FUNDI I NJE DEMOKRACIE

Doreheqja ne mase e deputeteve pro demokracise ne Hong Kong tregon vdekjen e lirise dhe demokracise ne ish kolonine Britanike qe ishte bastioni i fundit i demokracise dhe suksesit kapitalist ne territorin te Kines Komuniste.

Per te gjithe ata qe per me shume se 30 vjet besuan perrallat e genjeshtrave te komunizmit kinez se do te mbante nje vend me 2 sisteme dhe se integriteti i Hong Kong si demokraci deri te pakten ne 2047 nuk do prekej ishte thjesht nje mashtrim tipik komunist qe nuk ka filluar sot por qe me 1917 kur terrori i kuq mori pushtetin me dhune dhe terror

A mos valle historia nuk u ka mesuar asgje atyre qe ende besojne mashtrimet e ideologjise komuniste qe nenshkruan tjeter gje dhe ben tjeter gje.

A mos valle harruan qe me 1945 kur kasapi qe drejtonte Bashkim Sovjetik premtonte zgjedhje te lira ne gjithe Europen Lindore e shkeli premtimin me tanket sovjetike duke i roberuar keto vende per 45 vjet me rradhe dhe e ndau Evropen me nje mur te hekurt duke cuar miliona ne burgje, internime dhe drejt vdekjes?

A valle harruan komunistet Korese se Veriut kur nenshkruan paqen dhe me pas sulmuan Korene e Jugut per te sunduar dhe shkaterruar gjithcka te lire? A do ekzistonte sot Koreja e Jugut nqs trupat amerikane dhe ata te demokracive perendimore te mos e ndalin vrullin e komunisteve te Korese se Veriut

A valle harruan krimet revolucionit kinez te Maos qe shkaktuan miliona te vdekur revolucion qe arriti deri ne Shqiperi ku u shoqerua me shkaterrimin e gjithe insitutcioneve fetare dhe me internime dhe burgime te reja politike.

A valle harruan protestat ne sheshin Teniamen ne Pekin ne Prill te 1989 qe u shtyp me tanke dhe u vrane me mijera njerez?

Pse valle u mendua qe duke i hapur tregjet e kapitalizmit perendimor dhe duke i cuar industrine ne Kine dhe duke i dhene Hong Kong komunistet e Kines do te ndryshonin dhe do linin pushtetin absolut per demokracine dhe lirite e individid

Pas 31 vjet prej sheshit Teniamen Kina Komuniste u pasura, vodhi ne mase teknologjine perndimore, pasurine intelektuale te vendeve te demokracise perendimore dhe tani kercenon hapur stabilitetin politike dhe ekonomi te ketyre vendeve

Ata shtypen me force cdo levizje demokratike qe ekzistont ne Hong Kong. Pse valle u mendua qe ata mund te ndryshonin nga politika e tyre qe filluan qe nga 1949 qe nuk e ndryshuan asnjeher vetem e kamufluan?

A mund ti besohet nje sistemi te tille genjeshtre qe i fshehu botes nje virus dhe si pasoje sot i ka shkaktuar planetit deme te medha njerzore dhe ekonomike?

Zhdukja e demokracise ne Hong Kong duhet te jete nje zgjim per gjithe vendet e lirise dhe demokracise se shtypesit dhe vrasesit e lirise nuk ndryshojne rrugen e tyre te zhdukjes dhe shkaterrimit te demokracise dhe institucioneve te saj. Ata tashme perdorin teknologjine ne vend te gardes se kuqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *