SI KOMUNIZMI SHKATERROI DIPLOMACINE SHQIPTARE SUKSESI I CILES FILLOI 100 VJET ME PARE NGA VATRA

Shkelqesia Dr. Mihal Bej Turtulli Pefaqësuesi i VATRES në Zvicër

Në 100 vjetorin e pranimit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve është e rëndësishme të përmendet që diplomacia shqiptare filloi nga VATRA e cila krijoi suksesin e 17 Dhjetor më 1920. Kjo nuk  ishte thjesht një punë e çastit por  një synim që  prej disa vitesh nga gjithë shqiptarët që ishin në SHBA. 

Më 12 Korrik 1917 në Kuvendin e 6 të VATRES që u zhvillua në Lewis Hayden Hall, 97 Compton Street ne Boston u vendos:  Zgjedhja nga delegatet të Z/Mehmet Bej Konitcës , Z. Dr. Mihál Túrtulli dhe Nikoll Kasnetsi si përfaqësues të VATRES në Europë dhe përkatësisht në Zvicër dhe Londër per cështjet e shtetit shqiptar.  U-vendós nga ky Kuvend i VATRES që të vazhdohet fushata 3 Qershór 1917, që të mbushët shuma $40,000, dolláreve, më të cilat delegatët Vatrës të mundin të vazhdojnë propagandën për të drejtat Shqipërisë.

Programi Delegátëvë të VATRES vendosi: “Të sigurojmë me çfarëdó mënyre legjitime nga Fuqit’ Mëdhá dhe nga Kongresi Paqes një Shqipërí me kufiret saj ethnografike, me inidipendence mbreterore të plotë, një Shqipëri për Shqiptarët politikërisht dhe ekonomikerísht, dhe të bëjmë të njóhura të drejtat Shqipërisë, me anën shtypit evropján dhe me anë konferencash, në tere boten e qyteteruar.”

Kuvendi i 6-të i VATRES votoi ti jepet pro-shqiptárëve Miss Edith Durham, Melle Elise Aubry, dhe Hon. Aubrey Herbert një dhuratë mirënjohje për shërbimet tyre në çështjen kombëtare shqiptare

Emrat e Dr. Mihal Turtullit, Mehmet Bej Konicës, Imzot Fan S. Nolit, Zonjës Sevasti Qirjazi Dako, Kristo Dakos, Faik Konicës janë emrat që hodhën themelet e diplomacisë shqiptare jo vetëm me kohën dhe eksperiencën e tyre por dhe me ndihmën financiare të tyre.  Do ishte ky grup shumica Vatranë që do manovronin në diplomacinë boterore të kohes ku mundën jo vetëm të shpëtojnë shtetin e sapo krijuar shqiptar por arritën ta integrojnë një shtet te ri prej 8 vjetësh si anëtarë të barbartë në Ligën e Kombeve e cila u krijua pas luftës së Parë  Botërore. 

Shkelqesia e tij Mehmet Bej Konica Perfaqësues i VATRES në Londër

Themelet që ata vendosën krijuan rrugën e një diplomacie të sukseshme që do krijonte mundësine e njohjes të shtetit shqiptar dhe më vonë te mbreterisë shqiptare me 1928 nga SHBA-ja, Anglia dhe Franca shtetet dominuese te diplomacisë botërore atëherë dhe sot. Kjo do të shoqërohej nga hapja e legatave amerikane, angleze dhe franceze në Tirane dhe marrëveshjet dypalëshe në shumë fusha

Ndryshimet gjeopolitike pas Luftës së Dytë Boterore dhe ardhja e komunizmit në pushtet në Shqipëri më 1944 do të shkaterronte plotësisht rrugën e diplomacisë që këto mëndje intelektuale  krijuan dhë punuan që përpara formimit të shtetit shqiptar .

Me ardhjen e komunizmit në pushtet në Shqipëri diplomacia shqiptare do të përqëndrohej në 3 pika që do ta drejtonin për 46 vjet: Vetizolimi i Shqipërise, Vasaliteti Diplomatik, Përçarja e Mergatës Shqiptare në Botë dhe vënia e saj në shërbim të komunizmit shqiptar.

VETIZOLIMI I SHQIPERISE

Ky proces do të fillonte menjëherë që më 1944 ku përfaqesuesit e demokracive perëndimore në Tiranë filluan të bëheshin të padëshëruar. Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA dhe Britaninë e Madhe më 1946 (shtete që sic tregoi koha më vonë ndihmuan cështjen shqiptare gjë qe u provua me luftën kundër Serbisë dhe lirinë e pavarsinë e Kosovës) ishte faza e parë e izolimit të shtetit komunist shqiptar .

Faza e dytë e izolimi nga blloku komunist europian i drejtuar nga Bashkimi Sovjetik, pikërisht ai bllok që komunistët shqiptarë e mbronin me pasion dhe zjarr . Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik përbën fazën e dytë të izolimit të Shqipërisë.  

Faza përfundimtare e izolimit të Shqipërisë do të kompletohej në fund të viteve 70 kur Shqipëria prishi marrëdheniet me qeverinë komuniste kineze të cilët për gati dy dekada i konsideronte vëllezër. Hapja e Shqipërise nga izolim do fillonte vetëm 1991 kur sistemit komunist shqiptar po i vinte fundi

VASALITETI DIPLOMATIK

Diplomacia Shqiptare pas ardhjes së komunistëve në pushtet do të ndiqte pa asnjë kundërshtim vendimet dhe dëshirat e aleatëve të tyre komuniste që dominonin marrëdheniet me Shqipërine komuniste

1944-1948 diplomacia komuniste shqiptare do ti bindej asaj Jugosllave; 1948-1961 asaj të Bashkimit Sovjetik

1961-1978 Kinës Komuniste. Te mos harrojmë se ishte Shqipëria që më 15 Korrik 1971 propozoi pranimin e Kinës Komuniste me të drejta të plota në OKB e cila deri në atë kohë përfaqësohej nga Taiwan. Rezoluta 2758 e 25 Tetorit 1971 e OKB-së do ta lejonte Kinën Komuniste të kish vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB ku sot sëbashku me Rusinë nuk njohin pavarsinë e Kosovës dhe kanë bllokuar anëtarësinë e saj në OKB

Për diplomacinë komuniste shqiptare kishte vetëm 2 rrugë; vetizolimi ose vasiliteti

Përcarja e Mergatës Shqiptare

Përqendrimi kryesor që kish diplomacia shqiptare gjatë 46 vjet te komunizmit në Shqipëri ishtë përcarja me cdo kusht e Mërgatës Shqiptare në Evropë dhe në SHBA e cila ishte e vetmja opozite reale që sistemi barbar komunist në Shqipëri kishte. Dokumenta e ish sigurimit të shtetit komunist tregojnë qartë për një veprimtari shume aktive qe kordinohej nga ambasadat shqiptare kudo që ndodheshin. Dokumetat e ish- sigurimit tregojnë aktivitetin e këtij të fundit kundër Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA dhe ndihmën që jepte i gjithë misioni shqiptarë në OKB këtij aktiviteti të sigurimit të shtetit.

Fatkeqësisht tashmë gati 30 vjet pas rënies së komunizmit duket që “eksperienca diplomatike” e 46 viteve diplomaci komuniste vazhdon ende. Tradita e diplomacisë shqiptare që filloi nga VATRA jo vetëm nuk ndiqet por as nuk mësohet asgjëkundi. Numri i Shqiptarëve jashte Shqipërisë rritet shumë më shpejt se numri që është brënda Shqipërisë, dhe diplomacia shqiptare nuk ka asnjë mjet apo plan si të përballojë apo të ndihmoje numrin e madh te shqiptarëve jashtë Shqipërisë që ata të jenë pjesë ë rëndesishme e jetës politike dhe shoqërore në Shqipëri.   

Në këto 30 vjet objektivi primar i diplomacisë shqiptare ishte anëtarsimi në Bashkimin Europian. Me 2 ministri që punojnë për këtë punë  në këto 3 dekada ky objektiv nuk është arritur ende. Nuk ka asnje dyshmi qe diplomacia është lidhur ngushtë me poltikën e brendshme por kur diplomacia ka humbur fokusin e saj  profesional në këto 7 dekada bëhet e vështirë dhe krejtësisht e pamundur opinion i saj prej ekperti në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Duket se si më 1920 i mbetet detyra e shqiptarëve jashtë Shqipërisë që vërtet duan ndryshimin dhe jo thjesht një punë te ndryshojnë kulturën diplomatike shqiptare ne favor të kombit shqiptar. Sa më shumë që shqiptarët jashtë Shqipërisë të jenë të pavarur ndaj politikës të dështuar të këtyre 30 vjeteve të fundit më shumë mundësi ka ne ndryshime për të mirën e kombit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *