NË KUADËR TË JAVËS SË ÇAMËRISË

Nga Sali Bollati – New York 26 Qershor 2021

Gjate jetes time qe ne foshnjeri dhe deri me sot, kur nipi im me emerin-LIS; u pergjigjet miqeve  se Gjyshi im nuk eshte plak por i moshuar, nuk mund te me zere gjumi dhe aqe me pak te zgjohem  pa Çameri-Epir ne mendje e zemer. Jam debuar nga ai vend i Bekuar Shqiptar ku njerezit e mi më te dashur, te masakruar e te vrare, nuk jane as varrosur?! Shume shkrime jane botuar dhe njohur me historine e hidhur te mbas viteve 1944-1945, mbas masakrave, vrasjeve dhe debimeve me dhune nga ato Troje dhe toka te lulezuara pjellore ku kemi lindur e jetuar te lumtur mijera vjete, ku kemi folur Gjuhen e Perendise qe ne kohen e Mbretit Pirro- qe si nje Zog i Ipjes-Shqipes’ Pirro Burri, ne Ledhes lere; Ne kaha Iperoja te kemi Nder! Dhe vete Skenderbeu i Madherishem mbante titullin Princ  i Epirit.

Ketu nuk duhet harruar asnjehere se ndihmat dhe lufterat ne Kalabri e Sicili te Piros dhe Skenderbeut, u krijuan  mundesi Shqiptareve te Epirit-Çamerise te jetojne ne Kalabri e Sicili ku edhe sot ruajne me krenari gjuhen e traditat Shqiptare. Atje dhe ku jetojne gjetke sot; Emertimet  vendeve si rralle ndonje krahine tjeter shiptare i ruan si Ledhes, Lopes, Shendjella, Shenmer, Vreshteza, Rapeza, Qafa, Kuqi e tjera sot e kesaj dite tregojne qarte Shqiptaresine e Vertete. Dhe jo per tu cuditur, sot faktikisht edhe kur jane larguar ne emigracion te ri me instiucionet  perkatese e ruajnë e perkujtojne dhe e nderojne origjinen dhe krenarin e tyre  Çamo-Shqiptare. Vete grekerit shkruajnë se deri me 1912 i gjithe Epiri-Çameria fliste shqip. Kur, si shtetas Amerikan shkoj e takoj e permallem me vellezerit Çamë te krishtere atje, e ndjej vehten duke folur Shqip  me ta sepse kerkojne te vizitohen e te gezohen edhe nga grupe valltare folklorike e te gezohen se bashku ne gjuhen e nanes.

Me thene te drejten, ketu ne Ameriken e Bekuar, ku Fan Noli themeloi Kishen Ortodokse Shqiptare ne sherbim te emigranteve ortodokes Shqiptare forcoi Identitetin Kombetar Shqiptar sepse kisha greke nuk pranonte tu sherbente te krishtereve qe nuk e quanin vehten greke.?! Ne pervjetorin e 50 te pavaresise me 1962,kur pyetej Fan Noli per nje bashkim te Trojeve Etnike Shqiptare, shprehte deshiren hyjnore per Flamurin tone kombetar me te cilin kishte lindur Shqiptari Konstandin dhe qe bashkoi krishtërimin.

Dhe sot e kesaj dite, ne ndryshim nga Shqiperia e sotme komanduar nga antishqiptari Janullo I”shqiptarizuar” me goten e rakise nga Meta; Shqiptarizma e Vertete shpaloset per te gjitha krahinat Etnike Shqiptare. Rinia Shqiptare e ritur ketu, pervec gjuhes shqipe qe mesohet ne shkolla te drejtuara nga  adhetare intelektuale te vertete si K. Zylo e shoke, kendohet, vallezohet me flamure Kuq e Zi neper bulevardet e famshme te Kryeqytetit Boteror NY, te udhehequr nga Intelektual te rinj si M.Kepi dhe Marin Mema duke shpalosur se Cameria eshte Shqiptare dhe duke kerkuar te drejta njerezore te mohuara nga greket, pa rivendikime tokesore. Dhe jo per çudi, ne nje kohe qe institucionet fetare Shqiptare katolike, ketu dallohet vecanerisht Intelektuali  I Mirenjohur Shqiptaro Amerikan I Nderauari z. Frank Shkreli. Mbas njohjes e pervehtesimit  me studimet  katolike shqiptare, Kisha katolike Shqiptare ne NY  mbajne Mesha perkujtimore per te vraret e masakruarit Shqiptare te Çamerise. Ajo gjasme “kisha greke shoviniste” simbas urdher-porosise se janullos mbyll dyert dhe hesht?! Me paraqitje te te tilla tregohet qarte antihumanizmi bizantin I kishes Ortodokse te grabitur qe nga Tirana e deri ketu ne NY.

Duke e kthyer Kishen Shqiptare te Fan Nolit dhe ish Vatren e shqiptarizmes se vertete ne nje qenef grek.

Tendence kjo komplotiste greke qe mbas “fshirjes” se Çamerise Shqiptare te vazhdojne, edhe  me  mbeshtetjen e politikaneve “idhuj te helenizimit” te Tiranes, greqezimin e plote te Shqiperise-mbas varezave te genjeshtra, flamuj te vetequajtur VE deri edhe ndalimin e gjuhes shqipe ne fshatrat e jugut te Shqiperise?!

POR JO, JO JO KURREN E KURRES!

Me 6 Maj 2021, Shoqata e Studentave Shqiptare te Harvard  College ne Massachusetts organizuan nje Seminar Studimor:” Shqiptaret Çame te Greqise: 77 Vjet Mohim I te Drejtave Njerezore”.

Pjesemarja  Dr, Isa Blumi nga  Universiteti I Stokolmit dhe

Dr. Rudina Jasini Universiteti Oxford

U paraqiten dokumenta shume te vlefshme  në drejtim te mbrojtjes se te Drejtave Njerezore, vecanerisht kunder ekstremizmit anti humanitar grek ndaj popullesise Shqiptare te Çamerise se debuar, por edhe ndaj asaj Çame te krishtere qe nuk u lejohet gjuha shqipe; bile metropoliti I Epirit urdheron qe vajzat e krishtera Came te  regjistrohen ne shkolla greke dhe kur te behen nena tu flasin femiljeve greqisht e jo shqip?! Pse duhet te jete Greqia antare e BE kur nuk ploteson asnje te drejte per minoritet, Si mund qe Shqiperia te jete “mike” me Greqine shoviniste e se bashku antare te NATO-s; ne nje kohe qe Greqia mban ne fuqi Ligjin e Luftes qe me 1940 kunder Shqiperise??!

Ne Itali pregatitur dhe publikuar nje dokumentar ku tregohen vuajtjet , vrasjet e masakrat te shovinistave greke ndaj Shqiptareve te Çamerise 1944-45.

Ketu ne NY -Kryeqender  boterore, mbas shpallosjes para mbare botes se Cameria eshte Shqiptare, pa rivendikime, kerkohet Drejtesi Njerzore per krimet e shovinistave greke. Gazetari publicist I mirenjohur z.Frank Shkreli nga Malesia e Mbishkodres, studjues dhe njohes shume I sakte katolik i brymosur me atdhetarizem, me Guxim e Krenari Konfirmon Vaso Pashe Shkodranin se FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA;se EDHE UNE JAM ÇAM DHE SE ÇAMERIA SHQIPTARE NUK HARROHET  JO, JO!.

Dhe ne ndjekje te tije dalin dhjetra Intelektuale Atdhetare te ndergjegjesuar me thirjen atdhetare, “EDHE UNE JAM ÇAM SHQIPTAR”!

Keshtu jo vetem ne kete Amerike te Bekuar por kudo ku eshte mbjellur, ruajtur e trasheguar me krenari, megjithese te emigruar ne vende te ndryshme te botes, ruhet Shqiptaresia Çame.

Kohet e fundit nje Kryepeshkop Ortodoks Shqiptaro Arberesh, me Flamurin Kombetar; ashtu sic parashikonte I Madhi Fan NOL kujton e gjalleron Shpirtin Shqiptar:

                              Flamur  qe lindi Shen Kostandinin,

                              Pajton Islamn’ e Krisherimin,

                              Çpall’ midis feve vellazerimn,

               Flamur bujar per Njerzimin  

Kisha Ortodokse Shqiptare e Buenos Aires meshë për martirët e Çamërisë

Kryepeshkop + Aleksander i Shqiptarëve

Kryepeshkop +Fan Noli: “Çamët janë Shqiptarë dhe vendi i tyre është Çamëria

Kryepeshkop + Aleksander i Shqiptarëve: “Çamëria është një plagë e hapur që pikon ne zemer të secilin prej nesh” 

Mirëmëngjesi, të nderuar Bashkatdhetarë, Vëllezër dhe Motra Shqiptarë, Miqësi e dashur të Shqipërisë: ju dëshiroj, shumë shëndet dhe begati, me familjet e juaja: Me rastin e 76º Vjetorit Genocidi Çam, nga fanatizëm i frikacak grek, ku u masakruan 100.000 Shqiptarë, 27 / 6 / 1944 – 2020, sot, ora 20.30, mbahet ne Kishës Ortodokse Shqiptare e Buenos Aires – Argjentinë, Liturgjia Hyjnore (Mesha) dhe Ceremoni Përshpirtjeje, në kontekst aktuell të 100 ditëve të karantinës këtu në Argjentinë nga COVID-19…

Çamëria je Dritë e Kombit Shqiptarĕ!!! Plagët e Çamëve nuk mbyllën kurr!!! Çamëria është një plagë e hapur që bleeds në secilin prej nesh!!! Homazh per te gjithe ata Martire qe u masakruan!!! Sotë kujtojmë me nder dhe respekt dhe shume dhimbje, në Argjentinë, dhe bota, në Vjetorin Gjenocidi Çam, Gjenocidi shovinizmi grek mbi popullsinë Shqiptare 27 / 6 / 1944 – 2020!!! E gjithë kjo tmerr dhe masakër filloi natën e 27 qershorit 1944, zervistët, tinëz ranë natën në Paramithi, si kasapët në therrtore, me hanxharë, të vrarët arritën mbi 600 vetë… Nuk duhet harruar, sepse përmes na vranë, na masakruan dhe na pushtojnë!!! Duhet ne si Komb të reagojmë për zbardhjen e këtoj krimi njerëzor dhe ta kthejmë Dinjitetin Kombëtarë edhe në Çamëri!!! Ne të gjithë Shqiptarët e kemi detyrim të bëjmë Homazhe!!! Nderim e Shume Respekt pa fund per te gjithe ata qe u perzune me force nga trojet e shtepite e tyre!!! Nuk harrojmë Genocidin e Popullit Çam, eshte Gjak Shqiptari!!! Çamëria, nuk ju harrojmë, Holokausti i ndërgjegjes njerëzore, klith dhe denoncon!!! Ditë zije sot për Kombin tonë!!! As, në asnjë mënyrë ta harrojme edhe ate te vitit 1914!!! Shqipëria jeton në Heronjtë dhe Martire e tyre!!! Homazh per te gjithe ata Martire qe u masakruan!!! Nderim e Shume Respekt per te gjithe ata qe u perzune me force nga trojet e shtepite e tyre!!! Kujto vellezrit e ti Çam dhe Genocidin e Popullit ton… Ky eshte gjak Shqiptari!!! Nuk duhet harruar Gjenocid turqit, serbët e greke, me shekuj kane bere Gjenocid dhe barbarie mbi popullsinë Shqiptare!!! Lavdi dhe u prehte ne Paqe!!! I përjetshëm kujtimi!!! Çamëria ti kthejm trojet tona te Nene Shqiperia!!! Një dhe një mijë herë unë do të përsëris britmën e shenjtë: Lavdi Deshmoreve, perhere Jeten dhe Vepren tende te Lavdishme te cilat brezat e ardhshem duhet ti mbajne si nje gje te Shenjte per Popullin tone, qofshin nëse Bektashi, Mysliman, Ateist apo Krishterë, eja afer Gjakut tende: Çameria nuk harrohet kurr!!! Rrofte Çamëria dhe Çamet!!! Shqipëria jeton në Heronjtë dhe Martire e tyre!!! Lavdi Dëshmorëve të Kombit!!! Rroft Kombi Shqiptare!!! Lavdi Dëshmorëve të Kombit që ranë për Çlirimin!!! Lavdi Dëshmorëve të flijuar në mbrojtje të Atdheut!!! Gjaku Stërgjyshor i tyre u bëftë pishtar ndriçues për Bashkimin e Popullit dhe të Kombit në atë natyrale!!! Rrofte Çameria dhe Çamet!!! Rrofte Republika e Çamerise!!! Rrnoft Cameria dhe Populli i saj Kreshnik!!! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Rroft Kombi Shqiptare!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! ! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Zoti e Bekofte Racen e bukur Ilire!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët, me gjith Kombin kuq e zi kudo janë në botë!!!

Shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot

+Aleksander I Shqipatrëve, Kryepeshkop – Bir I Shqiponjë
Rrofte Shqipëria e Bashkuar!!!
#UnëJamÇameria

Une si Shqiptar I Çamerise Martire qe mizorisht trajtohet nga autoritetet greke te komanduara nga qendra antinjerezore(vetequajtur kishe shoviniste byzantine); duke falenderuar Zotin e Madherishem te gjithe Njerezimit per Njohjen e Sakte te Vuajtjeve te pa drejta njerezore dhe denimin shkaktareve per  Qetesimin Hyjnor te shpirterave te Pafajshem

Ne rast se ka me te vertete Qeveri Shqiptare qe simbas Kushtetutes Kombetare duhet te  mbrojë e te ruaj Shqiptaret kudo ku jane e jetojne, atehere me kete AKUZE TE SAKTE JURIDIKE  TE NJE INSTITUCIONI TE MIRENJOHUR NDERKOMBETARISHT,  mbasi te studjohet me kujdes e competence, ti paraqitet sa me shpejte Organeve dhe Institucioneve Juridike Nderkombetare per Vleresimin e nevojshem per PADREJTESINE SHOVINISTE TE USHTRUAR NDAJ POPULLESISE ETNIKE SHQIPTARE TE ÇAMERISE-EPIRIT!

Si 84 vjecar, mbetur jetim qe ne moshen 7 vjecare, ju drejtohem per DREJTESI NJEREZORE!

Sali Bollati-Çam Shqiptar nga Paramithia; sot edhe Shtetas Amerikan

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *