DOSSIER- VATRA

Që nga fundit i lufës së Dytë Botërore dhe me marrjen e pushtetit në Shqipëri komunizmi filloi menjehere survejimet e tij në gjithë diasporën shqiptare në bote me 2 synime kryesore : – 1-Survejimi i Diasporës Shqiptare- 2-Përcarja e saj dhe eliminimi i cdo mundësie që Diaspora Shqiptare kudo që ishte në botë të mos ishte i kurrë e bashkuar kundër regjimit barbar komunist në Shqipëri, i cili e izoloi, varfëroji, burgosi dhe internoi shtetasit shqiptarë për plot 45 vjet.

Këtij survejimi te Sigurimit komunist të shtetit shqiptar nuk i shpëtoi dot as organizata më e vjeter dhe e më rendesishme e kombit shqiptar- Federata PanShqiptare e Amerikës – The Hearth – VATRA krijuar nga Kristo Kirka, Faik Konica, Fan S. Noli, Kolë Tromara e shume patriote te tjere. Kjo organizatë e cila ishte faktori vendimtar jo vetëm për shpalljen e pavarsisë në Shqipëri por dhe per ruatjen e intigriteti shqiptar që nga krijimi i tij, u survejua nga Sigurimi famëkeq komunist i shtetit shqiptar jo pak por për gati 40 vjet.

Aktiviteti i Sigurmit famëkeq kundër VATRES nuk kish thjesht synim survejimin, por qëllimi kryesor ishte përcarja e insitutit kombëtar te VATRES që të mos bëhej kurrë ashtu sic kish qenë dhe te mos praktikonte kurrë misionin e saj të krijimit : Zëri qe ruante lirinë, demokracinë dhe shtetin shqiptar të mbështur në themele të parimeve amerikane. VATRA për komunizmin e shtetit shqiptar përbente një rrezik jetik pushteti pasi në këtë organizate ishin inkuadruar të gjithe ata nacionalistë qe doni një Shqipëri , me liri individi, demokraci politike dhe shtetin e ligjit dhe një komb shqiptar me të drejta të plota autoktone kundrejt fqinjëve te tij ne rajonin e Ballkanit.

Shteti komunist shqiptar vrau dhe burgosi 15 ekponentë themelues dhe drejtues të VATRES qe në dekadën e parë që erdhi në pushtet. Në fund të viteve 40 shteti komunist shqiptar me me ardhjen në pushetet urdhëroi Sigurimin famëkeq komunist që u trajnua nga UDB-ja jugsllave deri më 1948 dhe KGB Sovjetike deri më 1960, që të krijonte një rrjet agjentësh në SHBA.  Qëllimi  kryesor i agjenturës  së  tyre ishte përcarja e organizatës me cdo kusht, diskreditimi i individëve që ishin kunder regjimit barbar komunist shqiptar dhe futja e elementit “gjithmonë në shërbim të komunizmit në VATER sidomos mes intelektualëve . Dega e VATRES në Washington DC në bashkepunim me Komisionin VATRA 5 Tetor 2019 paraqet në menyrë elektronike disa nga dokumentet origjinale të Dosjes së Sigurimit Të Shteti Komunist Shqiptar ndaj VATRES.  Kjo Dosje përmbledh rreth 800 faqe dokumenta.  Kjo dosje e  siguruar nga Dega e Vatres ne Washington DC nëpërmjet Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit do te behet publike ne Web site e Komisionit VATRA dhe Deges Washington DC ne menyrë graduale.

DETYRAT E AGJENTEVE TE SIGURIMIT KOMUNIST SHQIPTAR KUNDER VATRES NE VITIN 1973 – NEW YORK; PHILADELPHIA; CALIFORNIA

DETYRAT E AGJENTIT 939 – AKTIVITETI I TIJ KUNDR LEGALISTEVE
AGJENTI 500 – DETYRAT GRUPI I INTELKETUALEVE NE VATER
AGJENTI MERKURI – OBJEKTIVI DEGA E VATRES PHILADELPHIA
AGJENTI PLAKU – OBJEKTIVI ANTONIO ATHANAS DHE PERCARJA MES LEGALISTEVE ; BLLOKUT INDEPENDENT DHE BALLIT KOMBETAR
MASAT TEKNIKE ORGANIZATIVE TE DREJTUESVE- OFFICERI I SIGURIMT GJON KACORRI DHE KRYETARI I DEGES SE III TE SIGURIMI MITRO ZIKA

———————————————————————————————————————————

RELACIONI I SIGURIMIT TE SHTETIT KOMUNIST PER VITIN 1972

PLANI I SIGURIMIT TE SHTETI KOMUNIST SHQPTAR KUNDRA VATRES 1972

MASAT E REJA TE SIGURIMIT KOMUNIST SHQIPTAR NDAJ VATRES – 1978

PLANI I MASAVE AGJENTURORE TE SIGURIMIT TE SHTETIT KOMUNIST SHQIPTAR KUNDER ORGANIZATES VATRA NE SHBA ME 27 GUSHT 1986