DEKLARATË ZYRTAR PER 109 VJETORIN E VATRES

KRYETARI I VATRES -Z.AHMET XHAFO -28 PRILL 2021-CALIFORNIA

AHMET XHAFO -KRYETAR I VATRES

Te dashur e të nderuar Vatranë dhe Shqiptarë kudo që ndodheni

Sot është 109 Vjetori i themelimit të Vatrës. Ju uroj gëzuar këtë ditë të shenjtë për cdo vatran dhe e shqiptare në botë. Kjo organizatë dhe insitut kombëtarë ka shërbyer më shumë se një shekull e duhet të vazhdoj shërbimin e saj për shumë shekuj të tjerë.

Në këtë ditë të shënuar ne kujtojmë jo vetëm ata që themeluan VATREN si Faik Konica, Kristo Kirka, At Fan Noli, Lambi Çikozi; Kristo Floqi, Paskál Aleksi, Vangjél Gjika , Josif Pani, , Elia Tromara, Kosta Vasil por kujtojmë dhe gjithë ata VATRANE patriotë që u vrane ose humbën jetën burgjeve të komunizmit gjakatar në Shqipëri. 

Ne sot kujtojmë me nderim

Kristo Kirkën që vdiq në Burgun e Burrelit më 28 Prill 1955 në ditën e themelimit të VATRES, Koço Kotën që vdiq në Burgun e Burrelit, Kolë Tromarën që u pushkatua, Arqile Tasi, Kolë Rrodhaj, Faslli Frashëri që u pushkatua, editorin  e Diellit Bahri Omari qe u pushkatua, Andon Frashëri dhe Halit Qyteza që vdiqën në burgjet dhe internimet e komunizmit në Shqipëri.

Fatkeqësisht, sot Vatra jonë e dashur  për herë të parë në historinë 109 vjecare të saj është në gjykatë Federale e dërguar atje nga një grup njerëzish që duan me cdo mënyrë shkatërrimin instiutcional të kësaj organizate kombëtare.

Ky është një turp ë një shpullë për vatranët që punuan e sakrifikuan për Shqiperinë, Kosovën e për cdo shqiptar në botë. Është një poshtërim i  punës e sakrificave të ndjerit  Zoti Agim Karagjozi që e mbrojti Vatrën në një kohë shumë të vështirë.

Në këtë ditë të shënuar unë falenderoj gjithë ata VATRANË që me kembenguljen e vullnetin e tyre dhe me kursimet e tyre po bëjnë gjithcka që është e mundur te mbrojnë këtë institucion madhor të kombit shqiptar .

Shqiptarët kanë luftuar me shekuj e kanë mbrojtur atdheun, gjuhën, traditat, lirinë e tyre me gjak. Vatra është nje organizatë për cdo shqiptar të drëjtë e te sinqertë po mbi të gjitha është një organizatë që mbron lirinë, të drejtën e fjalës, mendimin ndryshe dhe ndjek rregullat e demokracise institucionale dhe traditat e kombit shqiptar. Në këtë pikë ne asnjëherë nuk bëjmë kompromis.

Ne kemi rrënjë të thella e shqiptarizmin në zemër. Vatranët e rij, të vjetër, të Krishterë, e musliman jemi vllezër e motra e do të punojmë sëbashku për të pasur një VATËR ashtu sic e krijua Korifenjtë e Kombit

GËZUAR 109 VJETORIN ME SHËNDET TË PLOT, SUKSESE, E LUMTURI.

RROFTË VATRA

Me Respekt,

Ahmet Giaffo, Xhafo, Kryetar I Fedratës Panshqiptare Të Amerikës VATRA

JOINT STATEMENT THE PAN ALBANIAN FEDERATION OF AMERICA VATRA-DIASPORA FOR A FREE ALBANIA AND CIVIL RESISTANCE

The revival and rehabilitation of communist tendencies and ideologies and the subsequent promotion into lawmaking decision bodies and government of individuals with inappropriate or dubious backgrounds

To ensure a proper future, the foundations of a healthy democracy and its sustainability must be adequately upheld. An important factor in this regard falls on all  political parties to present to the public running candidates who are of the highest standing in society.

It is of very grave concern to us to see a blatant disregard of this basic standard by political parties in Albania.

We express a deep regret and shock that individuals with dubious backgrounds or openly expressing views favorable to communism ideology  have been promoted and found their way into the lists of official candidates up for election in the upcoming electoral process to be held on April 25th, 2021.

Much of the Albanian public was shocked by the views expressed on television by the leading candidate running on behalf of the Socialist Party of Albania in Tirana (the most important electoral zone in the country). Ms. Lulieta Bozo, a communist era academic, openly expressed on television political debate  that, on balance, communism, and Albanian dictator Enver Hoxha  had more positives than negatives, thus relativizing the responsibility of that system for the consequences of the country’s poverty and the crimes committed against the population and violation of human rights  in the context of the class war. She even furthered her argument by resurfacing and treating a success story as one of the most regressive and economically destructive acts that Albania ever undertook under communism, the abolition of private ownership of land.

By praising communism and the Albanian communist  dictator Enver Hoxha, this candidate stands against the core values of the European Union and deeply offends the suffering of the Albanian people under that brutal regime. Ideologically motivated punishments and violations of basic human rights were manifested extremely harshly in Albania during communism:

  1. Over 50000 people and their families were interned and sent to labor camps,
  2. over 43000 were imprisoned for political reasons.
  3. over 6000 people were sentenced to death and executed, many without trial.
  4. 45 years of brutal total isolations of 3 million Albanians from the rest of the world
  5. Destruction of the religion’s rights and practices by closing and destroying 2, 1 69 religious buildings and killing and by executing or sending to labor camps more than 200 clergymen.
  6. The theft and destruction of private property collapsed the Albanian economy by turning Albania into the poorest country in Europe. 

In addition to the above, this candidate stands openly in disregard and against at least two resolutions enacted by the very Parliament where she aims to be a member of. Specifically, Resolution Number 11*, approved on October 30th, 2006 “For The Punishment of Crimes Committed During the Communist Regime in Albania” where, among others, it states that:

 “The totalitarian and communist regime of Enver Hoxha and his entourage who ruled Albania after WWII and up to 1990, was characterized by massive violation of human rights including individual and collective murders, with and without trial, death in forced labor camps, death because of hunger, torture, expulsion, slave labor, physical and psychological terror, genocide due to political background or inheritance, violation of conscientious freedoms like freedom of thought, freedom of expression, freedom of press, freedom of religion and lack of political pluralism” (Part 2, Resolute 11, 2006)

Another resolution also worth mentioning is that of 2016 for the punishment of crimes of communism against the clergy.  Most importantly there is a blatant disregard for European efforts in fighting communism. Resolutions and other actions taken by the Parliamentary Assembly of the Council of Europe in 1996, 2006, 2009 and 2019 and well as the Prague Declaration of 2008 “on European Conscience and Communism” completely forbid this kind of behavior and rhetoric, especially when it is coming from a front row politician.

Although this discussion only focuses on one candidate, there are other examples of communist era politicians still holding high office in the current government or legislative body. One such example is Mr. Gramoz Ruci, the current Speaker of the Albanian Parliament, who was the last communist Minister of Internal Affairs and the one signing the order to use firearms against protestors in 1991, which followed by the killing of 4 young men during protests in Shkodra**. The Ministry of Interior Affairs was primary institution responsible for carrying out much of the persecution and violence during communism described earlier. Today, in a baffling truth, it is estimated that this institution still employs over 100 individuals that were members of the secret service or secret police during the communist regime.

In light of the above, Diaspora Për Shqipërinë e Lirë (Diaspora for a Free Albania), The Pan Albanian Federation of America  VATRA (The Hearth) and Qëndresa Qytetare (Civil Resistance) have decided to jointly reach out to you for assistance in pressuring the Political Parties in Albania to react accordingly and remove these candidates from their lists.

In addition, we intend to strongly engage toward a complete de-communism  process in Albania to mirror what was successfully done in other countries in Europe.

We cordially ask for a meeting with you or your representative to discuss our efforts toward this.

We truly believe that our country deserves better than this and steps are required to bring our politics in line with European expectations.

For Pan Albanian Federation of America – VATRA (HEARTH) – AHMET GIAFFO -PRESIDENT For Diaspora Free Albania – FLORIAN HACKAJ, BLEDAR MALIQI – CO-FOUNDERS For Civilian Resistance – RIGELS XHEMOLLARI – EXECUTIVE DIRECTOR

https://www.diasporaofalbania.com/                                  https://federatapanshqiptarevevatra.com/                                                http://qq.com.al

References

*http://www.ikub.al/LIGJE_CATEGORY2/18/01/23/REZOLUTe-PeR-DeNIMIN-E-KRIMEVE-Te-KOMUNIZMIT-NDAJ-KLERIT-SI-DHE-MIReNJOHJEN-E-VE-0066.aspx

**https://www.balkanweb.com/dokumenti-masakra-e-2-prillit-91-zbulohet-urdhri-i-gramoz-rucit-qitesit/

How Albania Became the World’s First Atheist Country- https://balkaninsight.com/2019/08/28/how-albania-became-the-worlds-first-atheist-country/

From Shortage Economy to Second Economy: An Historical Ethnography of Rural Life in Communist Albania f King, R. and Vullnetari, J. (2016) From shortage economy to second economy: An historical ethnography of rural life in communist Albania. Journal of Rural Studies 44: 198–207 [DOI: 10.1016/j.jrurstud.2016.02.010][accepted January 2016; published online 24 February 2016];

DEKLARATE E FEDERATES PAN SHQIPTARE TE AMERIKES VATRA PER ZGJEDHJET NE KOSOVE

AHMET XHAFO – KRYETAR – VATRA

Federata Pan-Shqiptare e Amerikes VATRA

Në emër të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës, Vatra, i uroj popullit të Kosovës mbarësi në zgjedhjet tuaja parlamentare nesër më 14 Shkurt 2021. Kjo do të jetë zgjedhja juaj e tetë që kur trupat e NATOS ndaluan genocidin serb ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

Konsolidimi i demokracisë në Kosovë dhe shtetit të ligjit dhe së drejtës është një hap i rëndësishëm për një Kosovë si partnere e ndenjë në komunitetin ndërkombëtar. 

I përket pjesës politike të Kosovës të dalë nga këto zgjedhje ta drejtojë shtetin  drejt  luftës kundër korrupsionit, forcimit të shtetit ligjor , konsolidimin e institucioneve demokratike, zhvillimin ekonomik që ndihmon cdo shtetas të Kosovës, dhe pranimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në NATO, Bashkimin Europian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në emrin tim personal dhe në emër të organizatës më të vjetër shqiptare në botë VATRA, ju uroj suksese

13 Shkurt New York

Ahmet Xhafo KRYETAR  Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA

FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKES VATRA DENON ME FORCE CDO INICIATIVE APO PERPJEKJE TE QEVERISE GREKE QE CENON INTEGRITETETIN TERRITORIAL TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

DEKLARATE PER SHTYP E FEDERATES PAN SHQIPTARE TE AMERIKES VATRA

Z.AHMET XHAFRO KRYETAR I FEDERATES PAN SHQIPTARE TE AMERIKES VATRA

Ne ditën e Krishlindjeve, Këshilli I Lartë I Shtetit Se Greqise (një organ ky i barasvlefshëm me Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri) publikon Dekretimin e zgjerimit të ujerave territoriale greke nga 6 ne 12 milje. Sipas mediave greke, ky dekret përfshin hapësirën veriore të Detit Jon të ishujve të Jonit e deri në Kepin Tenaro të Peloponezit.

Ky fqinji ynë jugor dhuratën më të bukur në ditën e ringjalljes së Krishtit ja bën popullit te vet pikerisht në ditën e Krishlindjeve. Me këtë dekret, Greqia vazhdon aksionin e saj strategjik me synime të qarta ne Mesdhe. Dekreti i sapo miratuar për t’u zgjeruar, në mënyrë të njëanshme deri në 12 milje detare, pa u marrë vesh me shtetin me të cilat ajo i ndan ato, bie në kundërshtim me normat e së Drejtës ndërkombëtare, me Kartën e organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me vetë Konventën e Tretë mbi të Drejtën e Detit.

Ky vendim I Qeverise Greke vjen mbas dhënies së dritës jeshile gjate takimit “ jo transparent”të Kryeministrit Rama dhe Ministrit te Jashtëm Grek Nikos Dendias ne 20 Tetor, duke ja lënë Gjykatës së Hagës për të vendosur drejtësinë. Po për aq kohë sa Qeveria Shqiptare hesht dhe nuk reagon, natyrisht që çdo qytetari i lind e drejta të ndjehet i shitur, i tradhtuar, i papërfaqësuar në këto interesa madhore kombëtare.

Federata Pan Shqiptare e Amerikes VATRA dënon me forcë cdo iniciative apo perpjekje te Qeverisë Greke që cënon integritetetin territorial te Republikës se Shqiperisë nepermjet dekreteve “pushtuese” apo marrëveshjeve të “fshehta” me Qeverinë shqiptare. Federata Pan Shqiptare e Amerikes VATRA, denoncon publikisht dhe I konsideron këto provokime të qëllimshme që synojnë një konflikt rajonal për përfitime anti ligjore. VATRA do kerkojmë fuqishëm pranë Departamenit te Shtetit dhe Kombeve te Bashkuara si dhe organeve te tjera nderkombetare, anullimin dhe moslejimin e zbatimin të ketij Dekreti “kriminal” anti-shqiptar.

Kryesia e Federates Pan Shqiptare te Amerikes VATRA Kryetari AHMET XHAFO 28 Dhjetor 2020

DEKLARATE E FEDERATES PAN-SHQIPTARE TE AMERIKES VATRA

Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA mbështet cdo perpjekje që nderon viktimat shqiptare që humbën jetën nga shovinizmi grek në Shqipëri. Ngritja e një memoriali për 217 Viktimave të Hormovës të masakruar nga shovinistët grek në Mars 1914 ne Kishën e Shen Marisë ne Hormove është detyre historike.

Kjo merr vlerë të vecantë kur inisiativa të tilla bëhen nga qytetarë në Shqipëri e Kosovë. Asnjë pushtet qëndror apo lokal në Shqipëri nuk ka te drejtë të ndalojë të vërtetat historike të kombit shqiptar por përkundrazi duhet te ndihmojë që ato të vihen në pah dhe te kalohen brez pas brezi. Ateherë kur shteti shqiptar qëndror apo pushteti vendor nuk ndihmon dot në këtë drejtim nuk duhet në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë

Ne i bëjmë thirrje gjithë shoqërisë civile shqiptare kudo në botë ta mbeshtesi një inisiativë të tillë.

DEKLARATË- KËRKESË E PËRBASHKËT!

DIASPORA PËR SHQIPËRINË E LIRË -FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA -MBROJ DEMOKRACINË

Diaspora për Shqipërine e Lirë”, “Vatra” dhe “Mbroj Demokracinë” nuk mendojnë se këte duhet ta përcaktojë *qeveria*, por akademikët e pavarur, ndërgjegjia e një kombi, memoria e të mbijetuarëve dhe ajo kolektive!

Nën mjegullën e krijuar nga pandemia e Covid-19, mes emergjencash mjekësore e sociale që kërkojnë zgjidhje të shpejta, Kuvendi i Shqipërise, më 22 Tetor 2020, ka gjetur kohën të miratojë disa ndryshime në #ligjin Nr. 10242, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizimit në Shqipëri-ISKK”, të cilat e #kufizojnë objektin dhe periudhën e hulumtimit shkencor të krimeve të komunizimit nga ISKK, nga 29.11.1944 deri në 08.12.1990.

Kjo nismë politike, e ndërmarrë nga një grup deputetësh që nuk kanë asnjë lidhje me qarqet shkencore, është një ndërhyrje flagrante dhe goditje e ulët që i bëhet jo vetëm punës së pavarur të akademikëve, por edhe aspiratës së shoqërisë shqiptare për drejtësi për viktimat e komunizmit.

Shohim përditë një turravrap të çuditshëm për mbulimin e historisë dhe për të mpirë kujtesën kolektive: teatro shëmben, kulla sahatesh mbulohen nga babëzia për fitim, akademikëve u kufizohet puna shkencore për interesa të pastra politike. Manipulimi e mbulimi i historisë duhet të marrë fund. Po ashtu edhe ndërhyrja brutale dhe antikushtetuese e politikës në kërkimet akademike.
Një popull pa kujtesë është një popull që rrezikon të mbetet pa të ardhme.

Prandaj “Diaspora për Shqipërine e Lirë”, “Vatra” dhe “Mbroj Demokracinë”, janë berë së bashku këto ditë për të ngritur zërin kundër këtij fenomeni të shëmtuar, aspak të denjë për një shoqëri që aspiron #drejtësi dhe demokraci.

Ne do të kërkojmë e do të lobojmë me forcë mosdekretimin e këtyre ndryshimeve nga Presidenti i Republikës dhe tërheqjen e Kuvendit të Shqipërise nga ky ligj që na çon prapa, në kohët e errëta të historisë sonë.

Ju ftojmë të lexoni deklaratën tonë më poshtë duke i bërë thirrje shoqërisë civile dhe qytetarëve të ndershëm të na mbështesin në këte nismë:

Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10242, datë 25.2.2010 “Për Institutin e
Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri” (ISKK)
Në seancën e datës 22 Tetor 2020, në një lëvizje të pa-precedent, Kuvendi I Shqipërisë, vendosi të limitojë me ligj aktivitetin hulumtues të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri (ISKK), si më poshtë:
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Vendosi: Ne ligjin nr. 10242, date 25.2.2010 “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizimit në Shqipëri”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Në nenin 3, shkronja a), bëhet ndryshimi si më poshtë: “Periudha e komunizmit”është periudha e historisë së Shqipërisë nga 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990.”

Ky ndryshim është një goditje e rëndë që I bëhet punës së ISKK. Kjo manovër është sa anti-ligjore aq edhe anti-historike, është një tentativë e qartë e politikës për të limituar studimet dhe hulumtimet e nevojshme duke ju kundërvënë qartazi parimeve të kërkimit shkencor dhe përpjekjeve për zbardhje të së vërtetave historike!

Ky ndalim është antiligjor sepse bie ndesh me ligjin nr. 7514 datë 30.9.1991 “Për pafajësinë,amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve politikë” (ndryshuar në vitin 1993) ku në nenin 7/a thuhet qartësisht se krimet komuniste për të cilat trajtohen dhe reahabilitohen të përndjekurit fillojnë që më 1.8.1943. Gjithashtu ky ndalim bie ndesh me objektin dhe qëllimin për të cilin është krijuar ISKK me Ligjin aktual nr. 10242 datë 25.2.2010. Dihet gjerësisht se krimet e komunizmit në regjimin komunist (1945-1991) ishin rrjedhojë dhe vazhdimësi e pandarë e krimeve të komunizmit në vitet 1943-1944. Mohimi arbitrar me ligj I kësaj periudhe përbën një akt të pra-precedent dhe minues ndaj pëpjekjeve për zbardhjen e së vërtetës së hidhur komuniste shqiptare.

Kufizimi në kohë i studimit të pasojave të komunizmit është një praktike arbitrare e cila nuk ekziston në asnjë institucion homolog me ISKK në Europë dhe më gjerë. Me këtë kufizim synohet të lihet në hije aktiviteti i disa figurave të errëta komuniste të cilët dyshohet se patën rol kryesor në një seri krimesh kundrejt rrymave anti-komuniste para vitit 1945. Shembuj konkretë të këtyre masakrave janë:

21 tetor 1943 – Ngjarja e njohur si masakra e Myzeqesë ku u vranë mbi 80 nacionaliste

4 nentor 1943 – Lufta e Gjormit – Vrasja e dhjetëra partizanëve dhe
nacionalistëve si dhe djegia e së paku 230 shtëpive në zone e Gjormit – Lepenices

Raste si të mësipërmet janë të shumta dhe kanë nevojë për studim serioz dhe të thelluar.Tentativat e manipulimit të historisë dhe shmangies së konceptit të luftës civile, nga e cila erdhën në pushtet partizanët komunistë, nxjerrin në pah qëllimet e mbrapshta të kësaj nisme ligjore. Mundimi për të zhdukur nëpërmjet harresës fakte të kësaj periudhe kaq vendimtare, nuk i shërben refleksionit historik mbi motivet që cuan në atë konflikt civil. Pikërisht për këtë mungesë refleksioni ky konflikt është ende kaq i gjallë në shoqeri dhe në politikë.

Diaspora Për Shqipërinë e Lirë, Vatra dhe Mbroj Demokracinë i konsiderojnë këto ndryshime si thellësisht politike të cilat dëmtojnë jo vetëm punën kërkimore të institucionit por edhe moralin shoqëror në tërësi. Për rrjedhojë, ne do të ndjekim të gjitha hapat institucionale dhe ligjore për anullimin e këtyre amendimeve, duke përfshirë:

Lobimin e fuqishëm kundër amendimeve të mësipërme dhe denoncimin e tendencave të qeverisë shqiptare për të lënë në hije të kaluarën komuniste dhe krimet e saj. Do të dërgohen shkresa dhe do të kërkohet mbështetje nga:

o Victims of Communism Memorial Foundation – Washington DC, USA
o “Tribute to Liberty” – Ottawa, Kanada
o Platform of European Memory and Conscience – Prague, Czech Republic
o ÖAW, Österreichische Akademie der Wissenschaften – Vienna, Austria

  • Dërgimin e kësaj deklarate dhe kërkesë per për mos-dekretim të këtyre ndryshimeve anti-ligjore Institucionit Të Presidentit të Republikës.
  • Dërgimin e kësaj deklarate dhe kërkesë Institucionit të Kuvendit të Shqipërisë për
    tërheqje nga kjo iniciativë
  • Bërjen me dije të organizmave ndërkombëtare të akredituara në Tiranë, BE dhe USA për rrezikun që paraqesin nisma të tilla në raport me liritë akademike dhe kërkimin shkencor në përgjithësi por edhe në vecanti në raport me një institut të krijuar posacërisht për hulumtimin e krimeve të komunizmit. Reflektimi dhe përballja me të kaluarën lehtëson rrugën drejt së ardhmes!
  • Diaspora Për Shqipërinë e Lirë – Z. Florian Hackaj -Bashkëthemelues Z. Nador Bakalli Anëtar I grupit bërthamë
  • Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA – Kryetar Z. Ahmet Xhafo
  • Mbroj Demokracinë – Mag. Iris Toto Coordinator for Rule of Law, Justice Reform and Fiscality

Deklaratë Për Shtyp e Federatës PanShqiptare Të Amerikës VATRA

Federata Pan-Shqiptare e Amerikes VATRA

PO Box 622504, Bronx New York 10462

VATRA DENON ME FORCE AKTIN TERRORIST NE VJENE

NEW YORK 3 Nëntor 2020

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA shpreh indinjatën e saj të thellë për  aktin terrorist që ndodhi në Vjenë Austri më date 2 Nëntor 2020 ku humbën jetën 5 persona dhe  plagosen 22 të tjërë.  Mes atyre që humbën jetën në këtë akt terrorist ishte dhe një 20 vjecar shqiptar nga Struga në Maqedonine e Veriut.  Tre pjesëtarë të forcave të policisë austriake që ju përgjigjën këtij sulmi terrorist ishin më origjinë shqiptare, përfshi këtu dhe Doruntina Miroci, mbesa e ambasadorit të Kosovës në Gjermani.

Dhimbja jonë bëhet dhe më tronditëse duke ditur se autori i kësaj tragjedie është nje 20 vjecar nga Austria nga qytetit St. Poeten, 33 milje ne perëndim te Vjenës prindërit e te cilet jane shqiptarë nga Maqedonia Veriore

Vatranët shprehin ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave  dhe, në mënyrën më të ashpër, e denojnë këtë akt mjeran duke e konsideruar si një krim antinjerëzor, që cënon vlerat dhe traditat e popullit shqiptar.

Kombi shqiptar është gjithnjë mirënjohës Austrisë dhe popullit austriak për rolin e madh që luajti në njohjen dhe mbrojtjen e pavarsisë së Shqipërisë me 1912.  Në vleresojmë deklarimet e Kancelarit austriak  Sebastian Kurz i cili thekson se: Kjo nuk është një luftë mes kristianëve dhe myslymaneve apo një luftë mes austriakëve dhë emigrantëve, kjo është një lufte mes civilizimit dhe barbarizmit.

VATRA u bën thirje gjithë familjeve shqiptare ti kushtojnë kujdes edukimit të fëmijëve dhe rolin që luajnë mediat sociale në zhvillimin e tyre,  që të mos bien pre e grupeve esktremiste dhe radikale duke dëmtuar kështu harmoninë fetare dhe imazhin e kombit shqiptar në botë.

Kryetari i  VATRES  

Z. Ahmet Xhafo

KOMISIONI VATRA 5 TETOR 2019 DENON KUVENDIN E TURPI – 26 JANAR 2020

DEKLARATE PȄR SHTYP – NEW YORK 26 JANAR 2020

Komisioni VATRA“5 Tetor 2019” vazhdon rregullisht mbledhjet e saj pȅr te pȅrmbushur me pȅrgjegjȅsi misionin qe I ȅshtȅ ngarkuar, per ta cuar Vatrȅn drejt njȅ Kuvendi legjitim, transparent dhe demokratikȅ.

Nȅ mbledhjen e sotme datȅ 25 Janar 2020, ku pervec anȅtarȅve tȅ komisionit, morȅm pjesȅ dhe Ukȅ Gjonbalaj, Mithat Gashi,Dr. Gjon Bucaj, Edward Bucaj dhe Albert Perndocaj, Komisioni analizoj me pȅrgjegjȅsi Kuvendin e “Turpit” mbajtur mȅ 19 Janar 2020 nȅ Michigan.

I bȅjmȅ me dije tȅ gjithȅ anȅtarȅvȅ tȅ Vatrȅs dhe opinoinit mbarȅ publik, Komisioni vendosi unanimisht qȅ jo vetȅm nuk e njeh Kuvendin e “Turpit” por gjithashtu nuk njeh asnjȅ vendim i dalȅ nga ky Kuvend. Komisioni do vazhdojȅ me vendosmȅri dhe pȅrkushtim duke ndjekur tȅ gjitha rrugȅt demokratike dhe bazuar nȅ ligjet dhe drejtȅsinȅ Amerikane. Kjo vendosmeri bȅhet dhe me e theksuar, kur kujtojmȅ qȅ sot dy vjet mȅ parȅ, dera e Vatrȅs mbyllet pȅr anȅtarȅt e saj, qȅ njȅ pjesȅ e tyre i kushtuan njȅ jetȅ tȅ tȅrȅ duke i shȅrbyer Vatrȅs..

Pȅrjashtimet me perkthyes, qȅ publikohen ditȅn dhe fshihen natȅn nuk janȅ gjȅ tjetȅr vetem mȅnyra mediatike komunsite, korruptive dhe dizinformuese. Kȅto shfaqje “kercȅnuese” jo vetȅm qȅ nuk na ndalojnȅ por na shtojnȅ dhe mȅ shumȅ energjinȅ dhe forcȅn pȅr ti kthyer Vatrȅs lirinȅ dhe demokracinȅ e munguar per me shumȅ se dy vite e gjysȅm.

Komisioni VATRA 5 Tetor 2019 do tȅ vazhdojȅ punȅn e tij pȅr Kuvendin e VATRȄS me 25 Prill 2020 nȅ New York dhe u bȅn thirrje gjithȅ VATRANȄVE tȅ mos bien preh e vendimeve tȅ Kuvendit tȅ Turpit dhe tȅ mos zbatojnȅ kȅto vendime qȅ janȅ nȅ kundȅrshtim tȅ plotȅ me Kanunoren. Komisioni VATRA 5 Tetor 2019 do tȅ vazhdojȅ rrugȅn ligjore pȅr zgjidhjȅn e kȅsaj cȅshtje.

DEKLARATE PER SHTYP -KOMISIONI VATRA 5 TETOR 2019-NEW YORK 18 JANAR 2020

Komisioni VATRA 5 Tetor 2019

New York 18 Janar 2020

Mbas perpjekjve të vazhdueshme duke denoncuar me forcë publikisht shkeljet flagrante të ish Kryesisë së Vatrës, nga e cila nuk ka asnjë reagim.  Ju njoftojmë  se Komisioni Vatra “5 Tetor 2019” ka nisur rrugën ligjore duke u bazuar në ligjet demokratike të SHBA-së për organizatat jo qeveritare dhe jo fitim prurësë.

Ky vendim u morë unanimisht jo vetëm nga të gjithë anëtarët e komisionit por dhe nga të gjithë vatranët e vërtetë që besojnë në demokracinë dhe drejtësinë e mohuar të Vatrës. Ne mendojmë se vlerat dhe historia që mban mbi sype kjo organizatë,  nuk duhet të lejohen të tjetërsohen në vazhdimësi nga vendimet e gabuara që kjo ish Kryesi merr në kundërshtim me Kanunoren e cila ka shërbyer si pishtar drejtësije dhe demokracije për këtë organizatë të kombit shqiptar.

Është për tu theksuar se kjo është hera e parë në historinë e Vatrës që rruga ligjore  është kërkuar për të zgjidhur mosmarveshjet brenda saj. Kjo është dhe  hera e parë pas 107 vjetësh ekzistencë që tregoji dështimin e drejtimit nga ish kryetari dhe kryesia e saj. Kjo ish  Kryesi jo-ekzistente që punon në vakum të plotë vazhdon rrugën e percarjes dhe e mospajtimit duke thirrur një kuvend të jashligjshëm më 19 Janar 2020.

Komisioni falenderon të gjithë mbeshtetsit që në mënyrë të vazhdueshme vazhdojnë të na mbështesin si me deklarata po ashtu dhe me telefonata, ku ato shprehin solidaritetin dhe I bashkohen rrugës së vërtetë që I mungon Vatrës që prej më shumë së 2 e gjysëm vitesh. Gjithashtu, komisioni përshendet Partinë e Legaliteti në New York që me deklaratën e saj tregoj se  fryma monarkisë gjithmonë ka si proritet mos përcarjen brenda organizatës..

Komisioni Vatra 5 Tetori 2019, vazhdon punën e tij instesive për përgatitjën ë kuvendit të ardhshëm nëpermjet mbledhjeve të përjavshme. Po punohet për pasurimin e database të anëtarëve duke mbledhur informacione demografike të sakta.

Komisioni i bën thirrje të gjithë vatranëve që besojnë në drejtësi,demokraci dhe transparencë, të mos bien preh e  vendimeve antiligjore që ish-kryesia ka marë dhe merr  për Kuvendin e 19 Janarit 2020, që të mos përsëritet I njënjti skenar I kuvendit të 10 qershorit 2017. NE NUK DO LEJOJMË QË VATRA TË DREJTOHET ME MENTALITET DHE MENDËSITË E SHQIPËRISË KOMUNISTE, POR ME LIGJET DHE DREJTËSINË QË NA KA EDUKUAR KJO TOKE E BEKUAR KËTU NË SHBA.

E VËRTETA ËSHTË E TILLË EDHE NË PAKICË ME NJË, PRA NUK NDRYSHOHET ME VOTA AS ME FORCË.

KUVËNDI I VATRËS ËSHTË ME 25 PRILL 2020 NË NEW YORK DHE CDO VENDIM TJETËR ËSHTË TENTATIVË PËR PËRCARJEN E VATRËS-13 DHJETOR 2019

KUVËNDI I VATRËS ËSHTË ME 25 PRILL 2020 NË NEW YORK DHE CDO VENDIM TJETËR ËSHTË TENTATIVË PËR PËRCARJEN E VATRËS

KOMISIONI VATRA 5 Tetor 2019 e konsideron vendim e kryesisë së Vatrës me mandat të përfunduar për një Kuvend të VATRËS me 19 Janar 2020 në Michigan të pavlefëshëm dhe jashtë Kanunores. Në bazë të nyjes 29 të Kanunores Kryesia nuk ka më të drejtë të caktojë ditën e Kuvendit.

Jo vëtëm kryetari dhe kryesia janë me mandat të përfunduar qoftë nga Kanunorja qoftë dhe nga Amandamentet e cfyqizuara nga vetë ata por kanë unzurpuar godinën e VATRËS duke mos lënë komisionin të kryejë punën e tij. Ky kryetar dhe kjo kryesi e morën këtë vendim vetem pas paraqitjes së gjitha fakteve nga KOMISIONI VATRA 5 Tetor 2019 që tregojne shkëljet e rënda të kanunores.

Duke injoruar çdo rregull të insitutit ky kryetar dhe kjo kryesi vazhdojnë të marrin vendime jashtë mandatit të tyre. Dita e Kuvendit të VATRËS është me 25 Prill 2020 në New York dhe jo në Michigan tek drejtuesit e degës që solli me arrogancë dhe manipulime Mishton në krye të VATRËS i cili e çoi këtë organizatë kombëtare drejt një shkatërrimi insititucional, përçarje dhe shkelje të fjalës së lirë. Sipas Nyjes 15: Komisioni me ane të Kryetarit ve ne veprim vendimet të votuara ne Kuvent dhe përkrah Kryetarin për të mbaruar detyrat e tij ne kufi të Kanunores dhe Rregullores.

Kjo kryesi dështoi plotësisht të bënte një gjë të tillë. KOMISIONI VATRA 5 TETOR 2019 gjithashtu dënon me forcë deklaratën e fundit të Dritan Mishtos si aktin e fundit të demagogjisë dhe hipokrizisë së tij. Ashtu siç deklaron dhe vete që ishte i vetmi kandidat si kryetar i VATRES me një platformë u pa qartë se kjo platformë ishte shkatërrimi i insitutit të VATRËS dhe përçarjes së saj.

Këto 2 vjet e gjysëm ai nuk harroi asnjëherë ta plotësonte këtë program. Që në 3 rreshtat e para të deklaratës së tij ai shprehet se: “viti 2019 shënon edhe përfundimin e mandatit tim si Kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA”. Atherë me të drejtë lind pyetja kur në vitin 2019 dhe në bazë të kujt nyje të Kanunores? Pyetje që as ai dhe as analistët e tij nuk kanë guxim ti përgjigjen. Ai në deklaratën e tij shprehet se: “U ruajt pothuaj e pandryshuar përbërja e anëtarësisë së Këshillit të Vatrës, jo vetëm si vlerësim për punën e mëparshme të anëtarëve të këtij Këshilli, por edhe sepse gjithnjë kam këmbëngulur që Këshilli i Vatrës duhet të ketë autoritet mbi Kryesinë”.

Ai e di shumë mirë që numrin e Këshillt Drejtues jo vetëm nuk u aprovua nga Kuvendi por dhe u shtua në numër me njerëz sipas dëshirave të tij. Këshilli Drejtues i VATRËS është mbledhur vetëm 2 herë në 2 vjet gjysëm nga 6 herë minimalisht në vit që e kërkon nyja e 16 e Kanunores. Të gjitha vendimet e VATRËS që nga 3 Mars 2018 janë marrë vetëm prej tij dhe me bindjen e Kryesisë dhe asnjë nga Këshilli Drejtues. Ai shprehet për Komsionin e Garancive të Kanunores, një Komision që u krijua sipas dëshirës së tij për ti përshtatur atij Kanunoren sesa për ta mbrojtur Kanunoren.

Sipas Nyjes 77 të Kanunores Çdo ndryshim i bere ne Kanunore dhe Rregullore prej një Kuvendi mund të behet vetëm me pëlqimin e dy të tretave të votave të përfaqësuara në Kuvend. Ky komision jo vetëm që nuk aprovua nga Kuvendi 2017 por e vetmja gjë që bëri ky Komsion është chfyqizimi i amandamenteve të Kanunores që ishin aprovuar nga Kuvendi i VATRËS më 2015.

Arsyeja ishte pasi këto amandamente kërkonin të ishe 5 vjet në VATËR te kandidoje për Kryetar kërkesë që Dritan Mishto nuk e plotesonte. Kur e fillon me shkelje do ta përfundosh me shkelje. Ky cfuqizim la VATRËN të kthehejë në fuqi Nyjën 11 të Kanunores që do të thotë që kryetari zgjdhet vit per vit dhe jo më njëherë në 2 vjet siç lejonin amandamentet e Kanunores. Mishto nuk u lodh shumë, thjesht i shkatërroi dhe i shkeli të dyja.

Megjithëse Dritan Mishto pretendon se ndjek filozofinë e Platonit ndaj kritikëvë të tij ai kurrë nuk pati guximin në këto 2 vjet e gjysëm të ulej të dëgjonte një kritikë apo ti përgjigjej qoftë një email ku paraqiteshin faktet e shkeljeve që i drejtoheshin atij. E vetmja herë që ai u përball me kritikat ishte mbledhja e Këshillit Drejtues me 3 Mars 2018 i rrethuar nga ata që e ngritën në krye nëpërmjet manipulimeve dhe genjeshtrave. Në atë ditë ai premtoi te ulej me degët që e kritikonin dhe të zgjidhte problemet që ato kishin ngritur, premtim që ai nuk e mbajti kurrë. Përgjigja e tij ishte thjesht heshtje dhe injorim.

Ai është i vetmi kryetar që i ka mbyllur derën e VATRËS Vatranëve. Në gjenezën e tij është pushteti absolut dhe i shtypjes dhe e ka vështirë të kuptojë ligjin dhe mendimin ndryshe dhe kjo u shpreh qarte gjate drejtimit te tij por ashtu dhe në Gazetën Dielli. Megjithëse ai mburret për kremtimin e 110 vjetorit të gazetës Dielli dikur gazeta e lirisë së mendimit ai e ktheu në nje gazetë vetëm të diktatit të tij. Degët që nuk mendonin si ai ose vinin në dukje shkeljet e tij nuk lejoheshin të botoheshin në gazetën Dielli madje as aktivitet e tyre. Ai i shkatërroi Diellit lirinë që e karakterizonte pasi kjo gazetë ka lindur dhe është në vendin e lirisë dhe i kujton gazetës Dielli vetëm moshën. Ai e ktheu Diellin e Konicës dhe Nolit në një model te gazetës Zëri i Popullit

Megjithëse ektremizmin grek në rritje i shprehur hapur këtu në SHBA që nga Nicholas Gage shefi i Vorio Epirit në konferencën e kësaj organizate në Tampa Florida tek thirrjet kundër Shqipërisë tek parada e komunitet grek në Boston, dhe protestat e shoqërisë Rrenjëve Shqiptare përpara shoqatës greke Laconian në Nëw York kundër ekstremizmit grek që ai i injoroi, tek cështja Çame që ende mbetet e pazgjidhur.

Mishto do jetë i vetmi Kryetar në 107 vjët të VATRËS që është shprehur kështu për çeshtjet mes Greqisë dhe Shqipërisë: “Unë përsonalisht jam i mendimit se çështja çame, si një plagë e dhimbshme duhet trajtuar me kujdes, mençuri dhe dashuri. Duhet trajtuar me kujdes sepse kërkimet më të fundit po tregojnë gjithnjë e më shumë afrimin genetik mes shqiptarëve dhe grekëve. Duhet trajtuar me mençuri sepse prej shekujsh shqiptarët, apo të njohur si arvanitasit, kanë jetuar dhe jetojnë në Greqi, duke u pasuar tre dekadat e fundit edhe me qindra mijëra shqiptarë, mes të cilëve ka një numër të lartë martesash mikse, me lindjen e dhjetëra fëmijëve shqiptaro-grekë dhe greko-shqiptarë. Duhet trajtuar me dashuri sepse me kaq shumë ura lidhëse, vetëm një marrëdhënie e mirë dhe e afërt mes dy vendeve dhe popujve do të lehtësojë zgjidhjen e çështjes çame. Dashuria mes popujve tanë duhet t’i paraprijë qëndrimeve të qeverive, të cilat kur bien në duar të gabuara dhe dritëshkurtra shkaktojnë tragjedi. Faktet historike tregojnë se marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë njohur përkeqësim të dukshëm pas pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Osmane dhe është detyra e çdo shqiptari të mirë të dalë mbi këtë mentalitet përçarës oriental“.

VATRA qe ne kohen e krijimi te saj me Konicen dhe Nolin e kanë akuzuar Greqinë si një nga armiqtë kryesor të Shqipërisë që nuk donin ekzistën e kombit dhe shtetit shqiptar në Ballkan por vetëm asimilimin e tij. Faktet historike deri më sot kanë provuar një gjë të tillë. Ligji i luftës që ëkziston që nga 1949 mes 2 vendeve masakra barbare te andarteve greke ndaj shqiptareve, maskrat e Çamërisë dhe vendosmëria e grekeve për të mos e zgjidhur kurrë cështjen Çame por vazhdojnë ta pengojnë në çdo nivel me çdo mënyrë dhe deklarimet e grekeve se Himara, Saranda, Gjirokastra i përket atyre trëgojnë atë që grekët kanë treguar që me 1821 asilimin e shqiptarëve me çdo kusht.

Ndërsa është Mishto më këto pikepamje e mbajti VATRËN për herë të parë në 107 vjet të heshtur për 2 vjet e gjysëm ndaj ektremizmit grek . Duket se Mishto harron fjalët e Presidentit Amerikan Theodor Rooselvet që janë botuar dhe në gazetën Dielli – “Shqiperia fillon nga Ulqini deri në Prevezë”

KOMISIONI VATRA 5 Tetor 2019 13 Dhjetor 2019