31 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT

Me 9 Nentor 1989- 31 vjet me pare u rrezua Muri i Berlinit i cili simbolizoi renien e nje nga ideologjieve diktatoriale me makabre te historise se njerezimt e cila per nje periudhe prej 100 vjetesh do ti shkaktonte botes 100 milion te vdekur dhe miliona qe ju shkaterrua jeta ne kampet e punes apo ne burgjet politike

Asnje ideologji ne historine e njerzmit pervec skllaverise per nje periudhe kaq te gjate nuk shtypi cdo liri elemtare njerezore qe nga prona private deri tek e drejta e te menduarit sa beri ideologjia barbare komuniste

9 Nentori i 1989 rrezoi ate perandori qe pretendonte se do sundonte perjetesisht me gjak e dhune me bar dhe pa bar dhe u shkaterrua si kuti kartoni me shembjen e nje muri. Kur Muri i Berlinit u shemb 300 milion njerez vrapuan drejt lirise.

Fatkeqesisht 31 vjet me vone sipas nje sondazhi te zhvilluar ne SHBA nga fondacioni Viktimat e Komunizmit dhe You Gov 52% e te rinjve te lindur ne fund te viteve 80 dhe fillim 90 preferojne te jetojne ne komunizem ose perqafojne idete komunisto-socialiste

Me te drejte lind pyetja sidomos nga te gjitha ata qe kane jetuar komunizmin si eshte e mundur?

Se pari theksojme se shkak per te u be deshtimi i demokracive perendimore te denonte fuqishem me gjyq dhe ne opionin boteror krimet e komunizmit. Ky deshtim dhe ideja se dhe besniket e komunizmit do te ndryshonin sa po te futeshin ne shoqerine e demokracise kapitaliste te bollekut dhe mundesive doli totalisht nje deshtim spektakolar.

Shume pak ose pothuajse asnje nga kriminelet e kuq u vu perpara drejtesise per krime kunder njerezimit. Ne shkolla dhe universitetet e demorkacive perendimore tmerret e komunizmit dhe barbarise se tij nuk ziheshin me goje le me te studioheshin me detaje dhe te analizoheshin.

Megjithese me mijera fakte dokumenta dhe deshmitare te ketyre krimeve ishin prezent ata u harruan ose u neglizhuan . Media ne demokracine perendimore vetem sa i anashkaloi vuajtet dhe vrasjet e milionave njerezve ne sistemin barbar komunist qe fillonte nga kampet e punes dhe burgjet e tmerrit ne Shqiperi tek kampet vdekjes se Siberise e tek kampet e punes se orizit te riedukimit ne Kine.

Shume historiane dhe agjensi te mediave ne vendet e demokracive perendimore, krimet dhe barbarite e komunizmit mezi i merrni ne studim. Media do te mjaftohej me nje faqe ne ndonje gazete dhe jo me shume se 3 min ne ndonje kronike lajmesh televize perkujtimore.

Fatkeqesisht krimet e komunizmit u trajtuan si ceshtjet politike sesa si ceshtje thelbesore te te drejtave te njeriut

Gjithashtu duke pare keto sondazhe ngrihet pyetja si ka mundesi qe keta te rinj qe jetojne ne kulmin e suksesit te sistemit demokratik kapitalist, ne pafundesine e te mirave materiale, ne sigurine e zgjedhjeve dhe mundesive te pafundme preferojne nje sistem barbar qe shtyp cdo drejte elementare njerzore ?

Pergjigja e kesaj pyetje nuk fillon sot ajo fillon ne dekaden e dyte te shekullit 20 vitet 1920-1930. Dhe ne ate periudhe rinia e universiteteve, femijet e familjeve te kamura apo atyre intelektuale e shikonin zgjidhjen e problemeve te kohes tek ideologjia komuniste. Ata ishin te bindur absolutisht ne suksesin e kesaj ideologjie ashtu sic eshte rinia sot ne dekaden e dyte te shekullit 21 megjithese as ata dhe as keta te shekullit 21 nuk kishin jetuar asnje dite ne komunizem

A valle historia do te perseritet?

Ne krahasim me nje shekull me pare jane akoma gjalle ata qe kane jetuar ne ferrin e ideologjese komuniste. Jane ata deshmitare te heshtur qe ju takon te flasin dhe te flasin me ze te larte te denojne krimin qe ndodhi dhe tu tregojne brezave hipokrizine gjakatare te ideologjise komuniste .

Kjo nuk eshte thjesht detyre ky eshte mision per te gjite ata qe kane vuajtur dhe e njohin se cfare ka bere ideologjia komuniste.

Ne fjalet e Presidentit Reagan : “
“Freedom is never more than one generation away from extinction. We didn’t pass it to our children in the bloodstream. It must be fought for, protected, and handed on for them to do the same, or one day we will spend our sunset years telling our children and our children’s children what it was once like in the United States where men were free.” – ( Liria nuk eshte me shume se nje gjenerate larg per tu zhdukur. Liria nuk trashgohet. Duhet luftuar, mbrojtur dhe duhet ti kalohet brezit qe vjen ne te njejten menyre qe te bejne te njejten gje ose ndryshe nje dite ne do te kalojme vitet e pleqerise duke u treguar femijeve dhe femijeve te femijeve si ishte njehere kur Shtetet e Bashkuara te Amerikes njerezit ishin te lire)

Photo by Victim of Communism Foundation and by National Geographic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *