PROPOZIME TE REJA NE LEGJISLACIONIN E EMIGRACIONIT NE SHBA

Adminitrata e re e Presidentit Biden qe merr fuqine me 20 Janar 2021 ne ora 12.30 te drekes premton nje plan te ri emigracionin ku parashikon legalizimin e gati 11 milion emigranteve te paligjshem ne SHBA.Sipas burimeve zyrtare te mediave amerikane Presidenti Biden qe merr drejtimin e Shtepise se Bardhe sot ne ora 12.30 premton nje ligislation per emigracionin ku parashikohet legalizimi i emigranteve te paligjeshem ne SHBA qe kane ardhur ne kete vend perpara dates 1 Janar 2021.

Ky legjilacion ende i pa detajuar krijon mundesine per legalizimin e emigranteve te paligjeshem per te marre karten e perhershme te emigrantit brenda 5 vjetesh pasi kane paguar taksat, kane kaluar nqs kane pasur aktivitetet kriminale . Nderkohe kategoria e atyre qe quhen Dreamers ( emigrante te paligjshem qe kane ardhur te vegjel ne SHBA dhe kane studiuar ne shkollat amerikane) e kalojne kete process shume shpejt.

Megjithese projektligji eshte ende i padetajuar ngrihen shume pyetje se cfare do te perfshije:

1 A do te ndryshoje projekti ligji sistemin e emigracionit ne SHBA nga ai ekzistues dhe a do te vazhdoje sistemi i llotarise amerikane

2. A do te pershpejtoje ata qe presin ne rradhe prej vitesh ne menyre te ligjshme legalizmin e statusit se tyre ne SHBA.

3. Si do te trajtohet emigracioni i paligjshem pas ketij legalizimi4. Sipas shusme satistikave numri i emigranteve te paligshem ne SHBA arrin gati 14.5 milion cfare do te ndodhe me ata qe nuk legalizohen nga ky ligjSipas ketij legjislacioni qe propozohet duket se do jete e veshtire te gjendet nje kompromis me partine republikane qe menjehere ka shprehur kundershtimin e saj per kete projetkligj.

Hera e fundit qe ka kaluar nje ligj i tille ne SHBA ka qene viti 1986 Immigration Reform and Control Act (IRCA ) qe u nenshkrua nga Presidenti Ronal Reagan Ky ligj legalizoi te gjithe emigrantet qe ishin ne SHBA perpara 1 Janari 1982 dhe beri te paligshme marrjen ne pune e emigranteve te paligjshem. 2.7 milion emigrante te paligjshem perfituan nga ky ligj.35 vjet me vone SHBA ka rreth 14.5 milion emigrante te paligjeshem dhe perseri po propozohet pothuajse i njejti ligj qe u be 35 vjet me pare dhe ende jo propozim per nje reforme totale ne sistemin e emigracionit amerikan.

Duket se politika amerikane akoma nuk po merr guximin per te diskutuar nje reforme te tilleMegjithe problemet qe po kalon sot shoqeria amerikane, SHBA-ja eshte vendi i pare ne bote qe preferohet per te ardhur dhe jetuar. Sipas sondazheve 158 milion njerez nga e gjithe bota prefererojne te emigrojne ne SHBA

https://www.washingtonpost.com/…/what-happened-to-the…/https://www.brookings.edu/…/how-many-undocumented…/https://www.latimes.com/…/biden-to-send-congress-bill…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *