NEXHIME ZAIMI – VAJZA E SHQIPONJES

Ne diten nderkombetare te gruas kujtojme Nexhmije Zaimi qe erdhi nga Libohova ne SHBA – Nga vajza e nje vendi te vogel tek shkrimtarja me librin me te shitur ne SHBA me 1938 tek nje gazetaret e para femra qe raportonin nga Lindja e Mesme ne vitet 50. I njohur nga komuniteti shqiptare ne New York i asaj kohe si Zonja e Pare e Shqiperise. Nexhmije Zaimi mberriti ne fillimim te viteve 30 ne SHBA ku u diplomua nga Universiteti Wesleyan ne Connecticut dhe me pas ne vitet 1940 perfundoi master per gazetari nga Universiteti i Columbia ne New York.

Me 1938 ajo shkruajti librin Vajza E Shqiponjes (Daughter of Eagle ) qe u be bestseller ne SHBA. Gjate luftes se dyte boterore ajo punoi me Zyren e Sherbimeve Strategjike (OSS) dhe pas luftes dashuria e saj per kombit shqiptar u pa qarte ne kundershtimin e saj ndaj komunizmit barbar ne Shqiperi dhe ndihmen qe i jepte per familjet e emigranteve shqiptare qe vinin ne SHBA dhe familjet e tyre qe kishin ngelur ne SHqiperi.

Ajo u be Kryetarja e Deges se Federates PanShqiptare VATRA ne New York dhe me pas ne mes viteve 50 ajo u be nje nga gazetaret e para femra te raportonte nga Lindja e Mesme. Ajo ka bere intervista me 2 presidentet e Egjitptit Gamal Abdel Nasser dhe Anwar Sada si dhe me Mbretin e Jordanise Hussein. Ajo ishte nje ze i fuqishem ne administratat amerikane ku paraqiti jo vetem studime per ceshtjen palestineze por dhe u be dhe nje aktiviste e fuqishme kurnder regjimit komunist enverian ne Shqiperi .

Ajo vazhdoi te jepte ndihmen e saj per refugjatet shqiptare qe largoheshin tmerrit te komunizmit ne Shqiperi. Ndihma e saj ishte ne Paris, Kajro, Gjeneve dhe Rome. Ajo u shpall person non grata nga regjimi komunist ne Tiraneme 1986. Apartamenti i saj ne Manhattan me gazetare, artiste, diplomate, shkrimtare jo vetem nga SHBA por dhe nga Evropa dhe Lindja e Mesme.

Ajo ndaloi profesionin e gazetarit per arsye shendeti verbimi i perkohshem si dhe kercenimet qe i beheshin ndaj saj dhe djalit te saj. Ajo u largua nga New York pasi u terhoq nga jeta aktive dhe u vendos ne Santa Barbara California. Ne moshen 80 vjecare ne Santa Barbara ajo strehoi ne shtepine e saj 3 femije nga Kosova qe ishin larguar

Ajo u largua nga jeta ne Prill 2003. Ne vitin 2013 djali i saj Eric Margolis qe eshte gazetar ne Kanada mori nje cmim gazetari pas vdekjes per nenen e tij Nexhmije Zaimi. https://alchetron.com/Nexhmie-Zaimi#Work-and-publications

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *