WELCOME- MIRESEVINI

FEDERATA PAN-SHQIPTARE E AMERIKES VATRA
28 PRILL 1912
THE PAN-ALBANIAN FEDERATION OF AMERICA VATRA THE HEARTH
28 APRIL 1912

NGA 31 TETOR 2020 – FAQJA ZYRTARE ELEKTRONIKE E FEDERATES PANSHQIPTARE TE AMERIKES VATRA

SINCE 31 OCTOBER 2020 – THE OFFICIAL WEBSITE OF PAN ALBANIAN FEDERATION OF AMERICA -VATRA (THE HEARTH)

AHMET XHAFO VATRANI NGA ÇAMERIA QE I KA SHERBYER VATRES PER 5 DEKADA KUVENDI I VATRES SE 31 TETOR 2020 NE BRONX E ZGJEDH KRYETAR TE VATRES

AHMET XHAFO KRYETAR I FEDERATES PANSHQIPTARE TE AMERIKES VATRA TETOR 2020

I lindur ne Filat të Çamerisë në një famije të njohur për bujari, mikpritje, dhe trimëri.   Babai i tij, Taip Xhafo, rrjedhë nga një familje pashallarësh, dhe merrej me tregëti.  Xhaxhai i tij, Kasimi kishte emigruar në SHBA para Luftës së Dytë Botërore. 

Qershori i vitit 1944 ishte viti më barbar për pupullin martir çam, të cilët u gjendën të pambrojtur.  Bandat gjakatare të Zervës u sulën egërsisht me krime të papara e të padegjuara.  Si gjith çamët, edhe familja e Z. Ahmet Giaffo pësoi momente dramatike nga agresioni grek.  Ahmeti i vogël së bashku me babain nënën, dy vëllezer, dhe tri motra, sapo degjuan për terrorin grek në Paramithi, herët në mëgjes u nisën menjeherë në drejtim të Shqiperisë. Jo nga xhadeja por nga monopatet sepse zervistët i kishin bllokuar rrugët për ti grabitur çamët, ku pastaj i vrisnin. Imazhe rrenqethëse i kujtohen Z. Giaffo, “Ua prisnin grave gishtat për unazat, veshët për vathët, ua çanin barqet e grave shtatëzanë.”  Ahmeti mban mend, “Familja jonë nëpër pyje e kodra u nisëm drejt Koskës, në Vervë, Dushat e në Shalës. Grekët nga Pleshavica kishin dalë në Grykën e Bogazit nga lart e vrisnin njerëz. Në fillim familja jone u sistemua ne shtepine e zotit Zenel Kadriu i cili sapo ishte martuar e jetonte me nusen e nenën e tij.  Na hapën dyert e me ne ndanë atë që kishin me bujari.”

Përkohësisht, familja e tij u sistemua në shtepinë Omer Mehmetit, që ishte mik i familjës, të cilin komunistët e kishin klasifikuar si kulak nga që ishte i lidhur me Ballin Kombëtar dhe që ishte i pasur.  Giaffo kujton, “Komunistët ja kishin konfiskuar të gjithë pasurinë, por jo bujarin.”  Në pranver të vitit 1945, familjarisht nisën nga Shalesi, dhe të uritur, të lodhur e rraskapitur nga rruga arritën në Sarandë, pa asnjë mbështejte nga autoritetet shtetërore.  Të nesërmën, vellai i Ahmetit, i merr nënës së tij, unazat, vathët, dhe një varëse floriri për ti shitur e për të bler me to buk sa për të mbajtur frymën gjallë. Dhe keshu vazhdoi kalvari i vuatjeve për familjën Giaffo, ku dhe motra Feridja, në moshën shtatë vjeçare vdiq, si pasojë e lodhjes, semundjes, urisë, dhe traumës. Në kujtimet e Ahmetit, “Në vitet 1947-48 në Shqipëri ishte sistemi i triskëtimit. Por ata që punonin në privat nuk e përfitonin atë. Tregetohej ne 2-3 pika shitje buk misri, shumë herë nuk merrje dot se vinte me pakice. Kjo e detyron baban tonë,Taip Xhafon, që me anë të një mikut të tij,Kalosh Drini, të blej një sasi miell misri në Fushë-Kruje. Natën e mbuluam  miellin me bar, por vigjilenca e spiunëve e pikasi miellin,  e mori shteti, dhe babanë e futën në burg. 

Në vitin1956, Ahmet Giaffon e morën ushtar dhe e dërguan në Korçe. I frymëzuar nga qendrimet antikomuniste të familjes, nga xhaxhai i tij që jetonte në SHBA, dhe nga bindjen e tij, Ahemti, në kohën që ishte ushtarë shfrytëzoi momentin për të shpetuar nga terri komunist. U aratis nga Leskoviku, nga Mali i Gramozit, me 12 shtator 1959, duke u futur ne Konicë, e më vonë autoritetet greke e derguan në Janinë në një repart ushtarak ku u intervistua nga ushtarakët grek dhe nga nji amerikan i CIAs. Pas dy muash, e derguan në kampin Llavrio, dhe pas dy muajsh ne ishullin e Siros, ku u miqësua me Z. Xhafer Butka nga Erseka. Ne dhjetor të vitit 1960, Ahmet Giaffo emogroi në Hartford, Connecticut, ku u bashkua me xhaxhain e tij, Kasimin, i cili në të kaluarën kishte pritur e përcjell shumë nga kryesia e Vatrës, duke përfshirë edhe Nolin e Konicën, ku gjyshja e Ahmetit u ka pregaditur ushqime çame.  “Xhaxha, Kasimi me beri antar te Vatres, dhe kam patur nderin të takohem e të bashkpunoj me Qerim Panaritin, Xhevat Kallanxhiun, zotin Agim Karagjozi, e Dr. Buçaj,” rrëfen Z. Giaffo.   

Pasi u vendos në tokën e lirë, në SHBA, Z. Giaffo u fut në punë, dhe krahas punës mbaroi shkollën e mesme ne Harford, sepse Shqipëria nuk ia mundësoi shkollimin.  Më vonë u shpërngul me banim në Kaliforni, ku përfundoi studimet universitare, duke marrë gradën Bachellor of Science në Business Information System nga California State University në Los Angeles.  Nga viti 1965 deri në vitin 1970 ka punuar si “computer programmer”, dhe nga viti 1971 deri ne 1980 shërbeu si manager of systems and programming. Nga viti 1980 deri ne vitin 2005, kur doli në pension, ishte “director of Information Technology” (IT). 

Komisioni VATRA 5 Tetor 2019 ka kënaqsinë t’ju njoftoj se “VATRA” mban Kuvendin e saj ditën e shtunë më 31 Tetor 2020,  në ora 10.00 te mëngjesit në Portofina Restaurant – Salla e Konferencave. Ju njoftojmë se per përshkak  të virusit Covid -19 numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar. Ne pamundësi te presencës suaj  ju mund të na nderoni me pjesmarrjen tuaj nëpermjet lidhjes elektornike nepermjet ketij linku : https://meetmsk.zoom.us/j/92959273285

Me respekt -Komisioni VATRA 5 Tetor 2019 .Anetaret e Komisionit VATRA 5 Tetor 2019: Z.Sergio Bitici, Z. Ahmet Giaffo, Z. Ahmet Hoti , Z.Nexhat Kalici,   Z.Kris Kirka , Dr. Elton Mara, Z.Armin Zotaj

Adresa : Portofino Restaurant – 555 City Island Ave, Bronx New York 10464

Nr i telefonit 718-885-1220 -Salla e Konferencave.

 Ju lutemi konfirmoni ardhjen tuaj në adresën e mësiperme  jo me vonë se 19 Tetor 2020. Ju lutemi konfirmoni numrin e personave që do të dëshirojnë te jenë present. Nëpërmejt email : komisionivatra@gmail.com

Ose nepermjet postes tek adresa : Bronx PO Box 622504, Bronx New York 10462

The Commission of 5TH October 2019  is pleased to inform that VATRA will be holding its Convention on Saturday, October 31st 2020.  The convention will be held at the conference center of Portofino Restaurant starting at 10am.  In the event that your in-person participation is not possible due to restrictions related to COVID-19, you can connect with us through this link. https://meetmsk.zoom.us/j/92959273285

Respectfully.   The Commission of 5th October 2019.   Members:Z.Sergio Bitici, Z. Ahmet Giaffo, Z. Ahmet Hoti , Z.Nexhat Kalici,   Z.Kris Kirka , Dr. Elton Mara, Z.Armin Zotaj

Venue Information: Conference center Portofino Restaurant – 555 City Island Ave, Bronx New York 10464 Tel: 718-885-1220

Seating is limited due to restrictions related to COVID-19. Please RSVP your participation no later than October 19th, 2020  at komisionivatra@gmal.com; or PO Box 622504, Bronx NY 10462

MISIONI – THE MISSION

Të rrisë në mes Shqiptarëve të Amerikës dhe me anë të tyre në mes Shqiptarëve kudo ata banojnë (Shqipëri, Kosovë, në trojet tjera etnike dhe në të gjitha vendet e Botës) shpirtin e ndihmës për njëri-tjetrin dhe të dashurisë për vendin dhe kombin me aktivitete patriotike, konferenca, simpoziume dhe botime;

To promote among Albanians living in the United States of America (“America” or “USA”) and, through them, among Albanians wherever they may live (Albania, Kosova, other ethnic regions and countries throughout the world) the spirit of helping one another and of love for the motherland and for the nation, by means of patriotic activities, conferences, symposiums and publishing books and magazines.

Të rrisë mes tyre respektin dhe dashurinë për kushtetutën, ligjet dhe institucionet e SHBA, të Shqipërisë dhe të shteteve tjera demokratike ku ata jetojnë, si dhe të forcojë marrëdhëniet e miqësisë në mes qytetarëve amerikanë, qytetarëve të vendeve të tjera dhe shqiptarëve;

To promote among them respect and love for the Constitution, laws, and institutions of the USA Albania and other democratic countries where they live; to strengthen friendly relations among Albanians and American citizens and those of other countries.e