DEKLARATE E FEDERATES PAN SHQIPTARE TE AMERIKES VATRA PER ZGJEDHJET NE KOSOVE

AHMET XHAFO – KRYETAR – VATRA

Federata Pan-Shqiptare e Amerikes VATRA

Në emër të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës, Vatra, i uroj popullit të Kosovës mbarësi në zgjedhjet tuaja parlamentare nesër më 14 Shkurt 2021. Kjo do të jetë zgjedhja juaj e tetë që kur trupat e NATOS ndaluan genocidin serb ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

Konsolidimi i demokracisë në Kosovë dhe shtetit të ligjit dhe së drejtës është një hap i rëndësishëm për një Kosovë si partnere e ndenjë në komunitetin ndërkombëtar. 

I përket pjesës politike të Kosovës të dalë nga këto zgjedhje ta drejtojë shtetin  drejt  luftës kundër korrupsionit, forcimit të shtetit ligjor , konsolidimin e institucioneve demokratike, zhvillimin ekonomik që ndihmon cdo shtetas të Kosovës, dhe pranimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në NATO, Bashkimin Europian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në emrin tim personal dhe në emër të organizatës më të vjetër shqiptare në botë VATRA, ju uroj suksese

13 Shkurt New York

Ahmet Xhafo KRYETAR  Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *