Në Kujtim te Mit’hat Frashërit

Me 3 Tetor 1949 ne 351 Lexington Avenue në Winthrop Hotel në New York u nda nga jeta patrioti dhe nacionalisti i Kombit Shqiptar Mit’hat Frashëri. Sistemi komunist barbar enverian do ta konsideronte tradhëtar këtë figurë të madhe të kombit shqiptar. Ndërkohë kur Mit’hat Frashëri jo vetem rridhte nga familja patriotike Frashëri ( i birit Abdyl Frasherit) por i sherbeu cështjes kombëtare shqiptare si studjues, shkrimtar dhe poltikan dhe u quajt tradhetarë nga ata që e varferuan, burgosën dhe shkatërruan Shqipërinë për 45 vjet.

Kush janë tradhëtarët e vërtetë ata që e kthyen Shqipërinë ne nje burg krimi dhe mjerimi per 45 vjet apo Mit’hat Frasheri qe kerkonte nje sistem te lire politik demokratik perendimor?

Fatkeqesisht Mi’that Frasheri ende nuk ka zene vendin e duhur ne historine e Shqipërisë madje as peremendet në sistemin arsimor shqiptar. Ai vazhdon të konsiderohet dhe sot “tradhëtar” nga pinjollët e atyre që e kthyen Shqiperinë në Kore të Veriut per 45 vjet në mes te Europës dhe për ironi janë këta pinjollë që mburren sot me diplomat perëndimore dhe jetën perëndimore pikërisht ate jetë që Mi’that Frashëri donte për Shqipërinë që me mbarimin e luftës së dyte botërore. Mi’that Frashëri ishte armik i komunizmit dhe mbrojtesi i kombit shqiptar. Megjithëkëte urrejtje Mi’that Frashëri dhe puna e tij i mbijetuan dhe do jenë gjithmonë në historinë e kombit shqiptar në të ardhmen.

Në Kujtimi të Mit’hat Frashërit po publikojmë letrën e Janarit 1945 qe Mi’that Frashëri si drejtues i Ballit Kombëtar dhe Sali Muftija i Legaliteti i kanë dërguar Departamentit Të Shtetit në SHBA, Zyrës së Jashtme në Britanine e Madhe dhe madje Ministrisë së Jashtme të Bashkimit Sovjetik. Mes te tjerash theksohet se :” Eshtë e qarte se në Shqipëri regjimi i Enver Hoxhës është regjim komunist që është imponuar popullit shqiptar jo vetëm nepermjet forcës por dhe nepermjet një terrori të fortë. Lëvizja Nacional Clirimtare nuk është e vetmja lëvizje që luftoi okupatorin. “Ne i lutemi qeverisë së SHBA-se derisa sa situata të kuptohet plotësisht , asnjë masë nuk duhet marrë per njohjen e regjimit te tanishëm të terrorit në Shqiperi – një njohje do të ishte nje dëm i madh per vëndin tone dhe një tjetër veshtiresi e madhe ne veshtiresitë që po kalon vëndi ynë” Dokumenti marre nga: United States Department of State / Foreign relations of the United States : diplomatic papers, 1945. Europe (1945) – Universiteti i Wisconsin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *