VLERËSIM MIRËNJOHËS PËR BASHKËPUNTORËT DHE OPTIMIZËM PËR VATRËN- Sergio Bitiçi

Të dashun Antarë të Komisionit VATRA 5 Tetor 2019 – (Sot e tutje quhet VATRA),

Kuvendi i rregullt dhe legjitim i datës 31 Tetor 2020 përfundoi me faqe të bardhë, që nderon kombin si Vatër, mbas shum vjetve në neglixhencë. Nji eksperiencë e shkëlqyeshme e përgatitun me ma se 50 mbledhje javore pëgjatë nji vjeti, shembull se si punohet randë e me sinqeritet.

Çka asht impresive, të shtatë antarët e Komisionit morën pjesë në të gjitha mbledhjet e të shtuneve, vetëm për pergatitjen dhe strategjinë për shpëtimin e Vatrës. 

Kulminacioni i punës kolektive solli Kuvendin e djeshëm të civilizuem, ku nuk munguen dhe tjerë individë me këshilla dhe sygjerime profesionale e inteligjente.

Personalisht i falënderoj të gjithë, por veçanisht Z. Armin Zotaj dhe Dr. Elton Mara, të cilët e kanë pasë barrën ma të randë, me të gjitha organizimet dhe dallgët nga shum anë.

Puna e mirë vleftësohet nga rezultati, të cilit Kuvendi i vuni maje me zgjedhjen e Kryetarit të VATRËS, njeriun ma me meritë, me entusiazëm dhe i dëshirës për ta ngritë në kambë këtë zojë të jo mirëpërdorun këto vite.

Ky asht Ahmet Giaffo, nji Vatran i vjetër dhe plot dashuni për organizatën tonë historike.

Në fjalimin e tij të shkurtë falënderues, zoti Giaffo premtoi se do të punojë me përkushtim, por se ka nevojë për ndihmën tonë si bashkëpuntorë Vatranë. Natyrisht ai do të kete përkrahjen dhe ndihmën e Shqiptarëve si me punë, me antarësi dhe respekt.

Mbetem optimist për të ardhëmen e Vatrës që do të ngrihet, sepse me nji skuadër entusiaste e të kualifikueme mbërrihet deri te suksesi, që do të motivojë edhe leadership-in në Atdhe.

Me nderimet ma të sinqerta,

Sergio Bitici                                                                                                                    antar prej 1967

New York, 1 Nandor 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *