DEKLARATË ZYRTAR PER 109 VJETORIN E VATRES

KRYETARI I VATRES -Z.AHMET XHAFO -28 PRILL 2021-CALIFORNIA

AHMET XHAFO -KRYETAR I VATRES

Te dashur e të nderuar Vatranë dhe Shqiptarë kudo që ndodheni

Sot është 109 Vjetori i themelimit të Vatrës. Ju uroj gëzuar këtë ditë të shenjtë për cdo vatran dhe e shqiptare në botë. Kjo organizatë dhe insitut kombëtarë ka shërbyer më shumë se një shekull e duhet të vazhdoj shërbimin e saj për shumë shekuj të tjerë.

Në këtë ditë të shënuar ne kujtojmë jo vetëm ata që themeluan VATREN si Faik Konica, Kristo Kirka, At Fan Noli, Lambi Çikozi; Kristo Floqi, Paskál Aleksi, Vangjél Gjika , Josif Pani, , Elia Tromara, Kosta Vasil por kujtojmë dhe gjithë ata VATRANE patriotë që u vrane ose humbën jetën burgjeve të komunizmit gjakatar në Shqipëri. 

Ne sot kujtojmë me nderim

Kristo Kirkën që vdiq në Burgun e Burrelit më 28 Prill 1955 në ditën e themelimit të VATRES, Koço Kotën që vdiq në Burgun e Burrelit, Kolë Tromarën që u pushkatua, Arqile Tasi, Kolë Rrodhaj, Faslli Frashëri që u pushkatua, editorin  e Diellit Bahri Omari qe u pushkatua, Andon Frashëri dhe Halit Qyteza që vdiqën në burgjet dhe internimet e komunizmit në Shqipëri.

Fatkeqësisht, sot Vatra jonë e dashur  për herë të parë në historinë 109 vjecare të saj është në gjykatë Federale e dërguar atje nga një grup njerëzish që duan me cdo mënyrë shkatërrimin instiutcional të kësaj organizate kombëtare.

Ky është një turp ë një shpullë për vatranët që punuan e sakrifikuan për Shqiperinë, Kosovën e për cdo shqiptar në botë. Është një poshtërim i  punës e sakrificave të ndjerit  Zoti Agim Karagjozi që e mbrojti Vatrën në një kohë shumë të vështirë.

Në këtë ditë të shënuar unë falenderoj gjithë ata VATRANË që me kembenguljen e vullnetin e tyre dhe me kursimet e tyre po bëjnë gjithcka që është e mundur te mbrojnë këtë institucion madhor të kombit shqiptar .

Shqiptarët kanë luftuar me shekuj e kanë mbrojtur atdheun, gjuhën, traditat, lirinë e tyre me gjak. Vatra është nje organizatë për cdo shqiptar të drëjtë e te sinqertë po mbi të gjitha është një organizatë që mbron lirinë, të drejtën e fjalës, mendimin ndryshe dhe ndjek rregullat e demokracise institucionale dhe traditat e kombit shqiptar. Në këtë pikë ne asnjëherë nuk bëjmë kompromis.

Ne kemi rrënjë të thella e shqiptarizmin në zemër. Vatranët e rij, të vjetër, të Krishterë, e musliman jemi vllezër e motra e do të punojmë sëbashku për të pasur një VATËR ashtu sic e krijua Korifenjtë e Kombit

GËZUAR 109 VJETORIN ME SHËNDET TË PLOT, SUKSESE, E LUMTURI.

RROFTË VATRA

Me Respekt,

Ahmet Giaffo, Xhafo, Kryetar I Fedratës Panshqiptare Të Amerikës VATRA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *