ZGJEDHJET PARTIAKE: A KANE VLERE PER POPULLIN?

Marietta Poshi – Tampa Florida

Përgjigja e shkurtër e pyetjes së mësipërme është: Zgjedhjet kanë po aq rëndësi sa u japim ne si popull mbasi ato kanë mbaruar!

Politika nuk mbaron vetëm kur zgjidhet një parti, një mandat apo një kandidat, kështu që vlera e tyre zgjatet po aq sa këto politikane janë në fuqi.

Të jesh banor në një republikë demoktarike, do të thotë të kesh privilegjin të zgjedhësh se cilët do jenë personat që do të udhëheqin vëndin për një kohë të caktuar sipas mandatitit qeveritar. Shqipëria ka fatin e mirë të kualifikohet si një republikë e tillë (demokratike) që prej vitit 1992 dhe çdo katër vjet, me anë te votës së lirë, mund ti japi zë mendimeve politike duke votuar për një parti apo nje tjetër bashkë me kandidatët e tyre.

Është shumë e rëndësishme që çdo votues të mir-informohet për axhendën e kandidatëve politikanë përtej reklamimeve të egzagjeruara në media apo portale të ndryshme.

Disa pika kyçe që duhen marrë parasysh kur vendosim për kë të votojmë janë:

  • Si do ti zgjidhin kandidatët disa nga problemet më emergjente që Shqiperia ka?
  • Si do ndikohet Shqipëria nga këto votime në të ardhmen?
  • Cilat janë disa nga dobitë personale të secilës parti?
  • Cilat janë aspektet negative dhe pozitive të secilës parti apo kandidat? (bëni një listë)
  • Cili ka qënë rekordi dhe historiku i partive apo kandidatëve në të kaluarën?

Pergjegjsia e votuesëve nuk mbaron me aktin e zgjedhejs në kutivë e votave, por duhet te shtrihet edhe pas votimeve. Populli i lirë, dhe vota janë ato çka bëjnë fuqinë. Politikanët janë shërbyes publik të shtetit që prezantojnë. Duhet hequr mentatiliteti që politikanët janë të paprekshëm dhe janë në pozitë për nevojat e tyre personale si p.sh. arritje ekonomike, karrierë. Roli më i rëndësishëm i një populli demokratik, është aftësia për ti mbajtur të përgjegjshëm politikanët e zgjedhur.

Kush duhet të votojë? Votimet duhen shfytëzuar nga të gjithë personat që kanë arritur moshën e duhur për të bërë kështu. Nëse një person nuk voton, në një farë mënyre ka marrë iniciativën që me mungesën e votës së tyre të votojv për palën tjetër.

Kush duhet ta influencoj votën tuaj? Askush! Është  mëse normale që në një familje të ketë anëtare me pamje dhe këndvështrime të ndryshme politike. Nodnjëhere është vëzhtirë të gjesh barazi mes mendimeve personale, dhe jo më ato me njerëz të tjerë pavarëshisht se mund të jenë fëmijë, prind, apo dhe partneri juaj. Të kesh këndvështrime të ndryshme ofron mundësi për larmishmëri në diskutim por nuk duhet të jetë kurrë bazë per zenka dhe përçarje. Gjithsesi, vota duhet të mbetet private dhe zgjedhje personale.

Së fundmi, partia juaj mund të fitoj, ose mund të mos fitoj. Kjo nuk do të thotë se ju si votues nuk duhet të jeni aktiv në politikën e vëndit apo dhe në anagazhimin për ti mbajtur politikanët të përgjegjshëm për veprimet dhe premtimet e tyre gjatë mandatit të caktuar.

Votime të mbara bashkatdhetarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *