LIBRI I TEODOR KEKOS PERKTHEHET NE GJUHEN ANGLEZE

Zj. Doriana  Molla që jeton në New York sjell për herë të parë në gjuhën angleze me shpenzimet e saj financiare  librin me tregime  Prosituta të shkrimtarit publicistit Teodor Keko .  Zj. Doriana Molla punon prej më shumë se 10 vjetësh si Drejtoreshë për Concord, një prej kompanive muzikore publikuese më prestigjoze në Amërike. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Hunter College dhe Masterin për Marrëdhënie Ndërkombetare në The New School në New York

Doriana është e apasionuar rreth arteve në përgjithësi – letërsisë, artëve vizive, muzikës, filmit, teatrit, kërcimit – cdo zhanër që reflekton fuqinë krijuese të njeriut në përpjekje të pandërprerë për t’i dhënë vlerë dhë shije jetës. Me këtë mision ajo ka bashkëpunuar për krijimin e VSW ArtHouse Corp, një kompani jo fitimpruresë në New York qe synon të promovojë artiste të fushave të ndryshme, nga cdo cep i botës dhe në cdo fazë të karrierës së tyre. HocTok është gazeta onlinë ku publikohen intervista, projekte, bashkëpunime të artistëve pjesmarrës.

Zj Doriana flet më shumë pasion për projektin e saj më te fundit, përkthimin në Anglisht të librit me tregime të shkurtra të një prej shkrimtarëve  të shquar shqiptar, Teodor Keko. Ky është libri i parë i Kekos i perkthyer në Anglisht dhe mund te blihet ne amazon në versionin e printuar.

Në analizen e saj ajo thekson se : “Teodor Keko, i biri i kinematografeve të shquar shqiptarë, Endri dhe Xhanfise Keko, lindi në Tiranë në vitin 1958. Ai mbaroi studimet e larta për Gjuhën Shqipe dhe Letërsi në Universitetin e Tiranes në vitin 1983. Gjatë gjithë veprimtarise së tij si shkrimtar i 6 botimeve me poezi dhe 12 librave në prozë, si gazetar (ai ishte nje nga bashkethemeluesit e Liges se Pavarur te Gazetarëve dhe seksionit shqiptar te Shoqates së Gazetarëve Europianë) dhe politikan (Teodori ishte një nga Deputetët e parë të Partisë Demokratike prej vitit 1992 – 1996)

Teodor Keko u dallua për shpiritn e tij te lire dhe perkrahjen për lirinë e fjalës dhe të të shprehurit. Teodori ishte ndër intektualët e parë që mbështeti levizjet studentore të viteve ‘90 per permbysjen e regjimit komunist dhe krijimin e sistemit politik demokratik ne Shqiperi. Ai nuk rreshti asnje dite se “luftuari”, perkrah bashkepunetoreve te tjere, per demokratizimin e shoqerise shqiptare ne cdo fushe te jetes. Teodori u nda nga jeta ne 2002 po krijimtaria e tij vazhdon te terheq lexues te rinj. Ai la pas bashkeshorten dhe dy djemte; nje lum veprash te botura dhe nje fryme perparimi ne ide dhe veprime qe edhe sot sherben si energji per dite me te mira per te gjithe shoqerine shqiptare, brenda dhe jashte kufinjeve.

Te 17 historite, te gjitha te perkthyera per here te pare ne Anglisht, pasqyrojne me se miri shpirtin e lire te autorit. Personazhet e tij jane personazhe te jetes se perditshme qe perpiqen ne cdo menyre per t’i mbijetuar padrejtesive, paragjykimeve te shoqerise dhe per te gjetur te verteten qe ndihmon jo vetem ata por edhe brezat me pas duke nxjerre mesime nga gabimet. Cdo pjese permban edhe momente humori dhe mbi te gjitha ofrojne rreze drite aq te kerkuara per te mbajtur shpresen gjalle dhe vemendjen e lexuesit gjithashtu” Ju mund te kontaktoni Zj Doriana Molla tek : : info@hoctok.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *