MOSNDËSHKIMI I GENOCIDIT GREK, ÇAMËT DHE HEBREJT PËRBALLË REALITETEVE-Nga Hyqmet Zane

Agresorët dhe vrasësit e shqitparëve në Çamëri dhe Kosovë të nderuar botërisht dhe viktimat e genocideve në gjyqet ndëshkimore ?!

Flitet shumë për holokaust ndaj hebrejve dhe ky ka qenë një qëllim në vetvete për të dënuar autorët e tij, nazistët dhe për këtë u ngrit i famshmi “Gjyqi i Nyrenbergut”. Nëse vërtet themi se holokausti ndaj hebrejve u bë me genocid kundër njerëzimit, pranohet botërisht se çdo ndëshkim i genocideve që ndodhën më pas, meritojnë dënime po aq shembullor.

Është një domosdoshmëri që kur kujtojmë “Ditën Botërore e Holokaustit” gjithnjë më sjell në mendim se a duhet të klasifikohen si Holokaust edhe ngjarjet që kanë ndodhur në Çameri në mbarim të Luftës II Botërore,   ngjarjet që ndodhën gjithashtu në Kosovë më 1998 – 1999 më ngacmon të them se sa padrejtësi bëhen me dashje edhe nga ata që e kanë trajtuar drejtësinë historike. Nëse “Gjyqi i Nurembergut” ishte një vendosje e drejtësisë ndaj veprave të nazistëve ndaj popujve të tjerë dhe veçanërisht ndaj hebrejve që, më pas, formuan shtetin e  tyre, më 1948, nuk mund të thuhet e njejta gjë për sjellje të ngjashme si ndaj dënimit të viktimave të holokaustit sipas parimit “Të drejtë mes popujve” që hebrejtë e preferojnë shumë siç pretendojnë, por që asnjëherë nuk e kanë ngritur gishtin ndaj genocidit në Kosovë dhe në Çamëri.

Me koshiencën e dhembjes njerëzore them se padrejtësia nuk vjen nga Zoti, por nga njerëzit e padrejtë në tokë. Këtë pohim e them sepse historia njeh shmbuj të shumtë të ndëshkimeve që u kanë ardhur popujve të ndryshëm që nga lashtësia nga padrejtësitë që kanë bërë ndaj popujve të tjerë. Përmes “Zërit të Amerikës” shumë vjet më parë kam dëgjuar se: “Me nota tepër të qarta, gjatë punimeve të këtyre gjyqeve në Bavari, u dëgjuan tmerret e shkaktuara nga oficerë si Herman Gering, Rudolf Hes apo Albert Spir ndaj miliona hebrenjve, homoseksualëve dhe të burgosurve politikë e fetarë në kampet e vdekjes. Në këtë përvjetor bota kujton vuajtjet që përjetuan ata që u dergjën burgjeve dhe drejtësinë që u përpoqën të vënë në vend Gjyqet e Nyrembergut”.

Qartësisht dhe saktësisht na vjen në vesh dhe në mendje një msazh i madh historik : Bota e civilizuar, dhe e pas Luftës II Botërore, dënuan krimet e kryera ndaj njerëzve të pafajshëm nga një regjim nazi-fashist. Në këtë mënyrë Nyrembergu u kthye në një simbol të drejtësisë ndërkombëtare ndaj atyre që ishin ideatorët e këtyre krimeve dhe për vite e vite me rradhë, edhe pas 76 e ca vjetësh pas mbarimit të kësaj lufte, ndiqen, kërkohen, kapen dhe ndëshkohen shkaktarët pjesëmarrës në këto krime kundër njerëzimit.

Për të gjithë opinionin botërore, nuk kishte rëndësi se sa ishte numri i krimeve që kryente njeri apo tjetri, mjaft që ato ishin krime kundër njeriut për motive nacionaliste apo fetare, për bindje politike apo të tjera që janë të dënueshme në botën e qytetëruar. Hebrenjtë e morën drejtësinë e tyre nga gjyqet e Nurembergut, por edhe më tej shumë e shumë më tepër drejtësi.

Përpara këtij realiteti do të duhej të rikujtoja edhe ato krime që janë kryer në ato vite, që janë regjistruar si krime kundër njerëzimit, siç është rasti i masakrave që u bënë në Paramithi, në Filat e në gjithë Çamërinë nga bandat ultranacionaliste fashiste greke ndaj një popullate të pafajshme shqiptare. E gjithë kjo është një nga dramat, që është regjistruar në kujtesën e një kombi, po ashtu siç u regjistruan edhe krimet e nazistëve.

Por nëse krimet e tyre nazistët gjermanë i kryen ndaj hebrenjve, por dhe ndaj popujve të tjerë, grekët, këta antishqiptarë të sprovuar i kryen krimet e tyre ndaj shqiptarëve të një treve që ndodhej në territorin grek. (Siç e kam pohuar i dënuar në kampet shfarosëse kanë qenë edhe im atë, Nuri Emin Zane, nga Filati i Çamërisë, ashtu si edhe Osman Zenel Taka, Hajri Fetahu, Mezan Jonuzi në Itali dhe në Mathausen, Dakao e Mynih, po ashtu edhe Alush Xhemil Sejko që u internua në Itali dhe më 1948 u pushkatua nga komunistët. Ka edhe shumë e shumë të tjerë që humbën jetën dhe nuk u dihet nami e nishani në këto kampe famëkëqinj. Të dënuarit e atwhershëm, që fatmirësisht shpëtuan gjallë, u dekoruan nga ish presidenti, Alfred Moisiu, në vitin 2005 me Medaljen e Artë të Shqiponjës). Dhe çfarë krimesh, nga më mosntruozet, të paparat që nuk i kryen as gjermanët, u kryen nga grekët!

Rrëfimet e shumë dëshmitarëve okularë i kam përmbledhur në një libër “Kosova dhe Çamëria, përjmes dëshmive rrënqethëse”. O Zot, çfarë nuk mund të rrëfejë ajo tokë, që i ka parë, çfarë mund të rrëfejnë ato varre të hapura masive që mbushën vendin,  gjaku dhe vaji i ullirit u dedhën lumë në det. Po ku ishe ti, o Zot, që nuk more hak, i luteshin njerëzit e mbetur gjallë, për mënxyrën që panë me sytë e tyre.

Dhe vitet ikën një e nga një derisa jemi këtu në rreth77 vjet nga ai 27 qershor 1944 dhe ende edhe sot e kësaj dite nuk ka një ndëshkim për kriminelët, bashkëpunëtorët e Napoleon Zervës që u mbështet tërësisht nga kisha dhe shteti grek i cili edhe sot e kësaj dite, së bashku me pinjollët e tjerë, kërkojnë të mohojnë të vërtetat e ndodhura.

Ja si shkruan Momerandumi i asaj kohe për krimet greke ndaj shqiptarëve të Çamërisë, drejtuar Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit të UNO-s: “Rreth trajtimit dhe masakrave në minoritetin çam në Greqi,Tiranë më 1947”, “Viktimat dhe humbjet sipas statistikave të deritanishme gjatë masakrave të 1944-1945 në kurriz të minoritetit shqiptar në Greqi, arritën numrin 2877 vetë të ndarë si vijon : Filat dhe rrethe 1286 ; Gumenica dhe rrethet 192 ; Paramithia dhe rrethet 673 ; Marglliçi e Parga 626. Ky qe fati i të gjithë atyre që nuk mundën të largoheshin nga Çamëria, me përjashtim të disa pak grave që janë sot dëshmitare të gjalla të kësaj masakre ngjethëse në Paramithi, në Pargë, Spatar dhe Filat. Përmes gojës së tyre del qartë dhe lakuriq kriminaliteti dhe aktet barbare të organizuara nga reaksioni monarko-fashist grek në Çamëri.

Kjo kasaphanë e frymëzuar prej ndjenjave më të ulta shovene e fetare përfundoi me shpërnguljen me forcë të afro 23 mijë çamëve që erdhën dhe u shpërngulën në Shqipëri në konditat më të vajtueshme.

68 katunde me 5800 shtëpi u grabitën, u shkatërruan dhe u dogjën. Nga llogaritja e dëmeve, rezulton të kenë mbetur në Çamëri dhe të grabitura nga forcat monarko-fashiste greke të Zervës, 17 mijë kokë bagëti të holla, 1200 të trasha, 21 mijë kv bereqet dhe 80 mijë kv vaj. Gjithashtu edhe produkti i vitit 1944-1945 që arrin në 11 milion kg bereqet dhe 3 milion kg vaj. Gjatë emigracionit 110 mijë kokë bagëti e hollë dhe 2400 bagëti e trashë ngordhën dhe humbën”.

Përballë këtij realiteti lind pyetja : kur do të bëhen gjyqet e Nyrembergut për masakrat e grekëve ndaj shqiptarëve të Çamërisë, nëse vërtet duhet të jemi të drejtë përballë të së vërtetës ? A ka institucione ndërkombëtare që respektojnë të drejtat e njeriut, kur vjen fjala për krimet e kryera ndaj njeriut e aq më tepër ndaj një popullate të tërë ? Për opinionin qytetar dhe atë ndërkombëtar u bë një thirrje për të mbrojtur të drejtat e një homoseksuali, ndërsa heshtet për atë që njihet si “genocid grek mbi Çamërinë” dhe që 27 qershori 1944 ka hyrë në kalendarin historik kombëtar si “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”.

Janë këto të vërteta të pamohuesme, të pohuara para ca vitesh edhe nga Presidenti i PDIU kur ishte kryetar i PDI, Tahir Muhedini. Ai mori rrugët e Strasburgut e të Brukselit, të Hagës e deri në Departamentin e Shtetit Amerikan për të trokitur në ndërgjegjen e personaliteteve që kanë parime të shenjta mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në atë lajmin e “Zërit të Amerikës” të para 11 vjetëve  thuhej ndër të tjera se: “Gjyqet e Nyrembergut krijuan një praktikë të re të nxjerrjes para drejtësisë të udhëheqësve qeveritarë dhe mbajtjen e tyre përgjegjës, në mënyrë individuale, për krime të kryera kundër masave të pafajshme. Këto gjyqe krijuan edhe konceptin e krimeve kundër paqes, e aktit penal të agresionit, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”.

Ndoshta ka ardhur koha në pikun më të lartë për një Nyremberg për krimet greke në Çamëri. Dhe kjo do të jetë fitorja e drejtësisë ndërkombëtare ndaj padrejtësisë në krimet kundër njerëzimit, në çdo vend si edhe për krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Si hebre, që ishte, i madhi Albert Ainstein gjithnjë ka gjetur kohë që krahas relativitetit të tij, të japë edhe disa mendime që mbeten të skalitura në kujtesën  e brezave :  “Bota nuk do të shkatërrohet nga ata që bëjnë keq, por nga ata që rrijnë e i vështrojnë, pa bërë asgjë”. Është një mesazh për ata që përgjërohen për drejtësi europiane dhe botërore.

Ngjarjet e fundit me Gjykatën Speciale që po gjykon në Hagë liderët e UÇK-së duke i akuzuar për krime kundër njerëzimit, janë qesharake të mendosh që autorët e krimeve nga më çnjerëzoret që nga Raçakut, Krusha e madhe e deri në Drenicë, Pejë e Prishtinë, Gjakovë dhe Prizren e në të gjithë Kosovën që u bënë rreth 300 masakra masive. E gjithë kosova u dogjë, mbi 500 burra e gra të rinj u morën nga rreshti i vargut që po vinte për në Kosovë nga fshati Mehja dhe atyre nuk u dihet nami e nishani as sot e kësaj ditë.

Cila drejtësi dënoi autorët e këtyre masakrave, si mund të pritet në bisedime Vuçiç, shefi i propogandës së Millosheviçit deri në Uashington në një kohë që fill pas kësaj i ashtuquajturi Gjyqi Special çon në Hagë lidferët e UÇK-së që; luftuan për lirinë e Kosovës dhe mbrojtën popullatën nga shfarosja ku ndihmën e madhe e dha SHBA? Cila mendje dhe cila dorë tradhëtare e shkoi këtë gjyq? Si ka mundësi që sot të marrë konotacion negativ emri UÇK që luftoi agresorët serbë për të mbrojtur popullin e vet dhe ata, pushtuesit, vrasësit, kriminelët, paramilitarët dhe gjenderalët e luftës anti shqitpare në Kosovë të jenë të lirë dhe pa gjykime ? A flasim për drejtësi ndërkombëtare “Të barabartë mes popujve” ? Ku janë personalitetet hebreje që i dinë të vërtetat dhe heshtin ? këtro janë realitete që meritojnë vëmendjen  për të mos lejuar padrejtësi të këtij niveli siç janë bërë me Çamërinë dhe Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *