KUR SYTË E MBYLLUR FLASIN

Zamira Rubjeka – Florida -5 Mar 2015

Pse janë këto portrete femrash me sy mbyllur? Kjo pyetje lindi që në momentin e parë që pashë pikturat e Saranda Xhemajlit në rrjetet sociale. Ndalem disa çaste më gjatë me admirim dhe kureshtje për vajzën në portret. Per një moment i mbyll dhe unë sytë për të ndjerë te njëjtën sensacion. Imagjinoj nëmendjen time këto portrete dhe patritur udhëtoj mbrapsht ne kohë.

Piktorja nga Kosova Saranda Xhemajli

Ajo që të tërheq vëmendjen janë kostumet shumëngjyrëshe dhe stolitë prej ari dhe argjendi që të kujtojnë veshjet mesjetare me ndikime bizantine dhe orientale duke më berë të perjetojë këto kohëra antike dhe të lashta.  Normalisht në portrete dua te shikoj sytësepse të gjithë e dimë që syri është dritarja e shpirtit të njeriut ku mund të shikosh shumë gjera, dhimbjen, pasionin, dashurinë, lumturinë dhe qetesinë shpirtërore të dikujt.

Por në këto portrete edhe pse sytë janë të mbyllur përmbajnë mesazhe dhe  përçojnë emocione. Në moment më erdhën në mendje sakrificat e nënave dhe grave shqipëtare. Këto nena që pranojnë të humbin veten dhe lumturinë e tyre personale për lumturinë e fëmijve dhe familjeve të tyre. Mahnitem me forcën e tyre te brendshme, sa e thellë dhe misterioze ështe bota shpirtërore e gruas shqipëtare. Përfytyroj Teutën, Donikën, Rozafën, Argjironë, Doruntinën, Shote Galicën, Urani Rumbo, Mother Teresa e shume gra shqipëtare duke perfshirë te gjitha nënat që kanë qenë dhe janë mishërim i dashurise dhe sakrifices.

Shpeshherë vetëm presenca e tyre  hyjnore dhe ekzotike është mëse mjaftueshme.

E frymëzuar nga këto piktura magjike, kontaktova Sarandën për mësuar më shumë për pasionin e saj në fushën e artit. Saranda po aq e bukur sa edhe emri i saj, paraqet talentin dhe punimet e saj elegante në disa rrjete sociale.

Ajo përqendrohet më shumë në portrete vajzash, fëmijesh dhe të heronjve apo figurave kombëtare.  Saranda ka lindur dhe është rritur në Vitia të Kosovës. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme për Matematikë dhe  Informatikë në vendlindjen e saj, dhe me pas ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës për pikturë. Saranda është një vajze e bukur shqipëtare, një artiste modeste me një botë te pasur shpirtërore që me talentin e saj na ka prekur me këto perla.

Saranda ndan me ne mendimet dhe opinionet e saj ndaj artit dhe mesazhe për artdashësit dhe grate shqiptare.

Cfarë mendon ti, si arti juaj influencon dhe prek jeten e tjetrit?

Saranda: Arti është jeta ime, arti im pasqyron botën që unë perceptoj dhe të gjitha gjërat që ndikojnë në mënyrën sesi jam. Pikturat e mia kanë kuptime personale, unë shprehem në mënyrë figurative, duke eksploruar imazhe,ngjyra, teknika dhe linja të ndryshme, prandaj pasqyrimi i botës reale përmes artit dhe përceptimi i tij nga njerëzit mendoj që ka ndikim të drejtëpërdrejtë edhe në jetën e secilit njeri, gjë që mendoj se ky është efekti i artit tim.

Kur e ke filluar artin, cfare të inspiron?

Saranda: Gjithmonë e kam dashur artin, por kur fillova studimet dhe gjatë studimeve u përqendrova gjithnjë e më shumë në art në përmbajtjen dhe mesazhin e tij, dhe kjo më bëri më të pasionuar në pikturën dhe artin në përgjithësi. Kur nuk pikturoj ndjehem më pak në kontakt me vetentime, prandaj pikturoj sepse kam nevojë edhe për vetentime.,Nuk ka përvojë ose ngjarje frymëzuese që më shtyne të pikturoj, prandaj nevoja ime për ta bërë këtë, është ajo që më bënë të pikturoj.

Cfare keni pikturuar herën e parë ?

Saranda: Gjithmonë me kanë tërhequr portretet,dhe në të shumtën  e vizatimeve që kam bërë kanë qenë kryesishtë portrete të familjarëve të mi.

Cfare të tërheq më shumë të vendosësh në punimet e juaja?

Saranda: Me pelqen arti figurative sidomos pjesa e portreteve,ne pikturat e mija mbizoterojne kryesishtfemrat,heronje te ndryshem dhe portrete te femijeve

Cilat janë qëllimet e karrierës tënde të pikturës ?

Saranda: Unë mendoj se mënyra më e mirë e planifikimitpër të ardhmen, është të përfitosh sa më shumë nga e tashmja.

 Keni ndonjë pasion tjeter?

Saranda: Arti më përmbush mjaftë dhe në të shumtën  e kohes merrem me pikturën pra pikturoj, ndërsa pjesëntjetër të kohës e kaloj duke hulumtuar për  artin, duke pa art dhe duke shfletuar ndonje libër.

Cfare mesazhi i përcjellë publikut me vajzat me sy të mbyllura?

Saranda: Ideja për femren Shqiptare ka filluar natyrshëmme foton time në veshje kombëtare, pastaj kam dashtë me zhvillu si koncept ku permes tyre shfaqet arti, kultura, tradita dhe historia jonë e shqiptareve  Pjesa e portretit me sy mbyllur ka fillu si përshkim i  gjendjes emocionale të femrës e cila edhe pse me sy mbyllur, ato flasin dhe përqojnë mesazhe dhe kështu përfaqësojnë fuqinë e tyre.

Cfarë mesazhi keni për vajzat dhe gratë shqiptarekudo në botë ?

Saranda: Të gjitha femrat shqiptare kudo që janë, duhet të jenë vetëvetja dhe të bartin mesazhe pozitive për vetendhe kombin e tyre, të angazhohen për ngritje profesionaledhe për pavarësinë e tyre jetësore .

Jemi krenare për vajza si Saranda qe me talentin dhe artin sjell origjinalitet, pozivitet dhe nje frymezim për te gjitha femrat shqiptare sidomos për  grate dhe vajzat shqiptare në Diaspore.

Suksese të mëtejshme Saranda dhe faleminderit që mban gjallë këto thesare kombëtare ❤️.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *