Deklaratë Për Shtyp e Federatës PanShqiptare Të Amerikës VATRA

Federata Pan-Shqiptare e Amerikes VATRA

PO Box 622504, Bronx New York 10462

VATRA DENON ME FORCE AKTIN TERRORIST NE VJENE

NEW YORK 3 Nëntor 2020

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA shpreh indinjatën e saj të thellë për  aktin terrorist që ndodhi në Vjenë Austri më date 2 Nëntor 2020 ku humbën jetën 5 persona dhe  plagosen 22 të tjërë.  Mes atyre që humbën jetën në këtë akt terrorist ishte dhe një 20 vjecar shqiptar nga Struga në Maqedonine e Veriut.  Tre pjesëtarë të forcave të policisë austriake që ju përgjigjën këtij sulmi terrorist ishin më origjinë shqiptare, përfshi këtu dhe Doruntina Miroci, mbesa e ambasadorit të Kosovës në Gjermani.

Dhimbja jonë bëhet dhe më tronditëse duke ditur se autori i kësaj tragjedie është nje 20 vjecar nga Austria nga qytetit St. Poeten, 33 milje ne perëndim te Vjenës prindërit e te cilet jane shqiptarë nga Maqedonia Veriore

Vatranët shprehin ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave  dhe, në mënyrën më të ashpër, e denojnë këtë akt mjeran duke e konsideruar si një krim antinjerëzor, që cënon vlerat dhe traditat e popullit shqiptar.

Kombi shqiptar është gjithnjë mirënjohës Austrisë dhe popullit austriak për rolin e madh që luajti në njohjen dhe mbrojtjen e pavarsisë së Shqipërisë me 1912.  Në vleresojmë deklarimet e Kancelarit austriak  Sebastian Kurz i cili thekson se: Kjo nuk është një luftë mes kristianëve dhe myslymaneve apo një luftë mes austriakëve dhë emigrantëve, kjo është një lufte mes civilizimit dhe barbarizmit.

VATRA u bën thirje gjithë familjeve shqiptare ti kushtojnë kujdes edukimit të fëmijëve dhe rolin që luajnë mediat sociale në zhvillimin e tyre,  që të mos bien pre e grupeve esktremiste dhe radikale duke dëmtuar kështu harmoninë fetare dhe imazhin e kombit shqiptar në botë.

Kryetari i  VATRES  

Z. Ahmet Xhafo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *