FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKES VATRA DENON ME FORCE CDO INICIATIVE APO PERPJEKJE TE QEVERISE GREKE QE CENON INTEGRITETETIN TERRITORIAL TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

DEKLARATE PER SHTYP E FEDERATES PAN SHQIPTARE TE AMERIKES VATRA

Z.AHMET XHAFRO KRYETAR I FEDERATES PAN SHQIPTARE TE AMERIKES VATRA

Ne ditën e Krishlindjeve, Këshilli I Lartë I Shtetit Se Greqise (një organ ky i barasvlefshëm me Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri) publikon Dekretimin e zgjerimit të ujerave territoriale greke nga 6 ne 12 milje. Sipas mediave greke, ky dekret përfshin hapësirën veriore të Detit Jon të ishujve të Jonit e deri në Kepin Tenaro të Peloponezit.

Ky fqinji ynë jugor dhuratën më të bukur në ditën e ringjalljes së Krishtit ja bën popullit te vet pikerisht në ditën e Krishlindjeve. Me këtë dekret, Greqia vazhdon aksionin e saj strategjik me synime të qarta ne Mesdhe. Dekreti i sapo miratuar për t’u zgjeruar, në mënyrë të njëanshme deri në 12 milje detare, pa u marrë vesh me shtetin me të cilat ajo i ndan ato, bie në kundërshtim me normat e së Drejtës ndërkombëtare, me Kartën e organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me vetë Konventën e Tretë mbi të Drejtën e Detit.

Ky vendim I Qeverise Greke vjen mbas dhënies së dritës jeshile gjate takimit “ jo transparent”të Kryeministrit Rama dhe Ministrit te Jashtëm Grek Nikos Dendias ne 20 Tetor, duke ja lënë Gjykatës së Hagës për të vendosur drejtësinë. Po për aq kohë sa Qeveria Shqiptare hesht dhe nuk reagon, natyrisht që çdo qytetari i lind e drejta të ndjehet i shitur, i tradhtuar, i papërfaqësuar në këto interesa madhore kombëtare.

Federata Pan Shqiptare e Amerikes VATRA dënon me forcë cdo iniciative apo perpjekje te Qeverisë Greke që cënon integritetetin territorial te Republikës se Shqiperisë nepermjet dekreteve “pushtuese” apo marrëveshjeve të “fshehta” me Qeverinë shqiptare. Federata Pan Shqiptare e Amerikes VATRA, denoncon publikisht dhe I konsideron këto provokime të qëllimshme që synojnë një konflikt rajonal për përfitime anti ligjore. VATRA do kerkojmë fuqishëm pranë Departamenit te Shtetit dhe Kombeve te Bashkuara si dhe organeve te tjera nderkombetare, anullimin dhe moslejimin e zbatimin të ketij Dekreti “kriminal” anti-shqiptar.

Kryesia e Federates Pan Shqiptare te Amerikes VATRA Kryetari AHMET XHAFO 28 Dhjetor 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *