THEMI – VATRA DHE KUPTOJME-KOMBIN ( 1912-2021)

Nga Hektor Zotaj

 Histori e Vatres eshte drejtesisht histori e levizjes nacjonale e shqiptareve ne Amerike. (Kanunorja ii) “… Kryeministri Greqise Z. Venizelos tha ne kohen e Konferences Paqes ne Paris, se te vetmim pengim serjos qe gjeti ne Epir Greqia, ish pengimi i vene nga Vatra” (Kanunorja iii). Me miqt e tij ai tha fjale per fjale “ Na mundi Vatra “. Ajo, per 109 vjet eshte Histori e Kombit e Shqiptar e faktori baze per njohjen e tij, dhe e perfaqeson ate brenda USA dhe prane shtetit Amerikan si asnje komb tjeter ne bote

Zanafilla e saj nis me rikrijimin e ndergjegjes kombetare perpara renies se Perandorise Otomane, vazhdon me Luften e I boterore, me Lidhjen e Kombeve ne 1920, me ngritjen e shtetit shqiptar, me pushtimin fashisto-nazist, me pushtimin komunist, me post komunizmin e sotshem e ne vazdim. Te gjitha besimet ne Zot, kane vendet e tyre te shenjta. Judaizmi ka murin ne Jeruzalem, Kristjanizmi ka Baziliken e Shen Pjetri ne Vatikan, Islamizmi ka Tyrben ne Meke. Kombi Shqiptar me dy besime, vendin e tij te shenjte ka Vatren ne Amerike

Sot Vatren Kombetare duan ta perjashtojne nga Vatra duan ta ndajne nga Kombi. Kete perjashtim po perpiqen ta bejne me ligjet e Tiranes te perkthyera anglisht dhe me para anonime. Ata thone “Vatren e kemi blere ne me vota njeqind dollareshe,prandaj eshte prona jone”. Vatra nuk eshte prone, eshte CESHTJE, eshte KAUZE, eshte KAUZA e KOMBIT nuk i perket asnje grupi.  Vet juristet amerikane habiten si mund te hapen padi te tilla,qe kane te bejne me te drejten e fjales, me te drejten e shtypit,me te drejten e tubimit, qe jane te drejta kushtetore te Kushtetutes Amerikane, dhe zgjatin ne kohe, e kushtojne qindra-mijra dollare.

Vatra Kombetare keto shpenzime me aq sa mundet po i perballon me te ardhurat personale te anetarve “ paycheck to paychek”,per te mos lejuar qe Vatra te kthehet ne nje “ levizje polltike e shqipetareve ne Amerike”,sic po ben padin e saj ata qe pretendojene qe jane VATRA dhe qe ka ne programin e saj “LEVIZJEN POLITIKE.E ka ne STATUTIN e saj, ne organiken e saj me zv. Kryetar te POSACEM vetem per CESHTJE POLITIKE.

Ka aktivitete konkrete me lidhje e takime politike ne Shqiperi, me vizita zyrtare te titullareve te saj te publikuara gjeresisht nga shtypi. -Vatra Kombetare nuk perzihet me asnje politike, ajo qendron permbi partite per te marre pjese ne zjgidhjet e problemeve jetike te Kombit sot. -Vatra Kombetare perseri sot eshte ne momentin me kritik te misjonit te saj.

Nga tribuna e partise ne pushtet, nga kandidatja tashma “ defacto “ e zgjedhur ( eshte ne krye te listes se kryetarit }, behet deklarata qe tingellon teper “h i s t e r i k e-” Enveri kishte me shume te mira se te keqija “. E thene fjale per fjale  “ te kthehemi perseri tek Enveri “, “ te kthehemi tek 8 nentori i vitit 1941”

Nenkuptohet qe ky do te jete “ sllogani” i partis saj ne vitin 2021 e tutje, pamvaresisht se quhet “ jasht kontekstit “. Konteksti gjithmone eshte nje. Nuk ka dy kontekste, nje per ne shtepi e nje tjeter per ne pazar. Ajo ka vetem kontekstin e Enverit.

Kryetari qe e emeroi deputete ti mbaje edhe barren.  Per ata koha perseri ka ardhur. Ne vitin 1991 Enveri vdiq perfundimisht me 22 shkurt. E denoi populli me vdekje pas vdekjes. E zvarriti nga Sheshi Skenderbej dhe e vari tek kodra ne rrugen e Elbasanit, ne shembelltyren e Causheskut. Bota ne ekran ne historin e saj ka pare vetem dy pamje te tilla,-rrezimin e monumentit te Enver Hoxhes dhe ate te rrezimit tet monumentit te Sadam Hysenit. Ramiz Alija qe e la hapur me qellim daten e vdekjes te Enverit, ne pllaken e varrit duhet ta kish gedhendur ne mermer edhe daten e vdekjes se vertete Te paraqitej e plote: “Enver Hoxha 1908-1991 me epitafin  i denuar nga populli i vet .

Populli atje ne koder kendoi me melodi “Posht Enveri – Posht Nexhmija-Esht eshte e  jona Shqiperia”.-dhe- shpalli Kursin e Ri “ Ta bejme Shqiperine si gjith Evropa”. E,kur politika dredharake nuk e beri ate,-populli shkoi vet ne Evrope,Amerik e ne te gjith boten. Ne vitin 1991 “ Totalitarizmi Komunist “ ra, dhe u tulat, nuk beri “ gek “ deri sa u “qetesuan gjakrat”, sic e pershkruan Nexhmije Hoxha ne librin e saj.

 Por Totalitarizmi i kishte ne dore te gjitha mjetet.  Ai vuri ne fuqi me “ rruge parlamentare “ ligjet jetike te tij: Ligjet e Privatizmit . – qe i beri komunistet nga “ shok udheheqes te Pasurise se Shtetit “ ne kohen e komunizmit, ne “ Pronare” me dokumenta pronesije “. I beri “kapitalisto-komunist “ Ndersa populli mbeti ne “ zero “, mbeti “ Proletare te te gjitha vendeve bashkohuni “.

 LIgji“ Teper Sekret” i “ Moskthimit te Prones “ . – qendron i hekurt edhe sot. Qeverite nderrohen, ky ligj i pa pranueshem nga njerezimi mbetet i pa tundur. Keto ligje strategjike ja kishin borxh nenes parti “ pasardhesit e saj te te gjitha bojrave “. Keto ligje u vendosen nga te dy palet e politikes shqiptare. Keto ligje e bene komunizmin ne Shqiperi “ Totalitarizem Apsolut Ekonomik “, qe i shtuar dhe i shumuar me biznese te erreta korruptive, sic akuzohen publikisht, i bene udheheqjet e tyre “Oligarket e Ballkanit sic e percakton Jon Kerry ish- sekretari shtetit amerikan.

“Ligji i Sistemit Proporcjonal te Zgjedhjeve”.- i bere me vone, prape dy krahet e klases politike ne Shqiperi i hapen rrugen perseri duke bere te mundur“ Sistemit Totalitar Politik “.

Kryetaret fuqi plote te partive bejne “ spastrimet” politike, bejne “ marreveshje“ me rivalet per te vazhduar luften e klasave. Rast tipik eshte kryesia e Parlamentit Shqiptar qe kaloi nga Jozefina Topalli e “ fundit e mohikaneve “ nga pala me biografi te keqe “, e frontit kombetar anti-komunist tek Ministri i Fundit i Brendshem i Komunizmit Gramoz Ruci.

Ajo karrike ku qendroi Ramiz Alija ne vitin 1991 nuk e duron dot kombin. Ai pranonte qe komunistet ishin percares dhe shkaterrues te UNITETIT KOMBETAR. Eshte deklarata e tij, e bere ne takim te ngushte me 23 korrik 1990.” Opozita Antikomuniste sjell rrezikun e Pajtimit Kombetar.( Panorama 11| 12 | 2017).  Kjo porosi e Ramiz Alise e mesuar mire nga klasa politike shqiptare ne keto 30 vjet e fundit beri te mundur largimin total e shtreses se vuajtur nacionaliste dhe antikomuniste nga pozicionet kyce te drejtimit politike dhe insitucionale ne Shqiperi. Totalitarizmi Apsolut Ekonomik , Thirrjet per rehabilitimin e Enver Hoxhes nga tribuna e PS dhe Totalitarizem Politik- jane shume shqetesuse per popullin shqiptar kudo qe ndodhet.

Ai i rrebeluar , mund te kthehet e te perserit nje “ 22 shkurt 1991 “- jo me arme zjarri, sepse policine e ka partia, por me hunje e me shkopinj si ne kohen e Pellazgeve, mundet. Kjo do te ishte tjeter gjeme per Shqiperin e Boten Shqipetare. Le te lutemi te gjithe,sic u lut Nene Tereza ne vitin 1997: “ Zot hiqe mallkimin tend nga populli im “ ( sic e thekson Fritz Radovani )  Kerkesat e Popullit Shqipetar mbeten te hapura: –

Te gjenden kockat , pa dallim feje, krahine, e ideje, te te vrareve nga Enveri, qe edhe sot jane pa nam e pa nishan Gjenerali ushtris vdekur erdhi nga Italia, tek ne, ne vend te huaj dhe i gjeti me numur matrikulli nje per nje pas 15 vjetesh. Ne pas 80 vjetesh nuk i kemi gjetur akoma shqipetaret tane. –

Te rishqyrtohen ligjet e privatizimeve, te dalin statistikat zyrtare, dhe listat emer per emer, nga regjistrat e pronave te pronareve qe kane privatizuar ate qe ka qene me emrin “ Pasuri Shteti” perpara renies te shtetit komunist ne 1991, ne forme ndertesash,objekte industriale,objekte tregetare, objekte e qendra mekanike bujqesore,ujore, objektet e ndermarrjeve bujqesor, objekte pyjore,objektet monetare qe dispononte shteti komunist ne fundin e tij,punishtet e te gjitha llojeve,oficinat e mjeteve te transportit, mjetet e transportit, qendrat e pushimit e shume pasuri te tjera te ngritura nga krahet e klases punetore, fshataresis punonjese,dhe te internuarve, te burgosurve dhe e te gjith popullit shqiptar pa perjashtim.

Pronaret e “ rinj “ qe kane privatizuar mbi normativen baze te te gjithe popullates te Shqiperise ne ate kohe, tu hiqet e teperta, dhe te behen debitore per gjith periudhen 25-30 vjecare. Kjo do te ishte thjesht nje ide,por grupet e specjalisteve te fushave perkatese jane shume me kopetente per te koregjuar ate qe i eshte vjedhur popullit shqiptar nga komunizmi, ne kohen pas renies tij. “ Pasuria e shtetit” e pushtetit komunist ti rishperndahet gjithe popullit. –

Te denoncohet dhe te cfuqizohet Ligji “ teper sekret “ i “ Mos Kthimit te Pronave “ te sekuestruara pronareve ne fillim te Regjimit Komunist Keto prona te kthehen te gjitha me shpenzimet e shtetit 100%,sepse jane cfrytezuar nga shteti komunist per 45 vjet, dhe nga shteti post-komunist per 30 vjet. Shteti te tundet, te kthej pronat me vleren qe kane sot, dhe te perballoj shpenzimet. Ne Amerike dhe ne te gjithe “ boten njerezore “ prona esht e shenjte –

Te behet “ Gjyqi i Krimeve te Komunizmit “ si ai i Nurembergut. Te ndalohen me ligj thirrjet per diktatorin dhe diktaturen, qe,te mos shpresojne qe ne Pallatin e Kongreseve do te kendojne perseri hymni tyre: “ lart me lart o shoke flamujt e kongresit beteja fitore te reja na presin “ Qe te mos kthehet me populli shqiptar tek ai sistem qe pershkruhet saktesisht ne librin “Animal Farm “ te shkrimtarit George Orwell. Qe te mos kthehet me populli shqiptar kurre tek “tufezat“ .

 Vetem Populli ne Fuqi“We the People” Populli ti zgidh problemet themelore te tij me Referendum – jo-me Parlament politik,

16 Prill 2021 Hektor Zotaj Virginia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *