FJALA E KRYETARIT TE ZGJEDHUR TE VATRES Z. AHMET XHAFO

Te nderuar antarë te Komisioni Vatra 5 Tetor, vatranë për një Vater te ndershme.

Me pare falenderoj perfaqesusit e instituteve fetare per bekimin e ketij kuvendi. Gjithashtu, falenderoj perfaqesusit e organizatave shqiptare ne Amerike, Kosove, e Shqiperi per perkrahjen.

Antaret e Komisionit na kane nderuar me inisiativen, guximin, e punen e pa lodhshme ne aritje te ketij kuvendi per te shpetuar vatren nga nje group i paligjeshem e i pa ndergjegjshem.

Vatra shekullore duhet mbrojtur me cdo kusht. Misioni saj ka qene e duhet te vazhdoj te jete në sherbim per mbrojtjen e Shqiperise, Kosoves, e per te mbrojtur te drejtat e cdo shqiptari. Vatra te jete qendra e shqiptarizmit. Jam i bindur se djersa juaj do te siguroj Vatren per shekuj te tjere.

Sakrificat e vatraneve kane qene e jane zemra e kombit shqiptar. Kur shqiperia ishte ne rrezik, vatranet sakrifikuan me cdo mjet per mbrojtjen e saj. Ata punonin 10 – 12 ore ne dite per 10 dollar ne jave e ne fund te javes shumica e rroges depositohej ne Vater per mbrojtjen e trojeve shqipetare.

Tre vjetet e fundit kryesia e Vatres ka ndryshuar misionin e saj me nje rruge që bjen ndesh me interesat kombëtare, dhe me një rrugë anti-demokratike. Ky kuvend garanton rrugën e misionin e Vatrës shekullore.

Te nderuar! Ju falenderoj per besimin, nderin, e detyren si kryetar i Vatres. Do të punoj me mish e shpirt per kete organizate te shenjet. Misioni kryesor do te jete, bashkimi i vatraneve të ndershëm, forcimi i Vatrës, e kthimin ne rrugen demokratike.

Jam gati te punoj me kryesin e re per realizimin e misionit shekullor. Kryesia e Vatres do te jete transperente, e hapur per cdo vatranë, te ri edhe te vjeter. Vatra ka nevojs per te rij te siguroj te ardhmen gjithashtu ka nevoj per experiencen e te vjeterve. Na duhen intelektual, organizator, e njerëz me dituri.  U bej thirrje VATRANEVE te bashkohemi si vellezer dhe motra qe jemi dhe ti veme shpatuallat njerit tjetrin per suksesin e VATRES

Ju falemenderit

Ahmet Xhafo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *