Dielli”, si dhe me dhe me anë qarkoresh të dërguara me posë të regulltë ose me postë elektronike (e-mail). Kryetari i degës është njëkohësisht dhe anëtari i Këshillit Drejtues të Vatrës, kështu që dhe lidhja direkt sigurohet duke marrë pjesë në mbledhjet periodike të Këshillit.

b. Dega duhet t’i bindet rregullave dhe obligimeve, duhet të komunikojë me Kryesinë rregullisht. c. Degët që janë të obliguara nga ligjet e shteti ku veprojnë për t’u regjistruar, mund të regjistrohen si organizatë jo per fitim që nuk paguan taksa, “Non-Profit Organization, tax exempt” me kodin taksor 105 (c) (7), por jo si organizatë bamirëse “Tax Deductible” me kodin 501 (c) (3) ku tëhollat e dhuruara rrëzohen nga taksat.

13 Amendment (Shtesa) 18 BOTIMET E FEDERATËS VATRA (Nga Nenet 44-51)

a. Vatra boton gazetën “Diellin”, në internet dhe të shtypur në letër. Qëllimi i saj është t’u japë anëtarëve dhe gjithë shqiptarëve informacione të ndryshme në përgjithësi. Gazeta do të trajtojë çështjen kombëtare duke e paraqitur atë në të kaluarën dhe perspektivat e saj për të ardhmen, do të bëjë prezent të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jasht kufijve shtetëror në frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës së vendeve ku ata jetojnë. Me një fjalë, “Dielli” është organi zëdhënës i Vatrës.

b. Gazeta “Dielli” boton, shqip dhe anglisht, përveç lajmeve, edhe shkrime kulturorë, shkencorë, studimorë, letrarë, sporti e tjera., si dhe kronika nga anëtarët dhe degët e Vatrës, ashtu edhe nga komuniteti.

c. Vatra boton, simbas rasteve dhe mundësive, libra me vlerë kulturore e historike kombëtare, kumtesa seminarësh dhe konferenvash shkencore. Zanvëndësime të fjalëve të vjetra:

“Nyje” me “NENI” “Komison” me “KRYESI” “Komisioner” me “ANETAR I KRYESISË” “Chairman” me DREJTUES” “Extraordinore” me “E JASHTZAKONESHME” “Mot” me “VIT” “Prej soji” me “ORIGJINE” “Kllase” me “FUSE” “Harxhe” me “SHPENZIME” “Hesape” me “LLOGARI” “Përmotëshme” me “VJETORE”