NE ECIM NËN RRUGËN E SHTRUAR NGA PARAARDHËSET TONA

Profesore Marietta Poshi
Florida 3 Mars 2021

Muaji Mars është cilësuar si muaj i ndryshimeve për arsye të ndryshme, siç është ndërrimi i stinës së dimrit me atë të pranverës. Pranvera karakterizohet me lulëzimin dhe fillimin e jetës e cila na jep shpresë për të ardhmen. Një krahasim paralel me atë të femrës: e bukur, e brishtë, dhe po aq thelbësore në vazhdimin e jetës qoftë shoqëror apo familjar.  Muaji Mars është muaji historik i femrës gjatë së cilit festohen dhe celebrohen arrtitjet e femrave në fusha të ndryshme të jetës si në art, në shkencë, politikë, edukim, etj. 8 Marsi në vecanti është Dita Internaciaonale e Femrës. Kjo ditë përfshin privilegjin e të qënit femër pavarësisht arritjeve personale apo profesionale.

Femrat që shohim dhe ndeshemi sot në Vitin 2021, është pasardhesja e një femre shumë ndryshe nga ajo e vitive, dekadave, apo dhe shekujve më parë. Shkollimi, lirija, apo dhe zgjedhja e partnerit nuk kanë qënë gjithmonë aq të zhdërvjellta si sot. Dhe kjo si rezulatat i kulturës, fesë, apo dhe politikës së vendit tonë.  Femrave ju është dashur të luftojnë për të fituar vendin e tyre në shoqëri, qoft për vete apo dhe për femrat e tjera që do vinin pas tyre. Prandaj femrat duhen celebruar gjithë vitin, pasi kontribimi i tyre nuk ndalon së dhëni gjithë kohës, madje as me vdekjen e tyre nuk ndalon.  Dedikimi i muajit Mars, na bën te reflektojmë mbi te shkuarën, dhe të jemi optimistë dhe krenarë për të ardhmen. Femrat kanë bërë një rrugëtim të gjatë për të qënë këtu ku janë sot, dhe e ardhmja mbetet akoma për të shpalosur potencialin e tyre.

Janë dy femra nga e kaluara të cilat do doja që femra moderne Shqipëtare ti njihte dhe ti vlerësonte pasi kontribimi i tyre në avancimin e rolit të gruas në shoqëri, ju kushtoi shumë shtrenjtë, ju kushtoi jetën. Kush e paguan lirinë e tyre me jetë, do të thotë qe e ka vlerësuar atë më shumë se cdo gjë tjetër dhe lufta a tyre ka shërbyer si themel për të ngritur imazhin tonë sot.

Sabiha Kasimati- Shkencëtarja e Parë Shqipëtare

Sabiha Kasimati lindi më 15 Shator të vitit 1912 në Edirne. Sabiha ishte vajza e një mjeku Shqipëtar nga Libohova i cili praktikonte mjekësine në Turqi. Edhe pse e lindur jashtë Shqipërise, Sabiha u rrit me dashuri për Shqipërine. Kur familja Kasimati u kthye në Shqipëri, ato u vendosën në qytetin e Korçës. Kjo bëri të mundur që Sabiha të ndiqte Liceun Francez të Korçës, një nga institucionet më prestigjoze të asaj kohe në Shqipëri. Të njëjtin institucion ndiqte dhe Enver Hoxha, diktatori i ardhshëm i Shqipërise, madje ai dhe Sabiha ishin shokë klase.

Pas Liceut, Sabiha punoi për një kohë të shkurtër si mësuese e lendëve Edukate Morale dhe Frënghisht në Intitucionin Femëror të Korçës. Më pas punoi si mësuese biologjie ne shkollën Shqiptaro-Amerikane në Kavajë.

Ambicjet për të arritur më shumë e shtynë Sabihen që në vitin 1936 të fitojë një bursë për të ndjekur studimet universitare në Fakultetin e Shkencave Biologjike në Torino. Gjatë studimeve, Sabiha jo vetëm që u diplomua me maksimumin e mundshëm të pikëve, 30/30 cum laude,  por në vitin 1941 bëri të mundur dhe mbrojten e doktoraturës në Ihtiologji (degë e zoologjisë që merret me studimin e peshqve). Ekselenca e Sabihes bëri te mundur një ofertë pune si asistente në Universitetin e Torinos. Por dashuria për vendin e saj e shtyu ta refuzonte këtë rol dhe të kthehej në Shqipëri.

Sabiha u kthye në Shqipëri dhe nisi të punoj në Institutin e Shkencave në Tirane. Gjatë një periudhe 10 vjecare, ajo studio dhe bëri kërkime shkencore mbi peshqit pasi besonte që kërkime të tilla do kishin vlerë ekonomike dhe biologjike për Shqipërine. Studimet e Sabihes përfshinin zona nga liqeni i Butrintit deri në liqenjtë e Lurës, nga liqeni i Prespës deri në detin Jon dhe Adriatik, si dhe në lumenjtë më të rëndësishëm, duke regjistruar dhe përpunuar ndërkohë mijëra referenca bibliografike dhe fotografike, që do të kishin qenë një ndihmë e madhe jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet fqinje ballkanike kufitare.

Në një kohë kur vajzat martoheshin në një moshë të re, Sabiha i dedikohej shkencës. Ajo jetonte e vetme në një apartament në Tiranë dhe i pelqente hapësira personale edhe pse ishte e rrethuar nga shumë miq dhe mikesha intelektualë, me të cilët shpesh herë diskutonin tema akademike dhe shkencore. Sabiha njihej për tipin e saj të drejtpërdrejt. Sabiha ishte gati të publikonte veprën e saj voluminoze “Peshqit e Shqipërisë”, por nuk e arriti dot kurrë për shkak të ngjarjeve që vijuan në jetën e saj personale. Vepra e saj u botua në vitin 1955 në emrin e një shkencëtari rus Anatoli Poliakov, dhe të dy studiuesve Shqipëtare fillestarë Ndoc Filipi e Ndoc Rakaj.

Ndërkohë që Sabiha arrinte rritje profesionale, Shqipëria dërgohej drejt një sistemi të ashpër komunist me në krye ish shokun e klasës së Sabihes, Enver Hoxhën. Njerëzit intelektual shikoheshin si kërcënues të sistemit dhe dënoheshin me vdekje. Dënimi me vdekeje i profesorit të Sabihes, Salahudin Toto,  dhe internimi i mikeshës së saj, Musine Kokalari, bëri  që Sahina ti kërkonte një takim Enver Hoxhës. Në këtë takim Sahina e qortoi për vrasjet dhe persekutimin e intelektualëve, duke i thënë: “Ti po vret të gjithë intelektualët! Me çfarë ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë me këpucarët dhe teneqexhinjtë?!”

Sabiha e disaprovonte regjimin komunist dhe nuk e fshehu kurrë një gjë të tillë. Regjimit komunist ju dha mundësia e duhur për të eliminuar Sabihen kur në vitin 1951, në oborrin e ambasadës Ruse në Tiranë, plasi një bombë e cila bëri dëme materiale, si thyerjen e xhamave. Regjimi komunist urdhëroi arrestimin e 100 qytetarëve të implikuar me atentatin. Midis tyre dhe Sabiha Kasimati. Sabiha i mohoi të gjitha aktakuzat që u hodhën mbi të, por kjo nuk dha asnjë rezultat për lirimin e saj.

Sabiha Kasimati, u dënua pa gjyq, nën akuzën “Agjitacion dhe Propagandë”. Sabiha ishte e vetmja femër midis 23 vetave që u egzekutuan me 26 shkurt 1951.  Por Sabiha nuk vdiq nga plumbi si të tjerët. Ajo u mbyt me krahë tek ulerintë atë natë dhe shihte të tjerët si pushkatoheshin. Ulërimat e saj u dëgjuan nga banorët e zonës përreth deri sa ajo dha frymën e fundit. Trupi i saj dhe të 22 pushkatuarve të asaj nate u hodhën në një gropë e cila ishte hapur ditë më parë. Sabiha Kasimati vdiq më 26 Shkurt 1951.

Marie Tuci- Mesuese- Teologe Dhe Luftëtare për Lirinë e Fese Kundër Regjimit Komunist

Marie Tuci lindi më 12 Mars  te vitit 1928 në fshatin Ndërfushaz te Mirditës. Ajo ndoqi studiment në Shkollen e Mesme të Motrave Stigmatine në Shkodër. Pas shkollimit, Marie Tuci u bë mësuese në Internatin e Oroshit. Ajo doli hapur kundër regjimit komunist në mbrojte të së drejtës së saj për të besuar lirisht ne vitin 1946. Marie Tuci është e vetmja grua që renditet mes 40 martirëve të parë të Kishës Katolike Shqiptare.Teksa Marie Tuci priste ti bashkohej urdhërit të motrave stigmatine si murgeshë, ajo arrstohet. Arrestimi i saj u ndoq me trotura nga më të tmershmet ku protagonist bëhej dhe vet shefi i hetuesisë së asaj kohe. Ndër të tjera, Marie Tucin e zhevshën lakuriq, e mbyllën në një thes bashkë me një mace të egër dhe vazhdimisht e goditën me sende te forta. Marie Tuci vdiq në spitalin e Shkodres më 20 Shtator të vitit 1950 si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike që u ushtrua ndaj saj.

Dhuna barbare që u perdor ndaj Marie Tucit, frymëzoi dhe poezine e Meti Fidanit:

Po vdes nanë, sot po vdes”.

Nan’ e dashtun, sot po vdes

më kan futur, në një thes

lakuriq, tok me një mace

më kan mbyll, në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti

po ma merr nan, shef Seiti

jashtë thesit, shqip po flasin

më shqelmojn’, e më godasin

ligësia, nuk ka ngjyrë

shqelm në bark, shqelm në fytyrë

Po vdes nanë, sot po vdes

një lëmsh gjaku, brenda n’ thes

nuk ka vend imagjinata

kriminel, shpirtzinj si nata

më kan ça, bark e zorrë

hajde nan, e ver’ një dorë

Mbaju nan’, mbaju burneshë

më sill teshat, e m’vish murgeshë

mos qaj nan, jam bij Mirdite

s’na kan mposht, tash ndër vite

as dhe shkau, as dhe turku

as Enveri, as dhe burgu

as bollshik, e as titista

as hetues, as komunista

Po vdes nanë, moj un’ e zeza

shko më sill, një palë ndresa

njëzet e dy, sapo kam mbush

nuk du’ nan’, me m’qa kurkush

as n’ Orrosh, e as Ndërfush

as në bjeshkë, atje thellë

as në Fan, e as në Kthellë

as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë

as kurkund, nëpër Mirditë Zoti nan, ka pat’ mëshirë

më ka dërgu, të vdes e lirë

më sill ndresat, po të pres po vdes nanë, sot po vdes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *