KRYETARI I FEDERATES PAN SHQIPTARE TE AMERIKES VATRA Z. AHMET XHAFO URON KOMBIN SHQIPTAR ME RASTIN E KRISHLINDJEVE DHE VITIT TE RI

Ne emër te Federatës Pan Shqiptare te Amerikës VATRA uroj gjithë besimtarët e fesë kristane kudo që janë Gezuar Krishlindjet. Zoti qoftë me ju. Në këtë ditë të shenjtë në kujtojmë te gjithë ata klerikë te fesë kristiane që humbën jetën gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri dhe i lutemi Zotit qe vitin e ardhshëm per nje Kishe Autoqefale Ortodokse te Shqiperisë ashtu sic e krijoi Imzot Fan S. Noli pa influencën dhe krejtësisht të pavarur nga Patriarkana Greke ku meshat te jenë vetëm në gjuhën shqipe në Shqipëri e Camëri per ortodoksët Çam.

Gjithashtu I uroj atdhetarëve kudo që ndodhen në botë Gëzuar Vitin e Ri 2021 . Qofte një vit me shëndet plot begati e suksese për ju dhe familjat tuaja. Shpresoj që ky Vit i Ri të plotesojë dëshirat e endërrat tona shekullore që gjithë shqiptarët në trojet tona të jetojnë në paqe, zhvillimi, demokraci dhe shtet ku drejton ligji i së drejtës me begati e një jetë të këndshme.

GËZUAR dhe Zoti e Bekoftë Kombin Shqiptar”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *